News:
December 07, 2016, 04:15:35 PM

* User

Welcome, Guest. Please login or register.

Login with username, password and session length

Reklamat

Forum



* Statistic


  • *Total Posts: 7721
  • *Total Topics: 6565
  • *Online Today: 14
  • *Most Online: 108
(January 03, 2012, 08:06:39 AM)
  • *Users: 0
  • *Guests: 13
  • *Total: 13

* Lajme nga Kosova

xxKy është i riu që u vra sot në Pejë
Posted by: Beni, June 10, 2016, 05:37:56 AM
Replies: 0

Board: Lajmet nga Kosova
Views: 343



I riu që u vra sot me thikë në Pejë mësohet se është Idriz Berisha, i lindur në vitin 1997.

Vrasja e tij shënon vrasjen e parë në Pejë pas 17 muajve.

Ende nuk dihen motivet e kësaj vrasje, por dëshmitarët kanë thënë se Berisha është goditur me thikë gjatë një loje futbolli.

Pejë: Vritet me thikë një 19-vjeçar

Një i ri nga Peja ka marrë plagë vdekjeprurëse me thikë sot pasdite.
Ndonëse ende nuk janë bërë të qarta rrethanat, dëshmitarët kanë thënë për kallxo.com se i riu I.B. (1997), është goditur me thikë gjatë një loje futbolli.

Ndërsa, në Spitalin Rajonal të Pejës konfirmojnë se një person është sjellë pa shenja jete.

“Një person ka ardhur pa shenja jete në Emergjencën e Pejës në orët e pasdites. Viktima si pasojë e goditjeve nga thika ka humbur jetën”, ka thënë Bekim Rama, mjek kujdestar.

Sipas tij, viktima e rastit është I.B., i lindur më 1997.

Kjo është vrasja e parë në Pejë pas 17 muajve. E fundit ka ndodhur më 31 dhjetor 2014



xxShala: Para ndeshjes në Kroaci, Arkani na i ka treguar armët në tunel
Posted by: Beni, May 15, 2016, 10:05:25 AM
Replies: 0

Board: Lajmet nga Kosova
Views: 399



Ish futbollisti i Dinamos së Zagrebit, shqiptari Kujtim Shala, ka zbuluar për mediat kroate detaje të reja të ndeshjes së ndërprerë futbollistike në mes të Dinamos dhe Cërvena Zvezdës, në stadiumin e Maksimirit me 13 maj të vitit 1990.

“Ajo ndeshje ka qenë fillimi i fundit të Jugosllavisë. Është historike për shkak se “ushtarët trima” me ndihmën e policisë kanë marrë pjesë në shkeljen e krenarisë kroate. Sinqerisht, edhe para se të mbërrija në stadium e kam ndjerë se ndeshja nuk do të luhej, për shkak se trazirat filluan shumë herët dhe mund të nuhatej tensioni”, ka thënë Shala për mediat kroate.

Ai për shkak të pezullimit nuk ishte në përbërje të ekipit të Dinamos për ndeshjen e asaj dite.

“Falë Zotit që atë ditë nuk isha në terren. Ndonjëherë e pyes veten se si do të reagoja unë nëse polici do të më kishte goditur me shkop, ashtu siç ishte abuzuar me Zvonimir Boban-in? E kam parë se si ai duke tentuar ta shpëtojë një të afërm nga policia brutale, mori goditje me shkop në kokë dhe shpinë, dhe natyrisht se e kam parë edhe sulmin e tij ndaj atij polici. Më pas kam dëgjuar se si polici në fjalë për pak sa nuk ka qëlluar me armë në drejtim të Zvonimirit, dhe kur kjo më kujtohet, filloj të dridhem”, ka shtuar Shala.

Portali serb apo ashtu shkruan se si ish futbollisti shqiptar, Kujtim Shala ka treguar se si para ndeshjes, në tunel ka përjetuar një takim të pakëndshëm me delegacionin e Cërvena Zvezdës.

“Më është dashur ta pres prezantuesin radiofonik Tomiq dhe më kujtohet që në tunel e kam takuar delegacionin e Zvezdës, në të cilin ishte edhe Zhelko Raznjatoviq – Arkan. Më besoni, nuk ka qenë aspak e këndshme kur Arkani na tregoi se si nën xhaketën e tij kishte një rryp me dy armë. Atë skenë nuk do ta harroj kurrë”, citohet të ketë thënë Shala, shkruan Novosti.


https://youtu.be/En6wViD1jtY
xxUEFA përgënjeshtron mediat serbe: nuk janë përjashtuar ekipet e Kosovës
Posted by: Beni, June 03, 2016, 07:10:27 PM
Replies: 0

Board: Lajmet nga Kosova
Views: 307



UEFA ka bërë të ditur sot se nuk do të jetë asnjë ekip i kampionatit të Kosovës që do të penalizohet nga pjesëmarrja në kupat europiane.

Disa ditë pasi një seri lajmesh nga portalesh serbe, por edhe shqiptare në Shqipëri, Kosovë e Preshevë, Organizata Europiane e Futbollit ka qetësuar shqiptarët.

Gazetari i akredituar zyrtarisht në UEFA, Nefail Maliqi, shkruan në një korrespondencë nga Nyon-i për agjencinë Presheva Jonë, se UEFA përgënjeshtron të gjitha këto lajme dhe i cilëson si të pavërteta.

Disa portale ne Kosovë, duke ju referuar mediave serbe shkruanin se “UEFA përjashton skuadrat nga Kosova”, por që në fakt zyrtarët e qeverisë europiane të futbollit theksuan se nuk qëndron kështu

Nuk është e vërtetë se UEFA ka përjashtuar ekipet kosovare. Të gjitha janë spekulime sepse UEFA nuk ka përjashtuar asnjë ekip nga Kosova, përkundrazi po bashkëpunon dhe po përgatitet për pjesëmarrjen e tyre ne sezonin 2016-2017 në Champions League dhe Europa League.

