* User

Welcome, Guest. Please login or register.
Did you miss your activation email?


Login with username, password and session length

Select language:

Forum



* Statistic

  • *Total Members: 1383
  • *Latest: remi

  • *Total Posts: 7813
  • *Total Topics: 6473
  • *Online Today: 19
  • *Most Online: 108
(January 03, 2012, 09:06:39 AM)
  • *Users: 0
  • *Guests: 8
  • *Total: 8
  Subject / Started by Replies / Views Last post
0 Members and 1 Guest are viewing this board.
Foto humoristike ...

Started by Amore « 1 2 3 »

30 Replies
5901 Views
Last post June 19, 2012, 07:01:53 PM
by Amore
FOTO ROMANTIKE

Started by Amore « 1 2 »

29 Replies
4979 Views
Last post November 08, 2011, 10:34:47 PM
by Amore
Foto buzesh..

Started by Amore

1 Replies
1019 Views
Last post August 05, 2011, 10:13:10 PM
by Amore
Foto me Torte

Started by Amore

3 Replies
1272 Views
Last post July 24, 2011, 10:08:48 AM
by Amore
Foto Montazhe

Started by Amore

4 Replies
1385 Views
Last post June 19, 2011, 07:28:50 AM
by Beni
1 Replies
2477 Views
Last post September 14, 2010, 01:42:07 PM
by Beni
1 Replies
5274 Views
Last post September 10, 2010, 10:16:48 PM
by Amore
Fotoja e ditės!

Started by Amore

0 Replies
765 Views
Last post September 10, 2010, 05:35:39 PM
by Amore
FOto femijesh

Started by Amore

4 Replies
2089 Views
Last post August 19, 2010, 07:25:06 PM
by Amore
Foto me SHqiponja

Started by Beni

7 Replies
5149 Views
Last post July 26, 2010, 06:41:11 PM
by Amore
Foto me lule

Started by Amore

6 Replies
3816 Views
Last post May 08, 2010, 10:58:27 PM
by Amore
Foto me Zemra

Started by Dardan

6 Replies
3351 Views
Last post May 08, 2010, 07:18:03 PM
by Amore
2 Replies
3864 Views
Last post April 14, 2010, 10:32:13 PM
by Amore
Foto te syrit

Started by Amore

3 Replies
1980 Views
Last post April 14, 2010, 09:57:15 PM
by Amore
Foto qirinjesh

Started by Amore

0 Replies
1003 Views
Last post April 14, 2010, 04:54:14 PM
by Amore
0 Replies
867 Views
Last post February 27, 2010, 07:41:29 AM
by Amore
0 Replies
836 Views
Last post February 27, 2010, 07:31:31 AM
by Amore
0 Replies
668 Views
Last post February 27, 2010, 07:06:21 AM
by Amore
Fustane nuserie

Started by Amore

3 Replies
2605 Views
Last post February 20, 2010, 09:07:36 AM
by Amore
Frizura NUsesh

Started by Amore

0 Replies
8362 Views
Last post December 22, 2009, 10:12:06 PM
by Amore

 

Normal Topic
Hot Topic (More than 15 replies)
Very Hot Topic (More than 25 replies)

Locked Topic
Sticky Topic
Poll


Radio





peja1.com ne Fcebook

Kalendari

Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31

Postimet e Fundit

xxMbyllet takimi, pajtohen nė parim pėr zbatimin e marrėveshjes
Posted by: Beni, Today at 09:05:11 AM
Replies: 0

Board: Lajmet nga Kosova
Views: 7



Kosova dhe Serbia kanė arritur pajtueshmėri parimore pėr zbatimin e Marrėveshjes sė 19 prillit.

Kryeministrat Hashim Thaēi dhe Ivica Daēiq kanė pėrmbyllur tė mėrkurėn nė Bruksel bisedimet e nisura njė ditė mė parė, me qėllim tė arritjes sė dakordimit pė planin e zbatimit.

“Sapo pėrmbylllem takimin. Kemi arritur pajtueshėmri parimore sa i pėrket planit tė implementimit. Ka mbetur qė kjo pajtueshmėri tė verifikohet nė kuadėr tė Qeverive tė Kosovės dhe tė Serbisė. Nė pajtueshmėrinė parimore janė tė pėrcaktuara periudhat kohore dhe aktorėt implementues nė gjashtėmujorin e ardhshėm”, ka thėnė kryeministi Thaēi.

Sipas tij, kjo marrėveshje e implementimit ėshtė nė pajtim tė plotė me marrėveshjen pėr normalizim tė marrėdhėnieve, tė arritur muajin e kaluar po nga kryeminisrat e dy vendeve.

