Sofra Pejane

SHTYPI & POLITIKA => Lajmet nga Kosova => Topic started by: Beni on June 10, 2016, 05:37:56 AM

Title: Ky është i riu që u vra sot në Pejë
Post by: Beni on June 10, 2016, 05:37:56 AM
(http://i68.tinypic.com/20zz79h.jpg)

I riu që u vra sot me thikë në Pejë mësohet se është Idriz Berisha, i lindur në vitin 1997.

Vrasja e tij shënon vrasjen e parë në Pejë pas 17 muajve.

Ende nuk dihen motivet e kësaj vrasje, por dëshmitarët kanë thënë se Berisha është goditur me thikë gjatë një loje futbolli.

Pejë: Vritet me thikë një 19-vjeçar

Një i ri nga Peja ka marrë plagë vdekjeprurëse me thikë sot pasdite.
Ndonëse ende nuk janë bërë të qarta rrethanat, dëshmitarët kanë thënë për kallxo.com se i riu I.B. (1997), është goditur me thikë gjatë një loje futbolli.

Ndërsa, në Spitalin Rajonal të Pejës konfirmojnë se një person është sjellë pa shenja jete.

“Një person ka ardhur pa shenja jete në Emergjencën e Pejës në orët e pasdites. Viktima si pasojë e goditjeve nga thika ka humbur jetën”, ka thënë Bekim Rama, mjek kujdestar.

Sipas tij, viktima e rastit është I.B., i lindur më 1997.

Kjo është vrasja e parë në Pejë pas 17 muajve. E fundit ka ndodhur më 31 dhjetor 2014