Dy skuadrat që u gëzuan shumë anëtarësimit në UEFA janë Ferronikeli dhe FC Prishtina, të cilat do të marrin pjesë në kupat e Europës sezonin që nis me fazën kualifikuese pas Europianit.
xxKosova pranohet në FIFA
Posted by: Beni, May 13, 2016, 09:49:30 PM
Replies: 0

Board: Lajmet nga Kosova
Views: 361



Infantino ia bën bajat Serbisë: FIFA ka vendosur, kot e keni

 - Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ia ka bërë totalisht bajat Serbisë dhe përfaqësuesit të Federatës së Serbisë në kongresin e 66-të të FIFA-s ku u pranua Kosova.

Kosova u pranua me 80 për qind të votave në FIFA.

Dhe para këtij vendimi të madh, ishte përfaqësuesi i Serbisë ai që ka kritikuar ashpër këtë gjë.

Por, me të përfunduar fjalimi i tij, ka reaguar presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

“I nderuar përfaqësues i federatës Serbe. Të gjithë kanë të drejt të luajnë futboll. Për këtë në fund vendos FIFA dhe kongresi i saj, dhe jo ju”, u shpreh Infantino.

Kështu përfundimisht Serbia dhe përpjekjet e saj kundërshtuese marrin goditjen e nokatutit.

Lexoni poashtu:

Mustafa: Sukseset e Kosovës nuk kanë të ndalur

Thaçi: Talentët nga sot e kanë vendin në kombëtaren e Kosovës

Mediat serbe: "Turp" Kosova pranohet në FIFA

Fadil Vokrri në llogarinë e tij në Facebook, ka zbuluar se çfarë shkruan në flamurin e FIFA-s që ia dhuroi Gianni Infantino pas pranimit të Kosovës në këtë organizatë të madhe të futbollit.

Kosova u bë anëtarja e 210 e FIFA-s, duke u votuar nga 141 shtete anëtare në Kongresin e mbajtur në Meksikë.

Në flamurin e dhuruar nga Infantino për Vokrrin, i urohet mirëseardhje Federatës së Kosovës në FIFA, si anëtarja e 210.

Vokrri pas pranimit në FIFA: I nderuar që e prita këtë ditë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, pas pranimit të Kosovës në FIFA, ka thënë se është i nderuar që e ka pritur ditën kur kjo gjë të ndodh.

“Me emocion të madh e prita këtë ditë, që futbolli kosovar të pranohet në FIFA. E kam për nder që të jem këtu në emër të vendit tim që për kaq kohë e ka shpresuar këtë ditë”.

***

Me 141 vota pro Kosova pranohet në FIFA. Flamuri i bardhë i fshehur ishte ai i Kosovës. Kosova u bë anëtarja më e re e FIFA-së.

Kongresi i 66-të i FIFA-s, që u mbajt në Meksikë, ka vendosur që përfundimisht që ta pranojë Kosovën si anëtare të saj të re, duke i dhënë fund një periudhe të tmerrshme për futbollin kosovar për ta nisur një epokë të re të ndritshme.

Ky është fjalimi emocionues i Vokrrit në FIFA

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka mbajtur një fjalim në kongresin e FIFA-s.

I ftuar nga Gianni Infantino, ai ka dhënë disa fjalë të mëdha.

“Të nderuar, së pari dua të falënderoj këshillin e FIFA-s, që i ka rekomanduar kongresit pranimin e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe ajo që të marrë pjesë në kualifikime në Kampionatin Botëror”.

“Shpresoj që para se ju të votoni, t’ju kujtoj që FFK është formuar në vitin 1946 dhe si e tillë ajo ka organizuar kampionatet e veta, duke qenë konform rregullave.

****

Kongresi i FIFA’s tashmë ka nisur diskutimet për pranimin e Kosovës si anëtare të shpesë më të madhe të futbollit.

FIFA, sërish vazhdon punën!

Pas një pauze 30 minuteshe, sërish ka vazhduar punën Kongresi i 66-të i FIFA-s, i cili po mbahet në Meksikë, njofton gazetablic.com

E pranimi i Kosovës do të shqyrtohet në pikën 15.1.

Kongresi i FIFA-s LIVE, shtyhet për 30 minuta, sot vendoset për pranimin e Kosovës

Kongresi i 66’të i FIFA’s shtyhet për 30 minuta.

Në Kongresin e FIFA’s kanë mbetur edhe disa pika për t’u diskutuar, derisa momentalisht gjenden në pikën 11.3

Deri këtu ka mbërritur kongresi i FIFA-s

Kongresi i FIFA-s ka mbërritur në pikën e 11-të të rendit të ditës, ndërsa votimi i Kosovës është në pikën e 15-të.

Nëse Kosova pranohet në FIFA, Fadil Vokrri do të vendos flamurin e Kosovës në mesin e flamujve të shteteve tjera anëtare.
Për dallim nga Kongresi i UEFA-s, votimi në Kongresin e FIFA-s për çështjen e pranimit të Kosovës, do të jetë i hapur.

Ndryshime në Kongres, lajm i mirë për Kosovën

Në Kongresin e FIFA’s, janë të pranishme 207 federata nga gjithsej 209 anëtare, 205 kanë të drejtë vote.

FIFA ka bërë të ditur se në Kongresin e 66’të janë të pranishme 207 shtete, prej të cilave 205 kanë të drejtë vote

Kosovës do t’i mjaftojë shumica e thjeshtë, për t’u bërë pjesë e FIFA’s, pra 51 për qindëshi ose 103 vota nga 205 të mundshme.