"Ky ėshtė njė angazhim kreativ i dy vendeve, por fjalėt kryesore i kanė Qeveritė e Kosovės dhe tė Serbisė. Nė ditėt e ardhshme do tė takohen ekipet profesionale”, ka thėnė Thaēi.

Rinisin bisedimet
Shefja e politikės sė jashtme tė Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka rinisur bisedimet me kryeministrat e Kosovės dhe tė Serbisė, Hashim Thaēi dhe Ivica Daēiq.

Temė e tyre ėshtė plani i zbatimit tė marrėveshjes pėr normalizimin e marrėdhėnieve Kosovė-Serbi.

Ky raund i takimeve vazhdon nga mbrėmja e sė martės, pasi palėt nuk kanė arritur pajtim pėr planin e zbatimit.

Megjithatė, ato janė shprehur optimiste se do tė dakordohen.

Njė shpresė tė tillė ka shfaqur edhe baronesha Ashton, e cila ėshtė ndėrmjetėsuese e procesit.

“Palėt duhet tė jenė tė gatshme qė pėrkushtimin pėr arritjen e marrėveshjes ta shndėrrojnė nė veprime konkrete nė terren”, ėshtė shprehur ajo.

Kryeministri Hashim Thaēi ka thėnė se “nuk ka shumė kohė pėr tė humbur" dhe se "marrėveshja duhet tė shndėrrohet nė realitet”. Ai ka hedhur poshtė mundėsinė e rinegociimit tė marrėveshjes sė 19 prillit.

Palėt janė tė vetėdijshme se pa miratimin e njė plani pėr zbatim do tė jetė e vėshtirė pėr t’i dhėnė Serbisė datėn pėr nisjen e negociatave pėr anėtarėsim nė BE, ndėrsa Kosovės mundėsinė e negociatave pėr Marrėveshjen e Stabilizim-Asoccimit.

Gentilini nė vend tė Ashtonit

Edhe pse ishte paralajmėruar vazhdimi i bisedimeve nė orėn 17, takimi Thaēi Daēiq ka vazduar sot nė orėn 14:30 pa shefen e diplomacisė evropiane Catherin Ashton.
Nė bisedime, nė vend tė saj po merr pjesė drejtoi pėr Ballkanin Perėndimor Fernando Gentilini, njoftojnė medie nga Brukseli.
Kryeministri Thaēi pas takimit tė paradites ka thėnė se “jemi nė rrugė tė mirė drejt pajtimit dhe po shqyrtojmė konkluzionet e fundit tė projektplanit pėr zbatim”.

..........

Nė Bruksel rreth orės 13:00 kanė pėrfunduar bisedimet pa ndonjė marrėveshje pėr planin e zbatimit. Pėr shkak tė angazhimeve tjera tė baroneshės Ashton palėt do tė pauzojnė pėr disa orė pėr t'u kthyer pėrsėri nė tavolinė nė ora 17:00.

Nė Bruksel po vazhdon takimi nė kuadėr tė dialogut nė mes tė Kosovės dhe Serbisė nė tė cilin kėsaj radhe dy kryeministrat duhet tė merren vesh pėr njė plan qė e kishin arritur mė 19 prill.

.......
Kryeministrat, Hashim Thaēi i Kosovės dhe Ivica Daēiq i Serbisė u takuan edhe tė martėn mbrėma, por nuk arritėn pajtim tė plotė pėr zbatimin e marrėveshjes.

Tė dy palėt janė shprehur optimiste se do ketė pajtim pėr kėtė marrveshje.

Njė shpresė tė tillė e kanė shprehur edhe zyrtarėt e BE-sė e edhe pėrfaqėsuesja e lartė e BE-sė, Catherine Ashton, nėn ndėrmjetėsimin e sė cilės po zhvillohen negociatat.

“Palėt duhet tė jenė tė gatshme qė pėrkushtimin pėr arritjen e marrėvshjes ta shndėrrojnė me veprime konkrete nė terren”, ėshtė shprehur ajo.

Ndėrsa, kryeministri Hashim Thaēi ka thėnė se “nuk ka shumė kohė pėr tė humbur dhe tash marrėveshja duhet tė shndėrrohet nė realitet” dhe ka hedhur poshtė mundėsinė e rinegociimit tė marrėveshjes sė 19 prillit.

