News: Pershendetje Peja1.com kthehet prap online pas nje pauze te shkurter , se shpejti me risi
October 18, 2018, 12:09:45 PM

* User

Welcome, Guest. Please login or register.

Login with username, password and session length

Reklamat

Forum

* Statistic

  • *Total Posts: 7721
  • *Total Topics: 6565
  • *Online Today: 50
  • *Most Online: 108
(January 03, 2012, 08:06:39 AM)
  • *Users: 0
  • *Guests: 13
  • *Total: 13

Author Topic: Lum motra për motrën!  (Read 3949 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline Beni

  • Administrator
  • Hero Member
  • *****
  • Posts: 1522
  • Karma: +0/-0
    • http://www.peja1.com
Lum motra për motrën!
« on: January 04, 2015, 09:16:16 AM »

Majlinda dhe motra e saj, Kaltrina

Meqenëse Majlinda Kelmendi është bërë simbol i sportit kosovar, sigurisht se ju interesojnë edhe detaje rreth saj. Diçka të tillë ju sjell “Zëri” nëpërmjet një interviste ekskluzive me Kaltrina Kelmendi – Kukën, motrën e xhudistes më të mirë në botë. Kaltrina tregon se si e kishte afruar në xhudo Majlindën, e cila qysh në vegjëli kishte ditur se çka janë medaljet, e që sot po i shijon   

Sot krejt Kosova mburret me Majlinda Kelmendin, e cila e ka marrë në duart e saj xhudon botërore. Xhudistja pejane tashmë është bërë më e mira absolute në planet, dhe kjo ka bërë që Kosovës t’i përmirësohet imazhi nëpër botë, shkruan Zëri.

Dhe tashmë thuajse është e sigurt: Majlinda me flamurin shtetëror në duar do t’i prijë ekipit kosovar në Lojërat Olimpike.

Andaj, meqenëse pejania është bërë simbol i sportit tonë, sigurisht se ju interesojnë detaje të ndryshme rreth saj dhe diçka të tillë ju sjell “Zëri”.

Për ata që nuk e kanë ditur, të kujtojmë se Majlinda është kunatë e trajnerit të saj, Driton Kuka, i cili ka merita të jashtëzakonshme në sukseset e xhudos kosovare, dhe jo vetëm në ato të pejanes. Kuka është i martuar me motrën e Majlindës, Kaltrinën. Dhe, falë Kaltrinës, Kosova sot krenohet me faktin se xhudistja numër 1 në botë është shtetase e saj.

Në fakt, Kaltrina Kelmendi - Kuka në moshë të re kishte filluar të merrej me xhudo. Teksa po ushtronte me qejf e intensitet, në ndërkohë Kaltrina kishte vendosur ta afrojë në këtë sport edhe motrën e saj. Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Zërin”, Kaltrina tregon se në atë kohë kishte besuar se Majlinda mund të bëhet një xhudiste kualitative, por nuk i kishte shkuar mendja se një ditë do ta sundojë botën.

“Me xhudo kam filluar të merrem në moshën 10-vjeçare. Si vajzë e re kam filluar të stërviti nga kureshtja, sepse më dukej sport interesant. Pas një kohe dëshiroja që edhe motra ime ta provonte këtë sport, sepse ishim shumë të lidhura mes vete”, kujton Kaltrina.

Ajo tregon se qysh në fëmijëri, Majlinda kishte thënë se do të bëhet kampione e botës, sukses që po e shijon tani.

“Edhe pse nuk mendoja se do t’i arrinte të gjitha këto suksese, e dija se Majlinda mund të arrijë shumë, sepse ishte një fëmijë i vendosur, kur dëshironte diçka. Më kujtohet kur një televizion e pati pyetur: Ku dëshiron të arrish me xhudo? Dhe, përgjigjja e Majlindës ishte: Dëshiroj të bëhem kampione e botës”, ka rrëfyer për “Zërin” Kaltrina.

“Në atë kohë më dukej diçka e pamundur, dhe diçka qesharake, por sot kur motra ime e ka arritur qëllimin e saj, unë ndihem tepër e lumtur dhe shumë krenare që në një farë mënyre e ka plotësuar edhe një ëndërr time si xhudiste, sepse pas martesës dhe lindjes së vajzës nuk vazhdova tutje”, thekson Kaltrina.

Majlinda nuk ia harron të mirat motrës

Meqenëse Kaltrina i bie që ta ketë zbuluar talentin e motrës së saj, Majlinda Kelmendit, “Zëri” e ka pyetur nëse është shpërblyer për këtë me ndonjë dhuratë prej kampiones së botës. Dhe, Kaltrina tregoi se motra e saj kujdeset shumë për gjithë familjen.

“Me Majlindën jemi shumë të lidhura. Nga çdo udhëtim i saj marr dhurata, pasi që është shumë e kujdesshme jo vetëm për mua, por për tërë familjen”, theksoi Kaltrina Kelmendi – Kuka për "Zërin".

Majlinda Kelmendi tashmë ka fituar gjithçka në xhudon ndërkombëtare. I mungon një medalje olimpike, të cilën do të tentojë t’ia sjellë Kosovës nga Olimpiada “Rio 2016”. Motra e saj beson se Majlinda ka kapacitet për të korrur suksese të reja në arenën ndërkombëtare.

“Të ardhmen e saj e shoh edhe me shumë suksese tjera, pasi është një person me karakter dhe personalitet”, përfundoi intervistën dhënë “Zërit” Kaltrina Kelmendi – Kuka, motra e krenarisë së Kosovës, Majlinda Kelmendit.

Kaltrina në këmbë, motra e Majlindës, e cila qysh më herët kishte filluar të merrej me xhudo

Kaltrina Kelmendi

Majlinda Kelmendi dhe trajneri i saj, Driton Kuka, bashkëshorti i Kaltrinës, i cili është bërë ndër trajnerët më të sukseshëm botëror për xhudo
« Last Edit: January 04, 2015, 09:18:32 AM by Beni »

Radio Dukagjini

Euro 2016

Image and video hosting by TinyPic

Peja1 Per Android

Facebook

Reklamat

Kalendari

Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31