News: Pershendetje Peja1.com kthehet prap online pas nje pauze te shkurter , se shpejti me risi
October 18, 2018, 01:04:27 PM

* User

Welcome, Guest. Please login or register.

Login with username, password and session length

Reklamat

Forum



* Statistic


  • *Total Posts: 7721
  • *Total Topics: 6565
  • *Online Today: 50
  • *Most Online: 108
(January 03, 2012, 08:06:39 AM)
  • *Users: 0
  • *Guests: 9
  • *Total: 9

Author Topic: MISTERI I TREKËNDËSHIT TË BERMUDEVE  (Read 5123 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline Beni

  • Administrator
  • Hero Member
  • *****
  • Posts: 1522
  • Karma: +0/-0
    • http://www.peja1.com
MISTERI I TREKËNDËSHIT TË BERMUDEVE
« on: January 18, 2015, 01:58:44 PM »
MISTERI I TREKËNDËSHIT TË BERMUDEVE: A po i rrëmbejnë anijet fantazmat, jashtëtokësorët, apo atlantidasit?


Vendi ku të gjitha kompaset pushojnë të punojnë dhe ku asnjë mjet transportues nuk kalon pa ndjenjën e frikës, po shkakton shumë spekulime të teoreticientëve të komploteve.

Trekëndëshi i Bermudeve është njëri nga misteret më të njohura. Në territorin në mes Floridës, Bermudeve dhe Portorikës, kompaset dhe instrumentet e tjera nuk punojnë, kurse anijet, aeroplanët dhe njerëzit zhduken pa gjurmë. Të paktën kështu thuhet në rrëfimet të cilave u besojnë shumica e banorëve të planetit tonë, transmeton Telegrafi.

Për të gjitha ngjarjet misterioze ende nuk ka asnjë shpjegim të duhur. Derisa disa thonë se trekëndëshi i djallit një portal në mes botëve, të tjerët besojnë se ky është vendi ku fshihen pasardhësit e atlantidëve, jashtëtokësorët, fuqitë e pista ... Skeptikët thonë se asgjë nga këto nuk është e vërtetë dhe se Trekëndëshi i Bermudeve me asgjë nuk dallon nga territoret e tjera në botë.

Këto janë disa nga versionet për “Trekëndëshin e djallit”:




1. Zhduket ai që sheh Atlantidën

Trekëndëshi i Bermudeve në fakt është një territor në të cilin dikur gjendej Atlantida misterioze. Zhdukjet ndodhin për shkak se në disa momente aktivizohet armatimi i mbetur i atij civilizimi. Sipas një teorie të ngjashme, Atlantidasit ende fshihen në fund të trekëndëshit dhe zhduken anijet dhe aeroplanët të cilët vërejnë dëshmitë e ekzistimit të tyre.




2. Jashtëtokësorët i rrëmbejnë dhe i marrin në pyetje njerëzit

Jashtëtokësorët janë ata që rrëmbejnë anijet dhe aeroplanët në territorin në mes Floridës, Bermudeve dhe Portorikës. Ata shfrytëzojnë ose teknologjinë e tyre superiore, ose korridoret e kalimit në mes dimensioneve të botëravve, për të rrëmbyer njerëzit dhe për t’i studiuar ata në planetët e tyre të largëta.




3. Kalimi në mes botërave
Disa njerëz mendojnë se Trekëndëshi i Bremudeve në fakt është një kalim në mes dimensioneve ose botërave, çfarë ekzistojnë në shumë pjesë të botës. Ata besojnë se në atë territor graviteti është më i dobët se kudo tjetër dhe se fusha magnetike është më e ndryshme krahasuar me të tjerat vende.




4. Amerikanët provojnë armatimin e tyre

Shumëkush beson se shkaktari i zhdukjes në Trekëndëshin e Bermudeve nuk është kurrfarë misteri, por vetëm se ai është një territor ku ushtria amerikane teston armatimin e saj më të ri dhe më të avancuar, gjë që shkakton edhe zhdukjen e fluturakeve dhe mjeteve lundruese.


5. Fantazmat e robërve përpijnë gjithçka

Dr Bruk Lindhurst ka plasuar teorinë se zhdukjet në Trekëndëshin e Bermudeve janë pasojë e mallkimit që kanë hedhur skllevërit afrikan. Nëpër atë territor kanë kaluar anijet që kanë transportuar skllevër, kurse kapitenët e anijeve shpeshherë skllevërit e sëmurë i kanë hedhur në det. Prandaj në tash në trekëndësh fantazmat e skllevërve ndjekin gjithçka që kalon atypari.

6. Fenomeni natyror shkakton vorbulli

Disa teoreticientë kanë provuar të dëshmojnë se zhdukjet në fakt janë pasojë e disa fenomeneve natyrore, sepse nëpër atë territor kalon rrymimi golf dhe se janë shumë uragane dhe fenomene të tjera natyrore.



 

Radio Dukagjini





Euro 2016


Image and video hosting by TinyPic

Peja1 Per Android

Facebook

Reklamat

Kalendari

Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31