Palėt janė tė vetėdijshme se pa miratimin e njė plani pėr zbatimin e marrėveshjes do tė jetė vėshtirė pėr t’i dhėnė Serbisė datėn pėr nisjen e negociatave pėr anėtarėsim, ndėrsa Kosovės mundėsinė e negociatave pėr Marrėveshjen e Stabilizim-Asoccimit.

Takimi Thaēi- Daēiq, vazhdon edhe sot

Takimi ndėrmjet kryeministrave tė Kosovės, Hashim Thaēi dhe tė Serbisė, Ivica Daēiq, i cili pėr temė ka pasur planin e zbatimit tė marrėveshjes sė 19 prillit, ka pėrfunduar dje pėr tė vazhduar tė sot. Takimi pritet tė vazhdojė sot nė orėn 11:00.

Thaēi optimist pėr zbatimin e marrėveshjes

Thaēi ėshtė shprehur optimist se bisedimet e nesėrme do tė pėrfundojnė me dakordim nė mes tė palėve.

“Ka qenė njė takim, pėr tė cilin besoj se nesėr (tė mėrkurėn ) do tė pėrmbyllet me pajtimin pėr implementimin e marrėveshjes sė muajit tė kaluar. Besoj se nuk do tė humbim kohė. Jemi tė vendosur qė tė arrijmė marrėveshje dhe tė fillojmė zbatimin nė terren. Definitivisht, kjo marrėveshje do tė shėnojė njė hap pėrpara pėr normalizimin e marrėdhėnieve tona dhe perspektivėn evropiane tė vendeve dhe popujve tanė”, ka thėnė Thaēi.

Homologu i tij serb, Ivica Daēiq, nuk ėshtė prononcuar pėr gazetarėt.

Marrėveshja e 19 prillit ėshtė e para nė mes tė palėve, e cila synon normalizimin e marrėdhėnieve Kosovė-Serbi, por zbatimi i saj ka ngecur.

Nė BE theksojnė se koha po skadon dhe se duhet tė arrihet sa mė parė pjatimi pėr zbatim.

Implementimi ėshtė kyē, si pėr Prishtinėn, ashtu edhe pėr Beogradin, qė tė shėnojnė pėrparime nė procesin e integrimit evropian.

Nis takimi trepalėsh

Nė Bruksel ka filluar takim trepalėsh nė mes tė shefes sė politikės sė jashtme tė Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, dhe kryeministrave tė Kosovės e tė Serbisė, Hashim Thaēi dhe Ivica Daēiq.

Takim po mbahet si darkė pune.

Baronesha Ashton paraprakisht ka takuar Daēiqin dhe mė pastaj Thaēin

Temė e bisedimeve ėshtė plani pėr zbatimim e marrėveshjes sė 19 prillit.

Kjo ka qenė marrėveshja e parė pėr normalizimin e marrėdhėnieve midis Kosovės dhe Serbisė, por zbatimi i saj ka ngecur. Tė dyja palėt kanė fajėsuar njėra-tjetrėn pėr dėshtimin.

Nė anėn tjetėr, zbatimi i saj ėshtė kyē, si pėr Prishtinėn, ashtu edhe pėr Beogradin, qė tė shėnojnė pėrparime nė procesin e integrimit evropian.

Para takimit tė sotėm, kryeministri Thaēi ėshtė shprehur optimist pėr arritjen e pajtimit rreth planit tė zbatimit.

Bisedojnė Ashton dhe Thaēi

Nė Bruksel po zhvillohet takimi ndėrmjet pėrfaqėsueses sė jashtme tė Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, dhe kryeministrit tė Kosovės, Hashim Thaēi.

Njė takim tė ngjashėm, baronesha Ashton ka mbajtur edhe me kryeministrin e Serbisė, Ivica Daēiq.

Takimet e tilla u paraprijnė bisedimeve trepalėshe, tė cilat pritet tė shqyrtojnė planin e zbatimit tė marrėveshjes sė 19 prillit.

Nisin takimet dypalėshe me Ashtonin

Nė Bruksel ka nisur takimi i shefes sė politikės sė jashtme tė Bashkimit Evropian, Catherine Ashtin, me kryeministrin e Serbisė, Ivica Daēiq, dhe delegacionin e tij.

Takimi do tė pasohet nga bisedime tė ngjashme tė baroneshės Ashton me delegacionin e Kosovės, i cili kryesohet nga kryeministri Hashim Thaēi.

Tė gjitha kėto i paraprijnė takimit trepalėsh Thaēi-Ashton-Daēiq, nė tė cilin pėr sot ėshtė paraparė tė diskutohet plani i zbatimit tė marrėveshjes sė 19 prillit.