FIFA e konfirmon: Kosova në pikën 15 të Kongresit

FIFA e ka konfirmuar se rasti i pranimit të Kosovës do të jetë në pikën e 15-të të Kongresit, i cili po mbahet në Meksikë.

Kongresi i FIFA-s LIVE, vendoset për pranimin e Kosovës

Kongresi i FIFA-s pritet të fillojë pas pak minutash dhe aty pritet të vendoset për pranimin e Kosovës.

Përmes këtij linku, të cilin e ka publikuar FIFA në kanalin e saj zyrtar në Youtube, mund ta shihni direkt Kongresin e FIFA-s, i cili po mbahet në Meksikë.
Pages: [1]

Lajmet nga Rajoni

xxTito vdiq (me Kuran n’dorë) si musliman… (Video)
Posted by: Beni, June 01, 2016, 06:00:48 AM
Replies: 0

Board: Lajmet nga Rajoni
Views: 299



Presidenti i Jugosllavisë, Josip Broz Tito, vdiq si mysliman, argumentoi në një intervistë me Hamdi Effendi Jusufspahiq, ish-myfti i Bashkësisë Islame të Serbisë, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.

“Kur Tito vdiq, shkuam së bashku unë dhe ambasadori algjerian të Abdul Hamid Adza për të parë në librin e ngushëllimeve. E pyeta se çfarë besimi ka vdekur ai njeri. Duket se ai vdiq në besim, duke lexuar Kuranin.” ka thënë në intervistë Jusufspahiq.

Vetëm kur arritëm atje, ne menjëherë iu afruam Berislav Badurina, unë mendoj se ishte emri i tij, kabineti i tij ose sekretari personal. Ai ecte aferë meje dhe me thotë:

– Urime.
– Për hir të Zotit, vëlla? Njeriu ka vdekur, çfarë përgëzojmë?
– Vdiq në besimin tuaj!
– Unë kam qenë i habitur.
– Në besimin tuaj. Ai vdiq në leximin e Kur’anit. Kurani është e treta herë që lexoj.


https://youtu.be/wuj_x1FAV88
xxJa video e atentatit me 4 plumba të socialistëve kundër Azem Hajdarit në parlame
Posted by: Beni, September 14, 2014, 08:53:12 AM
Replies: 0

Board: Lajmet nga Rajoni
Views: 4351



Më 12 shtator të vitit 1998 ishte vrarë në një pritë deputeti Partisë Demokratike, ish-aktivisti studentor Azem Hajdari. Por, paraprakisht ndaj tij ishin organizuar disa atentate. Madje Hajdari ishte qëlluar edhe brenda Kuvendit të Shqipërisë. Në këtë video shihet ngjarja e 18 shtatorit e vitit 1997, ku Hajdari ishte qëlluar me 5 plumba duke mbetur i plagosur.

Azem Hajdari (1/2)
xxIvica Daçiq kërcënon Kosovën: Le të provojnë të na i bllokojnë mallrat...
Posted by: Beni, March 08, 2016, 09:02:39 PM
Replies: 0

Board: Lajmet nga Rajoni
Views: 540




Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq pas paralajmërimeve të Kosovës se do të bllokojë kalimin e mallrave nga Serbia, ka thënë se me “këtë u tregua se Kosova nuk është faktor përcaktues”.

“Do të ishte mirë që autoritetet në Prishtinë të fillojnë të sillen në pajtim me situatën që ndodhën. Le të provojnë të vendosin bllokadë, por pyes se çfarë do të ndodhte nëse Serbia i vendos Kosovës bllokadë në lëvizjen e udhëtarëve”, ka thënë Daçiq.

Ai ka thënë se në shekullin 21 nuk është koha të flitet për bllokada.

Qeveria e Kosovës i ka dhënë afat asaj të Serbisë që deri në fund të marsit të pranojë certifikatën ADR të nevojshme për transport të materieve të rrezikshme përmes Serbisë, e lëshuar nga Qeveria e Kosovës, në të kundërtën do të vendos masa reciproke dhe do t’ua ndalojë kamionëve serbë hyrjen në Kosovë.
xxFamilja Berisha që nuk njihni: Shkëlzeni trafikonte drogë me makinën e Berishës,
Posted by: Mc-LindY, September 12, 2014, 12:15:27 PM
Replies: 0

Board: Lajmet nga Rajoni
Views: 3267


(E plotësuar) Në intervistën e gjatë që nis të botohet sot në DITA, marrë nga gazetarja Mira Kazhani në Turqi, ish-truproja i Berishës, Izet Haxhia thotë ndër të tjera:

“…Fëmijët kanë qenë të vegjël, vajza ka qenë pak më e rritur. Unë shkoja e merrja në shtëpi edhe gjatë kohës kur nuk ishte President. Kemi shëtitur gjithë Shqipërinë bashkë. Shkëlzeni që atëherë ka pasur ato prirjet për luksin, i kishte qejf lekët. Në vitin 1997, në muajin Janar e kujtoj edhe datën, në 28 janar, te stadiumi Qemal Stafa ka marrë nga një trafikant droge rreth 30 milionë lireta. I ka thënë që më duhen për një ndërtesën e dajës së tij, që po ndërtonte te Blloku. Atë e njihja, e kisha edhe mik edhe pse nuk e dija në atë kohë që merrej me trafik droge. Emri nuk ka shumë rëndësi sot, po të doni edhe e them. Dua të them se që në atë kohë Shkëlzeni ka pasur qejf lekun. Edhe disa herë ka transportuar nëpërmjet makinës që përdonte familja, edhe heroinë. Dhe aty ka marr shuma parash. Unë them dhe emrin se te vila e kujt e ka cuar nëse doni.. Te vila e Landit të Jasharit në Vlorë. Vlonjatet e njohin…Ai e ka pasur dëshirë lekun. Njerëzit që e kanë lekun si ideal mund të bëjnë cdo gjë që ta fitojnë atë…”

