News: Pershendetje Peja1.com kthehet prap online pas nje pauze te shkurter , se shpejti me risi
October 18, 2018, 12:08:42 PM

* User

Welcome, Guest. Please login or register.

Login with username, password and session length

Reklamat

Forum



* Statistic


  • *Total Posts: 7721
  • *Total Topics: 6565
  • *Online Today: 50
  • *Most Online: 108
(January 03, 2012, 08:06:39 AM)
  • *Users: 0
  • *Guests: 14
  • *Total: 14

Author Topic: Alban Hoxha për momentet e fundit me Dorinën: I preka duar e këmbë teksa dëgjoja  (Read 4500 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline Beni

  • Administrator
  • Hero Member
  • *****
  • Posts: 1522
  • Karma: +0/-0
    • http://www.peja1.com


Thonë se kur dashuria është shumë e madhe, dy persona nuk e mbajnë dot derisa në jetë vjen një i tretë. Me qetësinë e një njeriu që ka fituar, por edhe ka humbur shumë, Alban Hoxha portier i Partizanit edhe i Kombëtares na tregon historinë e jetës së tij, rrëfimi i së cilës u ndërpre disa herë nga dridhja e herëpashershme e zërit të tij. Ai mundohej të ishte i fortë, edhe me atë që na tregon, duket sikur e ka mundur dhimbjen që mban brenda, këtë përshtypje të krijonte teksa mundohej që të buzëqeshte sa herë që i përmendnim të birin. Thonë edhe se Zoti i zgjedh njerëzit që do për t’i patur pranë vetes. Kështu ka ndodhur edhe me Dorin, bashkëshorten e ndjerë të Albanit, e cila është ndarë nga jeta para pak kohësh. Ai ka humbur një njeri të shtrenjtë, e cila i fali një dashuri të madhe, duke i bërë dhuratën më të madhe të jetës, Bekon e vogël, i cili sot është vetëm 40-ditësh.

Në këtë rrëfim, ai do të rikthehet pas në kohë, në fëmijëri, për të kujtuar babanë e tij, Bekimin, emrin e të cilit ia ka vendosur edhe djalit të tij. Kujton nënën Mozën, si një heroinë të vërtetë që është shëruar dhe i ka dhënë kurajë vetes, për nipin që do të duhet të rritet pa nënën e tij pranë. Mesa duket për Albanin jeta nuk ka qenë e thjeshtë, por ai përpiqet që gjithë kohës të lundrojë në kujtime të bukura, në shkëlqimin e syve të Dorit dhe të nënës së tij të fortë, që çdo ditë mban në krahë Bekon, më të shtrenjtën qenie që e bën të frymojë i qetë.

Alban, djali tanimë është 40-ditësh. Si po e përjeton lidhjen që ke me të?

Ai është një engjëll. Është Bekua im, dhurata më e çmuar që më solli në këtë jetë Dori. Tani është në shtëpi me nëna Mozën. Ajo nuk ka qenë mirë me shëndet, por tani që në jetë ka ardhur Beko, nëna Moza duket më mirë. Ajo kujdeset çdo minutë të ditës për të. Unë mezi pres të shkoj në shtëpi, të rri me të, ta mbaj në krahë. Dikur mezi mblidhesha në shtëpi, tani shkoj më shpejt. I kaloi 40 ditë që nga dita kur lindi.

Si e keni pritur Bekon?

Me shumë gëzim. Edhe pse shumë të rinj, të dy ne e konsideruam si një Bekim. Mbaj mend kur ma tha Dori. Në fillim nuk e kam besuar, ndaj edhe nuk jam gëzuar që kur ma tha. Kur shkuam për vizitë dhe gjithçka u vërtetua nga mjekët, atëherë u gëzova. Doja shumë që të ishte djalë. Dori e donte shumë si fëmijë, edhe nëse do të ishte vajzë. Kemi bërë për nëntë muaj plane. Menduam që kur djali të vinte në jetë, pas një muaji nga lindja e tij ne të martoheshim, të celebroheshin. Pikërisht, tani në mes të dhjetorit ne do të ishim burrë e grua. Fatkeqësisht, kjo nuk ndodhi.

Keni bërë për nëntë muaj plane... përfshirë këtu edhe emrin Beko. Me siguri emrin e zgjodhët ju?