Kjo ka qenė marrėveshja e parė pėr normalizimin e marrėdhėnieve midis Kosovės dhe Serbisė, por zbatimi i saj ka ngecur. Tė dyja palėt kanė fajėsuar njėra-tjetrėn pėr dėshtimin.

Nė anėn tjetėr, zbatimi i saj ėshtė kyē, si pėr Prishtinėn, ashtu edhe pėr Beogradin, qė tė shėnojnė pėrparime nė procesin e integrimit evropian.

Bruksel: Takim i ri Thaēi – Daēiq

Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi dhe ai i Serbisė, Ivica Daēiq, sot do tė takohen nė Bruksel me ndėrmjetėsimin e shefes sė diplomacisė evropiane, Catherine Ashton. Nė kėtė takim do tė shqyrtohet plani pėr zbatimin e marrėveshjes.

Zėdhėnėsja e diplomates Ashton, Maja Kocijanēiq ka theksuar theksoi se zbatimi i marrėveshjes ėshtė i njė rėndėsie tė veēantė pėr normalizimin e marrėdhėnieve mes Prishtinės dhe Beogradit, duke rikujtuar edhe kushtin e BE-sė ndaj Serbisė pėr fillimin e negociatave pėr anėtarėsim nė BE. Sipas mediave serbe takimi i sotėm pritet tė fillojė rreth orės 16.

Kurse, Kryeministri i vendit, Hashim Thaēi ka shprehur optimizmin e tij qė mund tė arrihet marrėveshja pėr planin e zbatimit.

“Jam optimist dhe me shpresė qė do tė arrihet marrėveshja pėr implementim dhe do tė shohim hapa konkret tė ndryshimit tė gjendjes edhe nė terren, natyrisht hap pas hapi, nė mėnyrė graduale nė mėnyrė tė vullnetshme me njė vullnet edhe tė institucioneve tė Kosovės edhe qytetarėve nė veri nė mėnyrė qė tė jetojmė njė jetė tė re tė pėrbashkėt. Natyrisht, qė sfida do tė kemi, vėshtirėsi do tė kemi, por kėto sfida nuk janė vetėm tė veriut janė gjithė Kosovės, por jam optimist qė gjėrat do t’i kalojmė bashkėrisht”, ka theksuar kryeministri Thaēi.

Sipas tij, ridiskutim tė marrėveshjes nuk do tė ketė, por vetėm opinione se si tė zbatohet kjo marrėveshje.

“Ridiskutim tė marrėveshjes nuk mund tė ketė, por opinione se si do tė implementohet duhet tė respektohen. Kosova ka pranuar propozimet e Ashtonit pėr implementim, tani mbetet qė Beogradi tė pajtohet nesėr nė Bruksel”, ėshtė shprehur ai.

Kurse, Kryeministri i Serbisė, Ivica Daēiq ka deklaruar se nga Beogradi pritet qė deri nė fund tė javės tė hartojė planin e zbatimit tė marrėveshjes sė Brukselit ku do tė ceken afatet dhe veprimet qė do tė pėrfundojnė nė periudhėn e caktuar.

Daēiq ka thėnė dje se “po flasim pėr afatet nė parim”. “Plani ėshtė i nevojshėm qė dikush tė mund tė konkludojė se po punojmė diē seriozisht. Pa planin e zbatimit, e kjo para se gjithash ka tė bėjė me policinė, gjyqėsinė dhe afatet e caktuara, nuk mund tė presim pėlqimin e Gjermanisė pėr marrjen e datės pėr fillimin e negociatave me BE”, ka thėnė ai.

Gjatė vizitės sė djeshme nė Beograd dhe Prishtinė, ministri i jashtėm i Gjermanisė, Guido Westerwelle, ėshtė takuar me tė dy kryeministrat, me ē’rast vlerėsoi se marrėveshja ėshtė “historike” pėr ka kėrkuar “hapa konkretė” pėr implementimin e saj”.

Ditė mė parė, Pėrfaqėsuesja e lartė e BE-sė pėr politikė tė jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, duke komentuar marrėveshjen ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė, ka deklaruar se pėr BE-nė janė tė rėndėsishme aspektet qė tė vihet deri tek pika qė tė pėrmbushen kushtet.