Më tej duke rrëfyer për vitet pranë familjes Berisha, Haxhia, thotë:

“…Zonja Berisha ka qenë një grua e heshtur që në dukje nuk ngatërrohej me asnjë lloj gjëje, por në prapaskenë ka qenë atkive dhe me shumë ndikim te Berisha… Në paraqitje ajo është një grua shumë dashamirëse dhe unë këtë përshtypje kam, por që si ta them nuk është se edhe asaj nuk i pëlqente luksi…”

Duke folur për një takim me Papën, Haxhia jep edhe një dëshmi kuptimplote të dyfytyrësisë që karakterizon Berishën:

“..Kur zbritëm poshtë, pasi mbaroj takimi me Papën, po bisedojshim. Berisha tregonte çfarë i kish thënë Papës. Imagjinoje çfarë hipokrizie: Berisha tregonte se çfarë i kish thënë Papës: “Na shpëtoni nga myslimanët, duam evangjelizmin”…. I kish kërkuar ndihmë Papës për ta kthyer vendin në fenë katolike, dhe e bënte këtë, e imagjinon dot, në të njëjtën kohë kur flirtonte me iranianët, me arabët me sheikët.

Z.Haxhia thotë se Berisha kishte dijeni të plotë për dhunën madje e frymëzonte dhe ka qenë edhe vetë prezent në disa raste:

“Kuptohet që unë nuk kam qenë një njeri engjëll. Kam bërë gabimet e mija. Si njeri kam qenë pak i dhunshëm, por jo me njerëzit e thjeshtë. I dhunshëm kam qenë me politikanet. Dhe ma merr mendja se pak kam bërë ndaj tyre. Flas për politikanët e dy krahëve… S’kemi përdor kurrë mendjen, por forcën. Në një vend të civilizuar duhet të vlerësohet mendja. Dhuna është arkaike, e di këtë. Për fat të keq u mësuam me urrejtje në atë kohë. U mësuam mos t’i pranonim njerëzit me bindje të kundërtëa, pavarësisht se kishim dal nga një regjim komunist që kishim vuajtur të gjithë. Ne ramë po në atë gabimin që kishin bërë të tjerët. Filluam të dhunonim ata që ishin në opozitë..

Pyetjes se Mira Kazhanit: Zoti Haxhia pas gjithë kësaj kohe, a jeni penduar që jeni sjellë keq me politikanët e PD? – ai i pergjigjet:

“..Po jam pendue! Për çfarë jam pendue do thoni ju? Jam pendue për një gjë që sikur në 97–tën. Kur të gjithë ishin në dorën time në atë anijën e Otrantos që u mbyt duke marrë jetën e njerëzve të pafajshëm të cilët po iknin për të gjet shpresën nga dhuna, nga terrori i majtë e i djathtë që u kryente në atë kohë; ti kisha mbledh të gjithë bashkë, politikanë të PD e PS ti hypsha në atë anije dhe t’i lija në det të hapur që Shqipëria të shpëtonte një herë e mirë. Kjo është pendesa ime. Ndonjë pendesë tjetër nuk kam!..”

Ai thotë se që në filimet e ndryshimit të sistemit i ka bërë përshtypje që Berisha mbrohej nga njerëzit e Sigurimit

“…Në datën 9, ngjarjet rrodhën sic dihen. U bë dhe përleshja te sheshi dhe aty kam parë dhe Berishën për herë të parë. Me duket se ka qenë me Kujtim Çashkun dhe Besnik Mustafajn. Ka ndodhur një skenë që s’e harroj kurrë kur një ushtar i xhenios me një lopatë xheniere donte të godiste Berishën dhe në atë kohë një civil nga të Sigurimit, e kapi dhe e tërhoqi…

Haxhia ka qenë student i Fakultetit të Mjekësisë deri në 1989, nje vit para nisjes se trazirave, kur është përjashtuar. Ai thote se tropojanet krenoheshin me Berishen por Berisha e vrau partine e endrrave te te studenteve te dhjetorit:

“…Ky sherri është bërë mes tropojanësh dhe ka qenë një skenar i organizuar nga Sabit Brokaj, atë kohë Dekan i Fakultetit të Mjekësisë sepse në këtë sherr kanë marrë pjesë edhe njerëz të ardhur nga jashtë, si pjesëtar të gardës, të repartit famëkeq 326. Ne kemi qenë dhe të dëmtuarit dhe të përjashtuarit. Ngjarja ka ndodhur në vitin 1989 dhe në atë kohë kishin filluar ndryshimet ne Europën Lindore, kishte rënë muri i Berlinit… Njerëzit e ndjenin që do kishte ndryshime. Unë vazhdimisht shkoja nga Tropoja në Tiranë dhe për fatin tim në dhjetor kam qenë në Tiranë. Lëvizja studentore ka nisur me refleksionet në Institutin e Arteve… …Berisha për mua kur kam qënë student, ka qënë idoli im (idhulli) dhe kjo është arsyeja që unë kam qëndru af ër tij. Kur ka qënë pedagog në Fakultetin e Mjekësisë kam patur atë përshtypjen si për një njeri të përkushtum, i zgjuar, i ardhur nga Tropoja që kish arritur me përpjekjet e veta të arrinte deri në një pikë të atillë… Ne krenoheshim sepse shumë pak tropojanë kishin bërë përpara dhe kishin bërë emër gjatë kohës së regjimit komunist. Thonë që pushteti dhe paraja i ndryshon njerëzit, por unë mendoj që nuk i ndryshon ata me karakter të fortë, por vetëm njerëzit me karakter të dobët. Unë e kam pas ditë për karakter të fortë. Vet faktet treguan që ai ndryshoi! Si njeri ka qënë autoritar, por me ardhjen në pushtet ai u kthye në një autokrat që nuk pranonte asnjëlloj kritike, asnjë lloj konkurence, dhe më e keqja ishte se ai e mbushi PD-në me bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit. Atjo parti e ëndrrave tona, e shpresës së studentëve të dhjetorit, të intelektualëve që erdhën dhe e mbështetën atë lëvizje shumë të pastër dhe historike, u tradhtua nga përfaqësuesi kryesor, nga Partia Demokratike..”

