News:
October 22, 2014, 12:56:25 AM

* User

Welcome, Guest. Please login or register.
Did you miss your activation email?


Login with username, password and session length

Reklamat

Forum



* Statistic

  • *Total Members: 1396
  • *Latest: Shaip

  • *Total Posts: 7604
  • *Total Topics: 6459
  • *Online Today: 10
  • *Most Online: 108
(January 03, 2012, 08:06:39 AM)
  • *Users: 0
  • *Guests: 10
  • *Total: 10

Author Topic: Ēfare ėshtė LUTJA?. Disa lutje themelore katolike.  (Read 1906 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline Amore

  • Global Moderator
  • Hero Member
  • *****
  • Posts: 1247
  • Sinqeriteti .Besnikeria
    • www.peja1.com
Ēfare ėshtė LUTJA?. Disa lutje themelore katolike.
« on: December 17, 2009, 09:01:23 PM »
Lutja ose urata eshte te cuarit e mendjes dhe zemres kah Zoti. Lutja eshte bisede me Zotin. Kur themi lutje, ne bisedojme me Zotin sikur me Atin tone.
Cdo i krishtere eshte i detyruar te lutet, sepse kete na e ka porositur vete Jezu Krishti.

Ne duhet lutemi ose te themi urate:

- ne mengjes, kur te zgjohemi prej gjumi;
- para dhe pas buke;
- para dhe pas pune;
- kur te nisemi per rruge;
- nder nevoja tona;
- nder tundime;
- para se te bijme ne shtrat;
- gjate meshes etj.


Lutja me e mira eshte kur ne te gjithe se bashku, si femije te Zotit: si vellezer dhe motra e levdojme Zotin me mendje, me zemer dhe me zerin tone, duke percjelle me vemendje e pershpirteri lutjet dhe fjalen e Zotit, si dhe duke kenduar kenge te pershpirtshme, te cilat i ka caktuar Kisha.

 

Radio Dukagjini




Peja1 Per Android

Facebook

Reklamat

Kalendari

Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31

Postimet e Fundit

xxEkskluzive: “Ballisti”, 16 orė mbi kishė pėr tė ngritur flamurin nė Beograd
Posted by: Beni, October 21, 2014, 07:53:28 PM
Replies: 0

Board: Sporti ne Kosove
Views: 18



Tė gjithė duan qė tė jenė autorėt e ngritjes sė flamurit me Shqipėrinė e Madhe nė mes tė Beogradit.
Shumė prej tyre janė vetėshpallur si autorė tė kėtij gjesti qė pėrveē se ngriti ndjenjėn kombėtare nė maksimum, njėkohėsisht acaroi po nė maksimum edhe marrėdhėnie me Serbinė.

Tani ėshtė duke u folur vetėm pėr njė tė ri. Ai ėshtė kuksiani Ismail Morina, i njohur edhe me pseudonimin Ballisti, i cili prej vitesh jeton nė Milano, Itali.

Nė fakt, sot bėhen 1 javė kur Shqipėria po ndeshej me Serbinė, kur droni me hartėn e Shqipėrisė sė Madhe dhe me portretet e Ismail Qemalit e Isa Boletinit, fluturoi mbi fushė.

Gjatė ditės sė djeshme mediat serbe thanė se, bėhet fjalė pikėrisht pėr tė riun shqiptar Ismail Morina. I riu qė prej asaj dite, ka marrė famė dhe ėshtė bėrė njė nga personazhet mė tė pėrfolura.

Dikush e ka takuar, e dikush dėshiron ta takojė. Por duket se, ai nuk ka shumė qejf qė tė bėhet mediatik.

Por Shqiptarja.com, ditėn e djeshme ka biseduar me njė mik tė afėr tė tė riut, i cili na ka treguar edhe se si, ėshtė arritur qė tė ngrihet flamuri nė mes tė Beogradit.

