News: Pershendetje Peja1.com kthehet prap online pas nje pauze te shkurter , se shpejti me risi
October 20, 2018, 06:23:03 PM

* User

Welcome, Guest. Please login or register.

Login with username, password and session length

Reklamat

Forum



* Statistic


  • *Total Posts: 7721
  • *Total Topics: 6565
  • *Online Today: 45
  • *Most Online: 108
(January 03, 2012, 08:06:39 AM)
  • *Users: 0
  • *Guests: 8
  • *Total: 8

Author Topic: Sekiraqa, troket në EULEX  (Read 4400 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline Amore

  • Global Moderator
  • Hero Member
  • *****
  • Posts: 1255
  • Karma: +1/-0
  • Sinqeriteti .Besnikeria
    • www.peja1.com
Sekiraqa, troket në EULEX
« on: December 15, 2009, 09:26:38 AM »


 Një i afërm i Enver Sekiraqës ka trokitur në dyert e EULEX’it, për kontakt. Ky mision thuhet se ka sugjeruar që Sekiraqa të marrë një avokat. Ky informacion nuk mohohet dhe as nuk pohohet nga EULEX’i. Enver Sekiraqa ka dy vjet që kërkohet për akuza shumë të rënda, përfshirë vrasje.


Një nga personat më të kërkuar në Kosovë nga policia vendase dhe ajo ndërkombëtare duket se është lodhur duke jetuar tash e tri vjet i fshehur.

Ky është Enver Sekiraqa, të cilin policia e konsideron shumë të rrezikshëm, ndërkohë që mbi të rëndojnë akuza nga më të rëndat.

Por, nëse policia vazhdon të hetojë dhe të mos arrijë ta arrestojë, burime të Expressit nga EULEX-i japin një të dhënë tjetër shumë të rëndësishme, që ndërlidhet me këtë person.

Sipas këtij zyrtari, kohë më parë, një i afërm i Enver Sekiraqës ka shkuar dhe ka biseduar me zyrtarët përkatës të këtij misioni në lidhje me këtë të arratisur.

“Biseda me këtë person, ka qenë thjesht informative”, thotë ky zyrtar për Express, duke shpjeguar edhe sugjerimet që i kanë dhënë këtij “të dërguari”, nga zyrtarët e EULEX-it.

“Një nga prokurorët e EULEX-it i ka thënë këtij personi, se do të ishte mirë që Sekiraqa të caktojë një avokat”, thotë ky burim i gazetës, i mirinformuar.

“Qëllimi i ardhjes së këtij personi, nuk dihet saktë”, sqaron zyrtari ndërkombëtar për gazetë, duke mos qenë në gjendje të japë më shumë detaje.

Përveç kësaj, burimi i gazetës nuk dëshiron të përshkruajë as personin që ka kërkuar sqarime nga prokurorët e EULEX-it.

“Nuk është mirë të zbulohen të gjitha, ngase kjo është një çështje e ndjeshme”, thotë ky person nën kushte anonimiteti.

Që nga viti 2007, Enver Sekiraqa, për tërë këtë kohë, vazhdon të jetojë i fshehur, ndërkohë që përpjekjet e policisë për ta arrestuar kanë dështuar disa herë.

Për dështimin e policisë, zyrtarët e saj kurrë nuk kanë dhënë sqarime të qarta, përveç që është lënë të nënkuptohet se ai ka burime nga brenda të cilat i kanë treguar para se operacioni të ndodhë.

Sekiraqa ka vite që kërkohet dhe hetohet, kurse për vendndodhjen e tij më shumë ka tregime në formë legjendash sesa të dhëna të sakta se ku vërtet ai fshihet.

Derisa disa thonë se ai është parë në pjesën veriore të Mitrovicës, ka të tjerë që tregojnë se i njëjti është parë edhe në Luginë të Preshevës.
Të kontaktuar në lidhje me këtë rast, zyrtarë të misionit të EULEX-it në Prishtinë nuk pranojnë të japin asnjë detaj në lidhje me këtë çështje.

Duke mos e pohuar këtë rast, por edhe duke mos e mohuar, ata thonë se nuk mund të publikojnë të dhënat që mund të jenë konfidenciale.

Karin Limdal, një nga zëdhënëset e misionit të EULEX-it, jep një përgjigje shumë të shkurtër për Express, që ka të bëjë me këtë person i cili ka kontaktuar EULEX-in në lidhje me Enver Sekiraqen.

“Si çështje e principeve, ne asnjëherë nuk japim informacione në lidhje me kontaktet konfidenciale që kanë njerëzit me prokurorët e EULEX-it”, thotë Limdal për Express.

Ndërkohë, Enver Sekiraqa nuk kërkohet vetëm në botën reale, pasi për të njëjtin janë shpërndarë të dhëna dhe fotografi edhe në faqen zyrtare të internetit të Interpolit dhe Policisë së Kosovës.

Për këtë person janë shpërndarë të dhënat edhe në të gjitha pikat kufitare të vendit si dhe në ato të vendeve të Bashkimit Evropian.

Enver Sekiraqa kërkohet për veprat penale të vrasjes, krime seksuale, krim të organizuar, krim të organizuar ndërkombëtar, vjedhje dhe për përfshirje të tij në vrasjen e policit Triumf Riza.

Përveç kësaj, në janar të vitit 2008, Gjykata Supreme e Kosovës ka miratuar vendimin Gjykatës së Qarkut në Prishtinë të marrë në vitin 2006, në të cilin Sekiraqa dhe disa të tjerë janë gjetur fajtorë për disa vepra penale.

Ai ishte dënuar me 2 vjet burg, por të cilat nuk i ka mbajtur asnjëherë për shkak se policia kurrë nuk ka mundur ta arrestojë.



 

Radio Dukagjini





Euro 2016


Image and video hosting by TinyPic

Peja1 Per Android

Facebook

Reklamat

Kalendari

Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31