Rrëfehet nga arratia ish truproja i Berishës: Kam rrahur disa deputetë të PD-së

Ish-truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia rrëfehet për herë të parë në DITA pas 15 vitesh arrati.

Në një intervistë me të dërguarën e DITA-s në Turqi, Mira Kazhani, ish-njeriu i afërt i Berishës tregon vitet me liderin e PD, raportet me familjen Berisha, me politikanët e PD dhe ata që sot janë në pushtet.

Haxhia pranon se nuk ka qenë engjëll, se ka qenë njeri i dhunshëm, por ai shton se është penduar. Izet Haxhia sjell për herë të parë një dëshmi të rrallë mbi vrasjen e Hajdarit, vrasje për të cilët akuzohet edhe ai vetë si bashkëpunëtor.

Haxhia jeton sot në një qytezë turke. Ai nuk ka mundur të fitojë azilin politik nga shteti turk por edhe nuk është ekstraduar për në atdhe. Aktualisht është 49 vjeç dhe nga Shqipëria është larguar në vitin 1999 bashkë me familjen e tij e cila prej vitesh është rikthyer në Tiranë për mungesë të dokumentacionit.

Për Kazhanin, Haxhia rrëfen se ka humbur besimin tek idhulli i tij i viteve -90 Berisha por jo tek Zoti sot. Ai falet çdo të premte në xhami.

I pyetur për një kthim të mundshëm në Tiranë, Haxhia përlotet dhe nuk e vazhdon më intervistën. Intervista dy orëshe do të publikohet në variantin print por edhe video në DITA.

Nesër do të publikohet pjesa e parë e kësaj interviste e cila është e përqëndruar në vitet e para të njohjes me Berishën dhe familjen e tij. Në ditët pasuese do të vijnë detajet për dosjen Hajdari, dosjen Tropoja, bombën e vendosur tek VEFA.

Një dëshmi e rrallë ku përfshihen emra dhe detaje të cilat nuk janë artikuluar kurrë as nga politika, as nga drejtësia dhe as nga media dhe që të bëjnë të kuptosh më mirë disa nga pse-të më të rëndësishme të Shqipërisë së pas viteve ’90.

Izet Haxhia Rrefim - nga Mira Kazhani - DITA
Pages: [1]

V.I.P LAJME

Pages: [1]
xxFjolla Morina aksidentohet rëndë, dërgohet në Shkup, koleget luten
Posted by: Beni, June 18, 2016, 01:18:41 PM
Replies: 0

Board: V.I.P LAJME
Views: 335



Këngëtarja e njohur Fjolla Morina ka shokuar me aksidentin e rëndë në të cilin u përfshi mbrëmë.

Në orët e vona, lajmin e kanë bërë të ditur dy mikeshat e saj, Kallashi dhe Rovena Stefa me të cilën Fjolla është lidhur shumë kohëve të fundit.

Në postimin e saj, Kallashi mes tjerash ka shkruar: ‘O Zot i madh sa mora lajmin nga Mami i Fjolla Morina per aksidentin 😪😥🙏uroj tjesh mir zemër’. Postim ka bërë edhe Rovena.

‘Uroj qe Fjolla Morina te jete mire pas aksidentit qe i ka ndodhur.Te lutem o Zot shpetoje’ – është shprehur Rovi.

***

Këngëtarja Fjolla Morina ka pësuar aksident të rëndë komunikacioni.

Lajmin e ka bërë të ditur mikja e saj, Donjeta Kosumi-Kallashi, duke e postuar një fotografi të aksidentit.

Kallashi po ashtu në një njoftim në Facebook ka bërë të ditur se Fjolla është dërguar për shërim në Shkup dhe se ajo po lutet që ajo të shërohet sa më shpejt.

Mësohet se këngëtarja, Fjolla Morina ka pësuar aksident të rëndë komunkacioni.

Nuk dihet shumë për detajet e aksidentit, por ka qenë valltarja Donjeta Kosumi- Kallashi, ajo që ka publikuar lajmin bashkë me fotografinë nga vetura ku mendohet të ketë qenë këngëtarja Morina.

“o zot i madh sa mora lajmin nga Mami i Fjolla Morina per aksidentin, uroj tjesh mir zmr”, ka shkruar Donjeta (Kallashi) në fotografinë e pubikuar.
xxEnca publikon këngën e re [video]
Posted by: Mc-LindY, April 08, 2016, 06:23:38 PM
Replies: 0

Board: V.I.P LAJME
Views: 600


Këngëtarja Enca ka publikuar klipin e këngës së saj më të re “Dreq”.

