News: Pershendetje Peja1.com kthehet prap online pas nje pauze te shkurter , se shpejti me risi
October 20, 2018, 06:34:46 PM

* User

Welcome, Guest. Please login or register.

Login with username, password and session length

Reklamat

Forum



* Statistic


  • *Total Posts: 7721
  • *Total Topics: 6565
  • *Online Today: 45
  • *Most Online: 108
(January 03, 2012, 08:06:39 AM)
  • *Users: 0
  • *Guests: 11
  • *Total: 11

Author Topic: Harrohet Faruk Begolli  (Read 2986 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline Beni

  • Administrator
  • Hero Member
  • *****
  • Posts: 1522
  • Karma: +0/-0
    • http://www.peja1.com
Harrohet Faruk Begolli
« on: August 30, 2010, 07:08:02 AM »


Ishte muaji gusht, tri vite më parë, kur ai iku. Tri vite që kur kinematografia dhe teatri shqiptar humbi, Faruk Begollin. Viti i parë pas vdekjes la të mendoj që ai, kishte lënë shumë miq dhe dashamirë, të vuajnë për vdekjen e tij, apo ta përkujtojnë përjetësisht jetën dhe veprën e tij, ndërsa vitet tjera ky mendim u zbeh. Emri rrallë i përmendet, do të harrohej po mos të linte përjetësisht veprën e tij.

Ka shumë institucione ku aktori ynë me famë botërore, Begolli, ju dha shumë nga jeta e tij.

Në vitin e parë pas vdekjes ai, u përkujtua, gati nga të gjitha institucionet kulturore, ku dha jetë, në këto vitet që kaluan edhe nëse u përkujtua, atë e bënë vetëm miqtë e tij dhe gjithçka shkoi në qetësi. Tani, kemi një ditë kur përkujtojmë jetën dhe veprën e Faruk Begollit, apo as edhe një ditë?

“Ne për çdo vit e festojmë datëlindjen e Faruk Begollit, jo datën e vdekjes sepse simbas neve, Begolli në skenën kosovare është i pa zëvendësueshëm dhe ne nuk e shohim të vdekur. Dy vitet qe kanë kaluar ne e kemi festuar ditëlindjen, zakonisht qysh ai ka dashur, me muzikë dhe më festive, me miqtë e tij të pranishëm”, u shpreh drejtori i teatrit “Dodona” Agim Selimi.

Sipas Selimit, ai gjithmonë është i pranishëm në Teatrin, që ai vetë e themeloi dikur. “Ai është i pranishëm edhe me shfaqje që ika bërë, ne e kemi politikën teatrore që shfaqjet që i ka bërë ai, të i rikthejmë në skenë, natyrisht të modernizuara dhe të përshtatura me kohën, është shfaqja e tij “Maturantët” e rikthyer në skenë para pak kohësh”, u shpreh Selimi.

Mirëpo, sipas Selimit, Begolli meriton të përkujtohet nga të gjitha institucionet kulturore. “Unë mendoj që, të gjitha institucionet kulturore e kanë obligim ta përkujtojnë Faruk Begollin sepse është një emër i cili ka dhënë shumë në skenën tonë si në aspektin edukativ ashtu edhe në atë artistik. Ai meriton të përkujtohet edhe për sinqeritetin e tij dhe për ndihmën e pa kursyeshme të brezit të rinj”, thoshte ai.

Është Teatri Kombëtar, institucioni tjetër ku Faruk Begolli jo shumë para vdekjes së tij ishte i pranishëm me shfaqjen “Mbreti Lir”. Se a përkujtohet më dhe si përkujtohet, Burbuqe Berisha, drejtoresha e teatrit, flet për Express.

"Nga teatri nuk është menduar këtë vit që të përkujtohet në ndonjë formë Faruk Begolli, ajo ditë hynë, në aktivitet kulturor artistike, dmth, këtë ditë duhet ta kem propozim nga drejtori artistik dhe bordi, por një kërkesë të tillë nuk e kam pasur. Edhe unë i takoj një gjinie të artit, jam regjisore, edhe un hy në atë listën e injorantëve që ndoshta edhe e kanë tejkaluar këtë punë, nuk është menduar këtë vit të ketë diçka” u shpreh Berisha.