Ashton ka theksuar se tashmė ka pėrgėzuar kryeministrin e Kosovės dhe atė tė Serbisė pėr guxim dhe pėrkushtim, si dhe pėr punėn e vėshtirė nė arritjen e marrėveshjes, ndėrsa kryeministri Thaēi ka shprehur besimin se do tė arrihet njė marrėveshje pėr kėtė dhe se nuk ka kthim prapa pėrveē zbatimit tė marrėveshjes.
xxSpiunėt serbė s’mund tė bėhen pjesė e AKI-sė
Posted by: Beni, May 22, 2013, 10:30:57 PM
Replies: 0

Board: Lajmet nga Kosova
Views: 9



Asnjė qytetar i veriut tė Kosovės, i cili ka qenė pjesė e agjenturave tė Serbisė, nuk mund tė bėhet pjesė e Agjencisė Kosovare tė Intelegjencės (AKI). Kėtė qėndrim e kanė dhėnė anėtarėt e Komisionit pėr Mbikėqyrjen e Agjencisė sė Kosovės pėr Intelegjencė, duke e konsideruar si jo tė logjikshėm transferimin e njė pjesėtarit prej njė shėrbimi intelegjent nė tjetrin.

Zėvendėskryetari i parė i kėtij Komisioni, Fadil Demaku ka kundėrshtuar nė mėnyrė kategorike njė gjė tė tillė.

“Pėrgjigja ime ėshtė jo, sepse kjo as nuk mund tė jetė pjesė e marrėveshjeve njė ēėshtje. Specifikisht jeni tė interesuar ju dhe as nuk e pranon logjika e funksionimit tė kėtyre institucioneve”, ka theksuar Demaku.

Njė gjė tė tillė e kundėrshton edhe anėtari i komisionit nga radhėt e Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Burim Ramadani, duke thėnė se nuk ka gjasa qė njerėzit qė kanė shėrbyer pėr njė shėrbim intelegjent tė Serbisė tė bėhen pjesė e AKI-sė.

“Mund tė them tepėr qartė se asnjė lloj gjase nuk ka dhe nuk mund tė ketė qė njerėzit e infiltruar nga agjenturat e Serbisė tė jenė pjesė e Agjencionit Kosovar pėr Intelegjencė. AKI-ja ėshtė institucion i ri i cili po konsolidohet ēdo ditė e mė shumė dhe pėr anėtarėsim apo qenit pjesėtarė nė AKI, definitivisht duhet tė kalohen tė gjitha procedurat e verifikimit dhe nė kėtė aspekt ne shpresojmė dhe besojmė nė bashkėpunimin me partnerėt strategjik, me vendet e rėndėsishme tė botės, nė mėnyrė qė tė ndihmohet nė verifikimin e njerėzve tė caktuar”, ėshtė shprehur Ramadani.
xxArian Canin e "poshtėron" gazetari nga Kosova (Video)
Posted by: Beni, May 22, 2013, 07:37:41 AM
Replies: 0

Board: INTERVISTAT
Views: 17



Arian Cani nga Zonė e Lirė bie nė siklet me gazetarin e Show Meselation nga Mitrovica Blerim Pecin i cili ėshtė edhe autor i njė emisioni nė televizion publik tė Kosovės.
Arsyeja perse intervista e shkurtė, ėshtė fakti se Arian Cani disa herė refuzoj pėr tė dhėnė intervistė me arsyetim se nuk ka kohe ....!
Ne kėtė menyrė edhe gazetari nga Kosova i`u hakmir duke i thėnė se nuk ka kohė mė tepėr pėr intervistė!
Ariani herėt tjeraduhet tė jetė mė i kujdesshem ndaj kolegėve nga Kosova!


Arian Ēani nga Zone e Lire bie ne siklet me gazetarin e Show Meselation !
xxKacin: Marrėveshjen duhet ta nėnshkruajnė ata qė e mohuan pavarėsinė e Kosovės
Posted by: Beni, April 29, 2013, 11:02:10 AM
Replies: 0

Board: Lajmet nga Kosova
Views: 46



Raportuesi i Parlamentit Evropian pėr Ballkanin Perėndimor, Jelko Kacin konsideron se marrėveshja Kosovė-Serbi ėshtė historike dhe se mund tė krahasohet me fundin Luftės sė Ftohtė.

Nė intervistėn pėr “Veēernji list” tė Kroacisė, ai ka vlerėsuar se konflikti shumėvjeēar i Serbisė dhe i Kosovės ka sjellė shpėrbėrjen e Jugosllavisė. “Duke thėnė se Ivica Daēiqin, nė njė mėnyrė, mund ta quajmė Niksoni ballkanik, Kacin ka shtuar se “marrėveshjen duhet ta nėnshkruajnė dhe duhet ta zbatojnė ata qė mė sė shumti e kanė mohuar pavarėsinė e Kosovės”.
Pages: [1] 2 3