Kënga ritmike vjen pas sukseseve të hiteve “Goddess” e “Soul Killa”.

https://youtu.be/HSQIN4NdKhg
xxDëshmia e këngëtares seksi: Ja kush është politikani shqiptar që më dhuroi apart
Posted by: Mc-LindY, April 14, 2016, 01:52:04 PM
Replies: 0

Board: V.I.P LAJME
Views: 532


Iva Aliko është një vajzë seksi nga Tirana, që tashmë po kërkon të hyjë në rrugën e muzikës. Është e hapur për të folur për gjithçka i ndodh në jetën e saj të ekspozuar tani, pasi dëshiron të bëjë karrierë si showgirl. 23-vjeçarja bionde e ka nisur me modën, baletin, prezantimin dhe po investon për të çarë në muzikë.
Më format bombastike të trupit ajo përballet sa me ngacmimet aq edhe me dyshimin e të tjerëve, për të mësuar se çfarë ka origjinale dhe çfarë e ka në sajë të ndërhyrjeve estetike.




Një prej tyre ishte dhe Shota Baraliu, e cila e preku “live” Ivën në programin e ri “Rrokum” të Kastro Zizos. Por si ndihet ajo përballë burrave të rëndësishëm të biznesit dhe politikës e përfitimet materiale prej tyre i rrëfen në këtë intervistë të hapur për “Story”.

Komentohesh si vajza më seksi që po pushton rrjetet sociale me fotot provokuese. Ti vetë me cilën pjesë të trupit mburresh?

Nuk mund të veçoj ndonjë pjesë të trupit tim. Të qenurit seksi qëndron në totalin e fizikut që kam. Për mua pjesa më seksi e trupit është ajo që preket më shumë.

Me cilën femër VIP të huaj e krahason veten?

Nuk më pëlqejnë krahasimet. Në përgjithësi nuk bëj krahasime.

Personave që duan të provojnë me prekje origjinalitetin e aseteve të tua fizike si u përgjigjesh?

Jam e hapur tek kjo pjesë. Është diçka faktike që unë e kam bërë dhe “live” në emisione televizive.

Ndërkohë synon karrierë si këngëtare, po cila është muzika që të çmend?

Në përgjithësi më pëlqejnë të gjitha rrymat muzikore. Nuk mund të veçoj ndonjë muzikë që më çmend.

Mashkulli më seksi në muzikën shqiptare kush është?

Në muzikën shqiptare s’kam ndonjë preferencë të gjinisë mashkullore, për ta përkufizuar “seksi”.Rivalja jote më e fortë në muzikë?

Nuk i shoh si rivale vajzat e tjera, përkundrazi me pjesën më të madhe kam miqësi.

Propozimi më i fortë që të kanë bërë dhe nga kush?

Propozimi më i fortë ka qenë nga një sheik, i cili ishte i vjetër në moshë, por që kishte një djalë “super sexy”, dhe më tundoi ideja që unë do të ballafaqohesha me të çdo ditë.

Pate diçka me sheikun apo me djalin e tij?

Jo nuk pata diçka, por jemi në kontak. Flasim vazhdimisht.

Mund të keni diçka në të ardhmen?

Pse jo?! Ndoshta.

Marrëdhëniet me meshkujt si i ke, numëron shumë histori?

Nuk numëroj shumë histori.

Cilët meshkuj të tërheqin?

Më tërheqin meshkujt me karakter të fortë, e që janë dikushi në jetë.

Në shtrat si sillesh?

Në shtrat jam pasionante. Pra jam shumë e mirë në krevat.

Çfarë të ofrojnë ata?

Shumë gjëra më ofrojnë, si dashuri ashtu dhe gjëra materiale.

Një dhuratë super e shtrenjtë që ke marrë dhe nga kush?

Ishte një unazë diamanti shumë e kushtueshme, e porositur posaçërisht për mua me inicialet e mia me vlerë 20 mijë dollarë. Këtë dhuratë ma bëri i dashuri im biznesmen. Është i njohur në fushën e biznesit, por s’mund ta përmend emrin pasi tani jemi ndarë.

Të tjerë persona të njohur dhe me pushtet në Shqipëri të ngacmojnë?

Po, mes tyre dhe politikanë por nuk dua të flas e të përmend emra për momentin. Ndoshta më vonë do i bëj publikë emrat e tyre.

Çfarë të ofrojnë?

Gjëra materiale, makina dhe shtëpi.

Ke pranuar dhuratë një shtëpi?

Po, një apartament dy dhoma e një kuzhinë në zonën Komuna e Parisit në Tiranë.

Është politikan i ri në moshë, apo i vjetër?

Jo, nuk është i ri në moshë.

Kaq tip praktike je në një lidhje?

Jam tip praktike. Por ndonjëherë ndihem dhe romantike, por kjo varet nga partneri.
xxAlban Hoxha për momentet e fundit me Dorinën: I preka duar e këmbë teksa dëgjoja
Posted by: Beni, December 21, 2014, 06:39:17 AM
Replies: 0

Board: V.I.P LAJME
Views: 3124



Thonë se kur dashuria është shumë e madhe, dy persona nuk e mbajnë dot derisa në jetë vjen një i tretë. Me qetësinë e një njeriu që ka fituar, por edhe ka humbur shumë, Alban Hoxha portier i Partizanit edhe i Kombëtares na tregon historinë e jetës së tij, rrëfimi i së cilës u ndërpre disa herë nga dridhja e herëpashershme e zërit të tij. Ai mundohej të ishte i fortë, edhe me atë që na tregon, duket sikur e ka mundur dhimbjen që mban brenda, këtë përshtypje të krijonte teksa mundohej që të buzëqeshte sa herë që i përmendnim të birin. Thonë edhe se Zoti i zgjedh njerëzit që do për t’i patur pranë vetes. Kështu ka ndodhur edhe me Dorin, bashkëshorten e ndjerë të Albanit, e cila është ndarë nga jeta para pak kohësh. Ai ka humbur një njeri të shtrenjtë, e cila i fali një dashuri të madhe, duke i bërë dhuratën më të madhe të jetës, Bekon e vogël, i cili sot është vetëm 40-ditësh.