E kisha menduar emrin po të ishte djalë do ta quanim si babai im, Bekim, por disi më të modernizuar Beko. Dhe ai mori emrin e babait tim. Edhe Dori e ka pëlqyer që në fillim këtë emër. Mua babai më ka lënë kur isha gjashtë vjeç dhe në një farë mënyre që kur e mora vesh për shtatzëninë, edhe deri në muajin e katërt që e pamë gjininë e fëmijës, jam lutur të ishte djalë, aq sa edhe Dori filloi të dëshironte që fëmija të ishte djalë. Ishim të lumtur në atë kohë. Tani që i prek flokët djalit më kujtohet kur Dori më thoshte: “O për ato dy qime flokë, më djeg kaq shumë stomaku. Ah, çdo t’i bëj kur t’i rriten edhe ca”. Ajo nuk mundi as ta ushqente tamam dhe jo më të... Ajo ishte e bindur që ne të dy do të punonim shumë që asgjë të mos i mungonte Bekos. I thosha shpeshherë se djalin do ta bëjmë gangster, e ajo vrenjtej dhe më thoshte se djalin do ta edukonte vetë. Mendonim vetëm për një tjetër të ardhme më të mirë.

Si i mban mend ato pak momente të saj me Bekon?

Ishte dita e parë kur Beko erdhi në jetë dhe ia kishin vendosur Dorit në gjoks. Beko i mbledhur flinte i qetë, ndërkohë që ajo merrte frymë dhe fliste me mua. E morën Bekon për një çast që të mbulohej pranë shtratit të vogël ku kishte afër edhe ngrohësen. E hoqën nga gjoksi dhe gusha e Dorit dhe ai filloi të qante. Nuk pushonte. U desh ta vinim sërish te gusha e saj që ai të mblidhej dhe të mbyllte sytë si të flinte i qetë në gjoksin e nënës së tij. Kështu e kujtoj Dorin me Bekon, ai ishte i qetë aty. Nuk kishte ftohtë me të. Mbaj mend edhe një moment tjetër, atë shkëlqimin e syve të saj, kur unë mbaja në krahë Bekon e porsalindur. Ishte e lumtur. Asaj i shkëlqenin gjithnjë sytë, por atë ditë kishte një shkëlqim ndryshe. Ishte shumë mirë, derisa të nesërmen do të merrte një rrugë tjetër.

Lamtumira

I preka duar e këmbë teksa dëgjoja aparaturat që lajmëronin ikjen

Për të nuk ka qenë e thjeshtë, edhe ende nuk vazhdon të jetë e thjeshtë. E megjithatë ai me kërkesën tonë mundet që shumë gjëra t’i shpreh tani që ka kaluar thuajse një muaj. Ndoshta të shprehurit e asaj çka e mundon brenda vetes do ta bëjë më mirë. E mes gjithë turbullirave dhe 16 ditëve që zgjatën për të sa një jetë, Albani rrëfen çastet e fundit me Dorin, vajzën që kishte zgjedhur për të kaluar një jetë. Ai nuk e di ende nëse bëri mirë që ishte aty në çastet e fundit. Do të donte të mos e kishte parë kurrë ashtu, por edhe nuk do t’ia falte vetes nëse nuk do të ishte aty për t’i prekur duart dhe këmbët përpara se ajo të ikte. Alban ka kaluar shumë pak kohë nga vështrimi i fundit i Dorit. Si të kujtohen ditët dhe orët e fundit me të? Ndonjëherë mendoj se do të ishte më mirë që të mos isha gjendur në dhomë në ato momente, ndërsa herë-herë mendoj se bëra mirë që i preka duar e këmbë, përpara se ajo të ikte. Doktori më ka futur brenda në dhomë në momentet e fundit. Aparaturat kishin filluar të tregonin se gjendja po vështirësohej. I preka këmbët në fillim dhe pastaj duart. Nuk po e besoja derisa pashë të gjithë treguesit e aparaturave që tregonin se ajo kishte ikur. E gjithë kjo ndodhi për një moment ndoshta, por kjo zgjati shumë për mua. E kuptova që kur doktori më tha: “Eja në dhomë”. Asgjë tjetër nuk u tha aty. Të gjitha i kuptova nga ato viza që lëviznin në aparatura. Nuk folëm, thjesht e preka. Ndonjëherë mendoj se do të ishte më mirë të mos isha në dhomë atë moment, pasi sytë e saj nuk kishin më atë shkëlqim, ndërsa herë-herë mendoj se bëra mirë që i preka duar e këmbë, përpara se ajo të ikte.

Çfarë do të doje të kishe bërë më shumë?

