News: Pershendetje Peja1.com kthehet prap online pas nje pauze te shkurter , se shpejti me risi
October 17, 2018, 07:40:07 PM

* User

Welcome, Guest. Please login or register.

Login with username, password and session length

Reklamat

Forum



* Statistic


  • *Total Posts: 7721
  • *Total Topics: 6565
  • *Online Today: 24
  • *Most Online: 108
(January 03, 2012, 08:06:39 AM)
  • *Users: 0
  • *Guests: 12
  • *Total: 12

Author Topic: Wolfsburgu shkakton 'tërmet" te Reali! Baras në Paris  (Read 1378 times)

0 Members and 2 Guests are viewing this topic.

Offline Beni

  • Administrator
  • Hero Member
  • *****
  • Posts: 1522
  • Karma: +0/-0
    • http://www.peja1.com
Wolfsburgu shkakton 'tërmet" te Reali! Baras në Paris
« on: April 07, 2016, 07:40:24 AM »



Zlatan Ibrahimoviç ka humb penalltinë në minutën e 14-të, gjuajtjen e të cilit e ka pritur portieri Hart.

Wolfsburgu shkakton 'tërmet" të Reali! Askush nuk e ka pritur se skuadra gjermane, Wolfsburg do të jetë aq e fortë dhe do ta mposhtin Real Madridin me rezultat 2:0, në takimin e parë të çerekfinales së Champions League.

Futbollistët e Wolfsburgut u treguan të vendosur që nga fillimi i takimit e deri në fund, duke luajtur me zgjuarsi, ndërsa Reali befasoi të gjithë me këtë humbje, por janë me shpresë së do ta përmbysin këtë rezultat në javën e ardhshme. Në minutën e 18-të, Wolfsburg udhëheq, kur Rodriguez ka qenë i pagabueshëm nga penalltia.

Në anën tjetër pritej se Reali do të këndellej dhe ta barazoi rezultatin, por nuk ndodhi. Arnold në minutën e 25-të thelloi fitoren me rezultat 2:0, duke shkaktuar tërmet te ekipi madrilen. Reali pati më shumë posedimin e topit, por dot që të arrijnë rezultat të favorshëm.

Trajneri i Realit, Zinedine Zidane, duhet të mendoj për takimin e ardhshëm, sepse as vet nuk e ka pritur se do t'i hasë sharra në gozhdë në Wolfsburg. Ndeshje interesante e dramatike është zhvilluar edhe në mes kampionit të Francës, PSG-së dhe Manchester Cityt, e cila përfundoi pa fitues (2:2). Një ndeshje me katër gola të shënuar dhe një rezultat pothuajse shumë i mirë për Cityn, pasi që takimin e kthimit do ta presin me të qetë në Etihad.

Zlatan Ibrahimoviç ka humb penalltinë në minutën e 14-të, gjuajtjen e të cilit e ka pritur portieri Hart. Mirëpo, mysafirët të parët kaluan në epërsi, pikërisht në minutën e 38-të përmes futbollistit de Bruyne, por kjo nuk zgjati më shumë se tre minuta, pasi që sulmuesi suedez Ibrahimoviç barazoi rezultatin 1:1 pas një gabimit trashanik të vendasve. Pjesa e dytë ka qenë mjaft interesante, ndërsa Rabiot në minutën e 59-të kaloi në epërsi parisienët, duke i shtuar mundësitë për fitore. Në minutën e 72-të, Fernadinho ia mohoi fitoren kampionit francez, kur barazoi shifrat 2:2, duke i sjell një barazim shumë të favorshëm ekipit anglez për sfidën e kthimit.

Wolfsburg-Real 2:0

Stadiumi "Volkswagen-Arena", Wolfsburg.

Gjyqtar:Gianluca Rocchi (Italia).

Shënues: Rodriguez (18'-nga penalltia), Arnold (25').
Kartonat e verdhë:Vieirinha, Benaglio, Arnold-Bale.

Wolfsburg: Benaglio, Vieirinha, Naldo, Dante, Rodriguez, Luiz Gustavo, Guilavogui, Arnold, Bruno Henrique (Trasch 80'), Draxler (Schafer 90+3') dhe Schürrle (Kruse 85').

Real Madrid: Navas, Danilo, Pepe, Sergio Ramos, Marcelo, Modriç (Isco 64'), Casemiro, T. Kroos (Rodriguez (85'), Bale, Cristiano Ronaldo dhe Benzema (Jese 41').

PSG-Manchester City 2:2

Stadiumi: "Parc des Princes", Paris.

Gjyqtar: Milorad Mazhiq (Serbia).

Shënues: Ibrahimoviç (41'), Rabiot (59') - De Bruyne (38'), Fernadinho (72').
Kartonat e verdhë: Luiz, Matuidi -Fernando, Clichy, Mangala, Navas.

PSG: Trapp, Aurier (Van der Wiel (78'), Thiago Silva, David Luiz, Maxwell, Motta, Rabiot (Lucas 72'), Matuidi, di Maria, Ibrahimoviç dhe Cavani.

Manchester City: Hart, Sagna, Otamendi, Mangala, Clichy, Fernando, Fernandinho, Jesus Navas, De Bruyne (Delph 77'), Silva (Bony 88') dhe Aguero (Kolarov 90+3').
« Last Edit: April 07, 2016, 07:48:56 AM by Beni »



 

Radio Dukagjini





Euro 2016


Image and video hosting by TinyPic

Peja1 Per Android

Facebook

Reklamat

Kalendari

Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31