News: Pershendetje Peja1.com kthehet prap online pas nje pauze te shkurter , se shpejti me risi
October 17, 2018, 07:41:48 PM

* User

Welcome, Guest. Please login or register.

Login with username, password and session length

Reklamat

Forum



* Statistic


  • *Total Posts: 7721
  • *Total Topics: 6565
  • *Online Today: 24
  • *Most Online: 108
(January 03, 2012, 08:06:39 AM)
  • *Users: 0
  • *Guests: 11
  • *Total: 11

Author Topic: Nuk mbrohet Zoti me gënjeshtra!  (Read 7528 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline Amore

  • Global Moderator
  • Hero Member
  • *****
  • Posts: 1255
  • Karma: +1/-0
  • Sinqeriteti .Besnikeria
    • www.peja1.com
Nuk mbrohet Zoti me gënjeshtra!
« on: April 16, 2010, 07:46:40 PM »
Në shekullin e IV të erës sonë, njëri nga teologët dhe filozofët më të shquar të krishtërimit, Shën Aurel Augustini në një nga librat e tij thotë:
"Shpesh edhe jobesimtari di diç për tokën, qiellin dhe elementet e kësaj bote, për lëvizjen e yjeve, madhësinë e tyre, pozicionet, për parashikimin e zënies së diellit dhe hënës, ciklet e viteve dhe stinëve të vitit, për llojet e shtazëve, bimëve, gurëve etj. Dhe, ai këto njohuri i mbanë të sigurta në bazë të përvojës. Është turp dhe rrezik që të krishterët kinse duke shpjeguar shkrimin e shenjtë flasin gjepura për ato tema, dhe ne besimtarët duhet të ndërmarrim të gjitha masat e duhura ta parandalojmë atë gjendje, në të cilën pabesimtarët mund të tërheqin vërejtjen për padijen e madhe të besimtarëve, dhe t'u qeshen me përbuzje." Të krishterët gjatë historisë në rastet më të shpeshta e kishin respektuar këtë këshillë të Aurel Augustinit, duke e pranuar të vërtetën e matematicientëve dhe filozofëve të famshëm grek. Në mesjetë, kur shkenca arabe ishte në kulmet e saj, zbulimet e saj u pranuan dhe u përphapën pikërisht nga murgjët dhe dijetarët kishtar, pa marrë parasysh që ato vinin nga "pabesimtarët". Por, urtia e kësaj këshille shihet me gjithë fuqinë e saj kur shikojmë çfarë ka ndodhur, kur nuk e kishin respektuar besimtarët këtë këshillë!? Disa shembuj, sot i di secili fëmijë; teologët kishtarë në mesjetë ishin të bindur që - Bibla thotë se Toka ishte e rrafshtë. Kur Galileu e shpiku teleskopin dhe filloi t'i publikoj zbulimet për planetet, ata teologë e detyruan që publikisht të heqte dorë nga tërë ajo që kishte zbuluar.
Kur Koperniku gjeti dëshmi të pakontestueshme që Toka ishte e rrumbullakët dhe rrotullohet rreth diellit (dhe jo e kundërta), kishte aq shumë frikë nga dënimi që do të pasonte në rast të publikimit të atyre "herezive", sa që kurrë nuk guxoi t'i botonte. Ato u gjetën nëpër sirtarë pas vdekjes së tij. Xhordano Bruno pasi që nuk ishte i gatshëm të fshihej, u dogj në turrë të druve.Kur mjekët dhe biologët e zbuluan që sëmundjet shkaktohen nga bakteret e jo nga demonët, priftërinjtë iu kundërvuan dhe e sulmuan teorinë e tyrë si "blasfemi". Në Bibël sipas interpretimit të tyre shkruante se: Zoti e dërgonte sëmundjen si dënim. Nuk shkruante se ajo mund të ishte rezultat i pisllëkut dhe organizmave të padukshëm... Natyrisht, këtyre "ekspertëve" kurrë nuk u kishte shkuar mendja që interpretimi i tyre i Biblës, do të mund të ishte i pasaktë!?Çfarë ndodhi me gjithë këto raste? Besimtarët dolën qesharak! Fëmijët sot u qeshen atyre teologëve që e ndoqën Galileun, dhe pyeten se si aq lehtë "kisha" i refuzoi dëshmitë që i kishte para hundës. Edhepse e kishin qëllim mbrojtjen e fesë, gjëja e vetme që arrinë ishte që fenë e paraqitën qesharake.