Sipas Berishës, pa dyshim që të paktën një ditë duhet të përkujtohet Begolli, mirëpo ai përkujtohet gjatë gjithë kohës, jo vetëm ditën e vdekjes së, duhet të bëhet ose një shpërblim Faruk Begolli, që të jetë gjithmonë i përkujtuam ai, jo vetëm një herë, në ditën e vdekjes apo të lindjes.

“I ka dhënë shumë institucioneve, ka dhënë shumë nga jeta e tij, së pari Fakultetit të Arteve i ka dhënë jetësim, ai është formues i degës së aktrimit, pastaj ka qenë drejtor shumë vjeçar i Teatrit “Dodona”, në kuadër të TKK-së, viteve të fundit e ka pasur premierën e shfaqjes “Mbreti Lir”, ka qenë aktor i rregullt i filmave që prodhon Kosova film. Nëse do të bënin të gjitha institucionet diçka bashkërisht atëherë Faruk Begollit nuk do ju harrohej emri, edhe tani pavarësisht a përkujtohet nga tjerët, ai ka lënë aq shume vepra ku edhe injorantët si ne, jam edhe në këtë mes, të cilët e harrojnë, populli nuk e harron” u shpreh Berisha
Ndërsa nga Kinemaja e vetme e qytetit, duket se nuk kemi pse të presim ndonjë ditë që të përkujtohet Begolli, ngaqë, asnjëherë në Kino ABC nuk ka shkuar ndonjë kërkesë, për të shfaqur repertori i filmave të Begollit.

“Janë studentët dhe bashkëpunëtorët e Farukut, është Teatri Dodona e cila ka qenë drejtpërdrejt e lidhur me të, që duhet ta përkujtojnë. Por si duket e kanë harruar. Ne si kinema distribuojmë filma dhe shfaqim, institucionet tjera si Ministria e Kulturës, Akademia, Departamenti i Filmit, qytetarët, qytetarët e Pjesës, vendit të tij të lindjes, mund të kërkojnë nga Kino ABC, që të shfaqin filmat e Farukut, ditët e Farukut. Mirëpo shumë shpejt harrohen njerëzit që kanë pasur vlera për këtë shoqëri” u shpreh, Drejtori i Kino ABC Milazim Salihu.
Sipas Salihut, viti i parë pas vdekjes është përkujtuar, por kjo nuk mund të bëhet vazhdimisht.

“Vitin e parë është përkujtuar, por vitet tjera, ne nuk mund të merremi me përkujtime sepse nuk mund të shfaqim filma, është e vetmja kinema e qytetit, për këtë duhet të merren institucionet përkatëse, të cilat e kanë harruar Farukun por edhe tjerët” u shpreh Salihu.

Faruk Begolli lindi më 14 shkurt të vitit 1944 në Pejë, Kosovë dhe vdiq më 23 gusht të vitit 2007, ishte njëri nga aktorët e mirënjohur në ish Jugosllavi duke arritur kështu një famë të madhe botërore. Ai studioi në Akademinë e Filmit dhe Teatrit në Beograd dhe diplomoi në vitin 1966. Faruk Begolli ishte gjithashtu një figurë e rëndësishme e Teatrit dhe Kinematografisë Kosovare. Ishte bashkëthemelues i degës së Aktrimi të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës, ku edhe punoi si pedagog i lëndës së Aktrimit. Në vitet e 90-ta ai themeloi Teatrin "Dodona" në Prishtinë, në këtë Teatër ai angazhonte studentët e tij dhe aktorë të tjerë duke inskenuar shfaqje të ndryshme teatrale. Teatri "Dodona" u bë Teatri më i njohur në Kosovë gjatë këtyre viteve duke vazhduar deri më tani.



 

Radio Dukagjini





Euro 2016


Image and video hosting by TinyPic

Peja1 Per Android

Facebook

Reklamat

Kalendari

Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31