“Ismaili njihet si shumė patriot dhe atdhetar nga ata qė e njohin pasi miku i tij rrėfen se ai kishte bėrė edhe gjėra tė tjera tė ēmendura pėr kombėtaren, siē ėshtė ai i rastit nė Slloveni qė u ngjit nė rrjetat e stadiumit dhe thėrriste qė tė mbėshtetej kombėtarja. Ismaili kishte rregulluar gjėrat qė mos tė kapej dhe kishte shkuar disa herė nė Beograd pėr tė parė vendin ku do tė zhvillohej ndeshja e pėr kėtė ka pėrdorur edhe fotografi tė stadiumit tė Partizanit dhe rreth zonės aty”, thotė miku i tij.

Sipas tij, atw ditw, “ai qė nė mėngjes kishte shkuar te Kisha dhe ishte ngjitur tek kambana ku kishte qėndruar rreth 16 orė pa lėvizur, pa ngrėnė dhe me vetėm pak ujė”. “Kėto i kishte bėrė qė mos tė diktohej nga priftėrinjtė”, thotė ai.

Sipas tij, nė kohėn kur kishte filluar ndeshja ai kishte dal nga aty, e kishte nxjerrė dronin dhe e kishte vendosur flamurin.

“Flamuri ishte pėrgatitur nga ai qė nga muaji gusht kur ai ishte nė Tiranė”, thotė ai duke shtuar se qė nga ajo kohė, ai nuk ka folur mė me tė.
xxKosova pranohet nė Komitetin Olimpik, vajtojnė serbėt!
Posted by: Beni, October 21, 2014, 07:48:41 PM
Replies: 0

Board: Sporti ne Kosove
Views: 17



Tė Enjten do tė votohet pėr pranimin e Kosovės nė IOC.

Ndodh qė njė lajm i mirė tė vijė edhe nga Serbia. Kosova brenda kėsaj jave do tė bėhet njė anėtare me tė drejta tė plota e Komitetit Olimpik Ndėrkombėtar. E pėrditėshmja serbe Kurir nė versionin e saj online, bėn tė ditur se burime tė saj tė brendshme pranė Komitetit Olimpik Ndėrkombėtar i kanė bėrė tė ditur se nė mbledhjen e ardhshme tė Komitetit Ekzekutiv tė kėsaj organizate qė do tė mbahet kėtė tė enjte. Kosova do tė pranohet si anėtare e IOC, madje duke cituar fjalė pėr fjalė Kurir, “kjo ėshtė tanimė njė punė e kryer”.

Natyrisht nė kėtė lajm tė gėzueshėm pėr gjithė shqiptarėt nuk mund tė mungonte dhe garniture e zakonshme serbe me gazetėn nė fjalė qė e konsideron kėtė lajm si njė vazhdim tė provokimeve qė u intensifikuan javėn e kaluar pas ndeshjes Serbi-Shqipėri, ndėrsa shpreh dhe qėndrimin e saj duke theksuar se Kosova do tė shfrytėzojė mbledhjen e ardhshme tė Bordit Ekzekutiv tė Komitetit Olimpik Ndėrkombėtar, pėr tu pranuar si njė anėtare me tė drejta tė plota e kėtij organizimi tė rėndėsishėm kundėr tė gjitha rregullave. Kurir gjithashtu shton se pranimi i Republikės sė Kosovės si anėtare e IOC ka qenė njė temė konstante nė takimet e kėsaj organizate prej katėr vitesh. Gjithashtu Kurir nuk harron tė kujtojė se deri mė tani pėrpjekjet e fuqishme tė Komitetit Olimpik Serb kanė parandaluar qė dicka e tillė tė ndodhė deri mė tani, por kėtė tė enjte dicka e tillė nuk do tė funksionojė pasi tė gjithė anėtarėt e Bordit Ekzekutiv tė Komitetit Olimpik Ndėrkombėtar kanė rėnė dakord pėr pranimin e Kosovės si anėtare me tė drejta tė plota e kėsaj organizate, e cila ėshtė njė prej organizmave mė tė fuqishėm ndėrkombėtare nė botėn e sportit.

