News: Pershendetje Peja1.com kthehet prap online pas nje pauze te shkurter , se shpejti me risi
October 18, 2018, 01:25:06 PM

* User

Welcome, Guest. Please login or register.

Login with username, password and session length

Reklamat

Forum



* Statistic


  • *Total Posts: 7721
  • *Total Topics: 6565
  • *Online Today: 50
  • *Most Online: 108
(January 03, 2012, 08:06:39 AM)
  • *Users: 0
  • *Guests: 9
  • *Total: 9

Author Topic: Fitores historike të Kosovës i dëgjohet “krisma” deri në Brazil  (Read 1169 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline Beni

  • Administrator
  • Hero Member
  • *****
  • Posts: 1522
  • Karma: +0/-0
    • http://www.peja1.com


Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar fitoren e parë ndërkombëtare, pas pranimit në UEFA dhe FIFA në muajin maj. Të përzgjedhurit e Albert Bunjakit, në miqësoren e zhvilluar në qytetin e Frankfurtit mundën lehtësisht 2:0 Ishujt Faroe.

Edhe pse me një lojtar më pak në pjesën më të madhe të kohës, Kosova nuk rrezikoi asnjëherë fitoren ndaj rivalëve jo aq të denjë të Ishujve Faroe.

Albert Bunjaku dhe Elbasan Rashani shënuan për fitoren e Kosovës.
Duke qenë ndeshja e parë ndërkombëtare, miqësorja ndaj Ishujve Faroe ka tërhequr interesimin e madh te mediet e ndryshme botërore.

Fitores së Përfaqësues së Kosovës, ‘krisma’ i është dëgjuar deri në Brazilin e largët.
Po ashtu medie tjera të mëdha ndërkombëtare, kanë raportuar për fitoren e përfaqësueses së drejtuar nga Bunjaki, e po ashtu edhe ato të rajonit.

“Përfaqësuesja e Kosovës fiton ndeshjen e parë pas pranimit në UEFA dhe FIFA”, shkruan media braziliane ‘boainformacio.com.br’.

Një titull tërheqës për fitoren e Kosovës, e ka pasur edhe Eurosport.
“10 lojtarët e Kosovës mposhtën Ishujt, në fitoren e parë ndërkombëtare”, shkruan Eurosport, e një titull pothuajse të ngjashëm ka pasur edhe DailyMail.
Fitorja e Kosovës, nuk ka mundur t’u ikë as medieve serbe.

“Me himn, me flamur dhe me stemë, Kosova feston ndaj Ishujve Faroe”, ka shkruar ‘sportske.net’.
Ky lajm nuk u ka ikur as medieve tjera si ‘blic.rs’, ‘b92’, ‘alo.rs’.

“Kosova regjistron fitoren e parë në histori”, shkruan kroatja ‘vecernji.hr’.
Ndërsa BBC shkruan: “Kosova mund Ishujt Faroe në ndeshjen e parë ndërkombëtare”.


https://www.youtube.com/watch?v=mnidpi2HgrI
« Last Edit: June 05, 2016, 09:45:45 AM by Beni »



 

Radio Dukagjini





Euro 2016


Image and video hosting by TinyPic

Peja1 Per Android

Facebook

Reklamat

Kalendari

Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31