Kur lindi djali, unë vrapova për tek ai. Hyra në dhomë dhe e pyeta për djalin. “Pyet njëherë për ne”, më tha Dori. I thashë: “Ty këtu të kam dhe për gjithë jetën”. Nuk e mendoja kurrë se mund të ndodhte edhe kështu. Atë ditë e shijova me të dhe me djalin. Po flisnim, ajo ishte mirë, qeshte, ishte e lumtur. Ditën tjetër kisha ndeshje, doja të mos ikja, por planet ishin bërë. Para se të kthehem të nesërmen nga ndeshja, mami më merr në telefon dhe më thotë se Dori kishte dhimbje koke. Kur kam ardhur pësoi trompozë. Ishte një rast që ndodhte 1 në 1 milion. Dhe kjo më ndodhi mua.

Si është e vërteta e kushteve të spitalit?

Pas kësaj, kur kam shkuar në spital dhe u njoftova për atë që kishte pësuar Dori, kam lajmëruar në punë. Të gjithë m’u gjendën pranë. Madje, nga ekipi gjetën edhe ambulancën që spitali nuk e kishte atë ditë. Sado që u munduam nga njëri spital te tjetri, ishte e pamundur. Zoti zgjodhi ta merrte. Kanë qenë 16 ditët më të gjata të jetës time. Shkoja çdo mëngjes në spital me shpresë se do të bëhej më mirë. Të rralla ishin përmirësimet. Deri në ditën kur hyra në dhomë dhe doktori me një të lëkundur koke më dha të kuptoj se ishte drejt fundit. Aty, ato duar dhe këmbë filluan të ftohen...

1086 minuta lojë pa gol

Dori nuk e ka ndjekur Albanin stadiumeve ku ai ka luajtur, sepse kjo ka qenë dëshira e tij. Por ajo e ka ndjekur gjithnjë në televizion. Ajo ishte kritikja më e madhe kur Albanit pas ndeshjeve do të duhej të thoshte dy fjalë për gazetarët. Janë njohur shumë të rinj bashkë. Kishin mjaftueshëm vite për të ndjekur me kërshëri aktivitetet e njëri-tjetrit, edhe pse Dori në fillim nuk e njihte mirë futbollin. Por, ajo u mësua me kohën, u mësua që do të duhej ta priste portierin e saj, edhe si fitimtar, por edhe si humbës. U mësua që ta priste atë në shtëpi së bashku me të ëmën edhe me gjak të ngrirë, ashtu si ndodhi gjatë ndeshjes me Serbinë, ku Albani ishte pjesë e formacionit të Kombëtares. “E mbaj mend pritjen që na kanë bërë në Shqipëri që përzihej jo vetëm me ankthin tonë, por edhe me ankthin e familjarëve”, tregon për “Shekulli”-n Alban Hoxha, portieri i Kombëtares që atë ditë ishte në stolin rezervë që ndodhej në anën tjetër të tunelit, që do të duhej të kalonin djemtë me zemër dhe shpirt kuqezi. Këto kohë edhe pse shumë i trazuar nga ana personale, në profesion Alban Hoxha po shkëlqen. Vetëm pak ditë më parë, portieri Alban Hoxha ka hyrë në historinë e klubit dhe futbollit shqiptar me rekordin e vendosur, ku nuk pësoi gol për 1086 minuta lojë në kampionatin aktual.

Një rekord që ishte vendosur para 30 vitesh nga Bujar Gogunjën me ekipin Partizanit. Rekordi i tij ishte 1037 minuta pa pësuar gol. Pas lojtarëve të famshëm në historinë e klubit legjendar Partizani, tashmë 15 herë kampionët kanë në gjirin e tyre një lojtar, që jo vetëm ka thyer një rekord që qëndronte prej dekadash, por tashmë është kthyer në një nga portierët më të mirë të kampionatit shqiptar, ku si rrjedhojë është afruar edhe në ekipin kombëtar. Këtë rekord, portieri ia ka dedikuar djalit të vogël dhe njëkohësisht ia ka dedikuar edhe bashkëshortes, e cila u nda nga jeta në mënyrë tragjike para pak kohësh. Për një kohët të gjatë, ndoshta edhe për 30 a më shumë vjet të tjerë, kampionati shqiptar do të duhet të presë një portier si Alban Hoxha.



 

Radio Dukagjini





Euro 2016


Image and video hosting by TinyPic

Peja1 Per Android

Facebook

Reklamat

Kalendari

Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31