Në këtë rrëfim, ai do të rikthehet pas në kohë, në fëmijëri, për të kujtuar babanë e tij, Bekimin, emrin e të cilit ia ka vendosur edhe djalit të tij. Kujton nënën Mozën, si një heroinë të vërtetë që është shëruar dhe i ka dhënë kurajë vetes, për nipin që do të duhet të rritet pa nënën e tij pranë. Mesa duket për Albanin jeta nuk ka qenë e thjeshtë, por ai përpiqet që gjithë kohës të lundrojë në kujtime të bukura, në shkëlqimin e syve të Dorit dhe të nënës së tij të fortë, që çdo ditë mban në krahë Bekon, më të shtrenjtën qenie që e bën të frymojë i qetë.

Alban, djali tanimë është 40-ditësh. Si po e përjeton lidhjen që ke me të?

Ai është një engjëll. Është Bekua im, dhurata më e çmuar që më solli në këtë jetë Dori. Tani është në shtëpi me nëna Mozën. Ajo nuk ka qenë mirë me shëndet, por tani që në jetë ka ardhur Beko, nëna Moza duket më mirë. Ajo kujdeset çdo minutë të ditës për të. Unë mezi pres të shkoj në shtëpi, të rri me të, ta mbaj në krahë. Dikur mezi mblidhesha në shtëpi, tani shkoj më shpejt. I kaloi 40 ditë që nga dita kur lindi.

Si e keni pritur Bekon?

Me shumë gëzim. Edhe pse shumë të rinj, të dy ne e konsideruam si një Bekim. Mbaj mend kur ma tha Dori. Në fillim nuk e kam besuar, ndaj edhe nuk jam gëzuar që kur ma tha. Kur shkuam për vizitë dhe gjithçka u vërtetua nga mjekët, atëherë u gëzova. Doja shumë që të ishte djalë. Dori e donte shumë si fëmijë, edhe nëse do të ishte vajzë. Kemi bërë për nëntë muaj plane. Menduam që kur djali të vinte në jetë, pas një muaji nga lindja e tij ne të martoheshim, të celebroheshin. Pikërisht, tani në mes të dhjetorit ne do të ishim burrë e grua. Fatkeqësisht, kjo nuk ndodhi.

Keni bërë për nëntë muaj plane... përfshirë këtu edhe emrin Beko. Me siguri emrin e zgjodhët ju?

E kisha menduar emrin po të ishte djalë do ta quanim si babai im, Bekim, por disi më të modernizuar Beko. Dhe ai mori emrin e babait tim. Edhe Dori e ka pëlqyer që në fillim këtë emër. Mua babai më ka lënë kur isha gjashtë vjeç dhe në një farë mënyre që kur e mora vesh për shtatzëninë, edhe deri në muajin e katërt që e pamë gjininë e fëmijës, jam lutur të ishte djalë, aq sa edhe Dori filloi të dëshironte që fëmija të ishte djalë. Ishim të lumtur në atë kohë. Tani që i prek flokët djalit më kujtohet kur Dori më thoshte: “O për ato dy qime flokë, më djeg kaq shumë stomaku. Ah, çdo t’i bëj kur t’i rriten edhe ca”. Ajo nuk mundi as ta ushqente tamam dhe jo më të... Ajo ishte e bindur që ne të dy do të punonim shumë që asgjë të mos i mungonte Bekos. I thosha shpeshherë se djalin do ta bëjmë gangster, e ajo vrenjtej dhe më thoshte se djalin do ta edukonte vetë. Mendonim vetëm për një tjetër të ardhme më të mirë.

Si i mban mend ato pak momente të saj me Bekon?

Ishte dita e parë kur Beko erdhi në jetë dhe ia kishin vendosur Dorit në gjoks. Beko i mbledhur flinte i qetë, ndërkohë që ajo merrte frymë dhe fliste me mua. E morën Bekon për një çast që të mbulohej pranë shtratit të vogël ku kishte afër edhe ngrohësen. E hoqën nga gjoksi dhe gusha e Dorit dhe ai filloi të qante. Nuk pushonte. U desh ta vinim sërish te gusha e saj që ai të mblidhej dhe të mbyllte sytë si të flinte i qetë në gjoksin e nënës së tij. Kështu e kujtoj Dorin me Bekon, ai ishte i qetë aty. Nuk kishte ftohtë me të. Mbaj mend edhe një moment tjetër, atë shkëlqimin e syve të saj, kur unë mbaja në krahë Bekon e porsalindur. Ishte e lumtur. Asaj i shkëlqenin gjithnjë sytë, por atë ditë kishte një shkëlqim ndryshe. Ishte shumë mirë, derisa të nesërmen do të merrte një rrugë tjetër.