Sot kemi kundër-teorinë që quhet "kreacionizëm". Tërësi argumentesh që mohojnë evolucionin. Kjo lëvizje para disa dekadash ishte e "koncentruar" kryesisht në SHBA, ku kishat fundamentaliste janë më të popullarizuara, mirëpo viteve të fundit shumë "argumente" të tyre u përhapën në Evropë dhe Ballkan, përmes Dëshmitarëve të Jehovës dhe Kishës Adventiste. Këto argumente gjithashtu i përqafoi edhe grupi islamik Harun Jahi, pamfletet dhe librat e së cilit po përhapen gjithnjë e më shumë edhe në kontinentin e vjetër.
Cili është problemi me kreacionizmin?
Përgjigja më e shkurtër në këtë pyetje është se; argumentet e kreacionistëve nuk janë të sakta. Shumë njerëz e kanë vështirë ta kuptojnë, por kjo nuk ka asnjë lidhje me evolucionin. E marrim shembull pohimin e kreacionistëve se, fosilet kalimtare nuk ekzistojnë. Ky pohim nuk është aspak i saktë. Evolucioni ndoshta nuk është i saktë dhe ndoshta nesër do të hudhet si teori për t'u zëvendësuar me ndonjë teori tjetër, e cila më mirë do të mund të pasqyroj dëshmitë për botën që e kemi. Por, pa marrë parasysh e saktë apo jo, njeriu që pohon se nuk ka fosile kalimtare e flet të pavërtetën.
Ky është problemi me argumentet kreacioniste. "Archaeopteryx është skelet i një shpeze të zakonshme". Nuk është e saktë! "Janë gjetur gjurmë të njerëzve dhe dinosaurve, njëri pranë tjetrit". Nuk është e saktë.
Sado që njeriu të besoj në autencitetin e Biblës, dhe sado që besimtarit nuk i pëlqen teoria e evolucionit, mendoj që të gjithë duhet të pajtohen në një pikë; Zoti nuk mbrohet me gënjeshtra. Çka është rrënja e gjithë kësaj? Pse kaq shumë njerëz "përpiqen" ta dëshmojnë kreacionizmin dhe ta rrëzojnë teorinë e evolucionit?
Arsyeja kryesore është bindja që shumë njerëz e kanë se; "Shkenca e mohon Zotin, se zbulimet shkencore e largojnë Zotin gjithnjë e më larg".
Funkcioni i shkencës është që ta përshkruaj botën dhe të shpjegoj sa më mirë se si funkcionon ajo. Mirëpo, njerëzit i kanë disa bindje të veta, dhe kur shkenca bën një zbulim ajo i shtyen që ato bindje t'i ndryshojnë. Prandaj mbizotëron fryma; "Nëse baballarët tanë besuan në diç, pse ne sot besojmë në diç tjetër?".Përgjigja në këtë pyetje është e thjeshtë; Sepse është e rëndësishme të dihet e vërteta. Deri para disa qindra vitesh njerëzit besonin që Zoti apo ndonjë shenjtor shkaktonin rrufetë dhe bubullimat! Ndërkohë, shkenca e zbuloi që kjo nuk është ashtu. Ky zbulim a e zvogëlon Zotin? A është më mirë të besohet në të pavërtetën që Zoti krijon rrufetë, apo në të vërtetën që ato krijohen për shkak të dallimeve në potencial mes reve dhe tokës?
Të besosh në diçka që është e pavërtetë nuk është shenjë e Besimit - kjo është shenjë e llojit më të shëmtuar të krenarisë arrogante. "Dëshmitë mund të jenë çfarë të duan, ekspertët mund të flasin çfarë të duan, unë e dij cila është e vërteta dhe pikë"! A është në rregull kjo?
Nëse ekziston Zoti, a dëshiron ai që ne të mendojmë kësisoj? A ka Zoti dëshirë që ne të besojmë në gënjeshtra të mëdha, të tipit se ai krijon rrufe, që Ai dërgon sëmundje për t'i dënuar mëkatarët, që Ai e krijoi Botën për 6 ditë para 6000 vjetësh? Apo ndoshta do të kishte më shumë dëshirë që ne ta përdorim mendjen tonë, të provojmë ta njohim botën në të cilën jetojmë, dhe ta gjejmë të vërtetën, edhe kur ajo e vërtetë na detyron të heqim dorë nga disa ide në të cilat kishim besuar më përpara?



 

Radio Dukagjini





Euro 2016


Image and video hosting by TinyPic

Peja1 Per Android

Facebook

Reklamat

Kalendari

Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31