Lamtumira

I preka duar e këmbë teksa dëgjoja aparaturat që lajmëronin ikjen

Për të nuk ka qenë e thjeshtë, edhe ende nuk vazhdon të jetë e thjeshtë. E megjithatë ai me kërkesën tonë mundet që shumë gjëra t’i shpreh tani që ka kaluar thuajse një muaj. Ndoshta të shprehurit e asaj çka e mundon brenda vetes do ta bëjë më mirë. E mes gjithë turbullirave dhe 16 ditëve që zgjatën për të sa një jetë, Albani rrëfen çastet e fundit me Dorin, vajzën që kishte zgjedhur për të kaluar një jetë. Ai nuk e di ende nëse bëri mirë që ishte aty në çastet e fundit. Do të donte të mos e kishte parë kurrë ashtu, por edhe nuk do t’ia falte vetes nëse nuk do të ishte aty për t’i prekur duart dhe këmbët përpara se ajo të ikte. Alban ka kaluar shumë pak kohë nga vështrimi i fundit i Dorit. Si të kujtohen ditët dhe orët e fundit me të? Ndonjëherë mendoj se do të ishte më mirë që të mos isha gjendur në dhomë në ato momente, ndërsa herë-herë mendoj se bëra mirë që i preka duar e këmbë, përpara se ajo të ikte. Doktori më ka futur brenda në dhomë në momentet e fundit. Aparaturat kishin filluar të tregonin se gjendja po vështirësohej. I preka këmbët në fillim dhe pastaj duart. Nuk po e besoja derisa pashë të gjithë treguesit e aparaturave që tregonin se ajo kishte ikur. E gjithë kjo ndodhi për një moment ndoshta, por kjo zgjati shumë për mua. E kuptova që kur doktori më tha: “Eja në dhomë”. Asgjë tjetër nuk u tha aty. Të gjitha i kuptova nga ato viza që lëviznin në aparatura. Nuk folëm, thjesht e preka. Ndonjëherë mendoj se do të ishte më mirë të mos isha në dhomë atë moment, pasi sytë e saj nuk kishin më atë shkëlqim, ndërsa herë-herë mendoj se bëra mirë që i preka duar e këmbë, përpara se ajo të ikte.

Çfarë do të doje të kishe bërë më shumë?

Kur lindi djali, unë vrapova për tek ai. Hyra në dhomë dhe e pyeta për djalin. “Pyet njëherë për ne”, më tha Dori. I thashë: “Ty këtu të kam dhe për gjithë jetën”. Nuk e mendoja kurrë se mund të ndodhte edhe kështu. Atë ditë e shijova me të dhe me djalin. Po flisnim, ajo ishte mirë, qeshte, ishte e lumtur. Ditën tjetër kisha ndeshje, doja të mos ikja, por planet ishin bërë. Para se të kthehem të nesërmen nga ndeshja, mami më merr në telefon dhe më thotë se Dori kishte dhimbje koke. Kur kam ardhur pësoi trompozë. Ishte një rast që ndodhte 1 në 1 milion. Dhe kjo më ndodhi mua.

Si është e vërteta e kushteve të spitalit?

Pas kësaj, kur kam shkuar në spital dhe u njoftova për atë që kishte pësuar Dori, kam lajmëruar në punë. Të gjithë m’u gjendën pranë. Madje, nga ekipi gjetën edhe ambulancën që spitali nuk e kishte atë ditë. Sado që u munduam nga njëri spital te tjetri, ishte e pamundur. Zoti zgjodhi ta merrte. Kanë qenë 16 ditët më të gjata të jetës time. Shkoja çdo mëngjes në spital me shpresë se do të bëhej më mirë. Të rralla ishin përmirësimet. Deri në ditën kur hyra në dhomë dhe doktori me një të lëkundur koke më dha të kuptoj se ishte drejt fundit. Aty, ato duar dhe këmbë filluan të ftohen...

1086 minuta lojë pa gol

Dori nuk e ka ndjekur Albanin stadiumeve ku ai ka luajtur, sepse kjo ka qenë dëshira e tij. Por ajo e ka ndjekur gjithnjë në televizion. Ajo ishte kritikja më e madhe kur Albanit pas ndeshjeve do të duhej të thoshte dy fjalë për gazetarët. Janë njohur shumë të rinj bashkë. Kishin mjaftueshëm vite për të ndjekur me kërshëri aktivitetet e njëri-tjetrit, edhe pse Dori në fillim nuk e njihte mirë futbollin. Por, ajo u mësua me kohën, u mësua që do të duhej ta priste portierin e saj, edhe si fitimtar, por edhe si humbës. U mësua që ta priste atë në shtëpi së bashku me të ëmën edhe me gjak të ngrirë, ashtu si ndodhi gjatë ndeshjes me Serbinë, ku Albani ishte pjesë e formacionit të Kombëtares. “E mbaj mend pritjen që na kanë bërë në Shqipëri që përzihej jo vetëm me ankthin tonë, por edhe me ankthin e familjarëve”, tregon për “Shekulli”-n Alban Hoxha, portieri i Kombëtares që atë ditë ishte në stolin rezervë që ndodhej në anën tjetër të tunelit, që do të duhej të kalonin djemtë me zemër dhe shpirt kuqezi. Këto kohë edhe pse shumë i trazuar nga ana personale, në profesion Alban Hoxha po shkëlqen. Vetëm pak ditë më parë, portieri Alban Hoxha ka hyrë në historinë e klubit dhe futbollit shqiptar me rekordin e vendosur, ku nuk pësoi gol për 1086 minuta lojë në kampionatin aktual.

Një rekord që ishte vendosur para 30 vitesh nga Bujar Gogunjën me ekipin Partizanit. Rekordi i tij ishte 1037 minuta pa pësuar gol. Pas lojtarëve të famshëm në historinë e klubit legjendar Partizani, tashmë 15 herë kampionët kanë në gjirin e tyre një lojtar, që jo vetëm ka thyer një rekord që qëndronte prej dekadash, por tashmë është kthyer në një nga portierët më të mirë të kampionatit shqiptar, ku si rrjedhojë është afruar edhe në ekipin kombëtar. Këtë rekord, portieri ia ka dedikuar djalit të vogël dhe njëkohësisht ia ka dedikuar edhe bashkëshortes, e cila u nda nga jeta në mënyrë tragjike para pak kohësh. Për një kohët të gjatë, ndoshta edhe për 30 a më shumë vjet të tjerë, kampionati shqiptar do të duhet të presë një portier si Alban Hoxha.
Pages: [1]

Radio Dukagjini





Euro 2016


Image and video hosting by TinyPic

Peja1 Per Android

Facebook

Reklamat

Kalendari

Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31