Nėse lajmi i Kurir rezulton i vėrtetė atėherė Kosova do tė mund tė marrė pjesė me ekipin e saj nė vitin 2016 nė manifestimin mė tė madh sportive botėror Lojėrat Olimpike qė do tė zhvillohen nė Rio de Janeiro, e madje tė ketė shanse tė mėdha pėr tė fituar medaljen e saj tė parė tė artė, duke qenė se xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi qė deri mė tani nuk ka mundur tė garojė nė kompeticionet ndėrkombėtare me flamurin e Kosovės, ėshtė pėr momentin sportistja mė e mirė nė kėtė disiplinė nė kategorinė 52 kilogram ku mban si titullin Botėror ashtu edhe atė tė Europės.


xxBurime tė sigurta: Shqipėria fiton tre pikė!
Posted by: Beni, October 17, 2014, 01:04:13 AM
Replies: 0

Board: Sporti ne Kosove
Views: 70



Shqipėria do tė marrė tre pikėt nė tavolinė. Kėshtu mendon gazetari i njohur sportiv Ervin Fagu. Nė njė postim tė tijin nė Facebook, ku shfaqet edhe me njė fotografi me presidentin e UEFA-s Michel Platini, ai shprehet i bindur se vendimi i 23 tetorit do tė jetė nė favor tė kuqezinjve.
Sipas tij, kjo bindje i vjen pas burimeve tė sigurta evropiane qė zotėron. Kujtojmė qė Fagu ka punuar disa vjet si korespodent i njė medie shqiptare nė Strasburg dhe Bruksel, shkruan portali Albeu.
“Shqipėria, pasi triumfoi kundėr Serbisė dhe nacionalizmit serb tė martėn nė Beograd, do tė fitojė mė 23 tetor 2014 tri pikėt nė tavolinė. Kam siguri tė plotė pėr kėtė (nga burime europiane, tė sigurta). Mė 24 tetor 2014, Shqipėria do tė gdhihet me 7 pikė (golat 5-1), nė krye tė grupit I dhe Franca e Mishelit do tė jetė edhe mė afėr”, shkruan Ervin Fagu nė Facebook .
xxPas dhunės nė stadium, serbėt kėrcėnojnė me luftė
Posted by: Beni, October 16, 2014, 09:54:45 PM
Replies: 0

Board: Sporti ne Shqiperi,Maqedoni dhe trevat tjera Shqipetare
Views: 63



Tonet e Millosheviēit nė deklaratat e zyrtarėve tė lartė tė Serbisė. Ministri i Jashtėm serb Ivica Daēiē, notė proteste ambasadorit tė Shqipėrisė nė Beograd

Presioni, sharjet raciste dhe dhuna qė demonstruan tifozėt serb nė stadiumin e Partizanit tė Beogradit ndaj futbollistėve shqiptarė, krerėve tė shtetit serb, pa dallim, nuk i kanė bėrė pėrshtypje. Flamurin e Shqipėrisė etnike qė tėrhiqej nga njė drone fluturues mbi tifozėt serbė, pėrfaqėsuesit serbė e kanė cilėsuar njė provokim tė paramenduar. Presidenti, kryeministri, ish-kryeministri apo dhe zyrtarė tė tjerė serb e kanė anashkaluar dhunėn e ushtruar ndaj futbollistėve tė kombėtares shqiptare, duke lėshuar deklarata me tone lufte ndaj qeverisė shqiptare. “Mbetemi tė gatshėm tė luftojmė kėdo qė do qė tė shkatėrrojė kėtė vend dhe kėdo qė prek krenarinė tonė”, ėshtė shprehur kryeministri serb, Aleksandėr Vuēiē. Nė ndėrgjegjen e krerėve serbė, duket se nuk ka kurrfarė pendese pėr atė qė ndodhi nė ndeshjen e futbollit. Ata kėmbėngulin se nuk kanė asnjė pėrgjegjėsi. Dhe tashmė e kanė kthyer nė njė ēėshtje politike. Edhe pse pėr shqiptarėt ishte njė ndeshje futbolli dhe ashtu do tė kishte pėrfunduar, nėse serbėt nuk do tė ishin tėrbuar pse nė stadium u shfaq njė flamur shqiptar. Nuk dihet se si do tė shkojnė gjėrat mė tej, por duket se serbėt po futen drejt njė pėrplasje politike dhe nuk duan qė tė zbutet situata. Tė paktėn deklaratat e tyre kėtė gjė lėnė tė kuptosh.

Kėrcėnimi i Nikoliē: Shqipėria shtet jo normal

Presidenti i Serbisė, Tomislav Nikoliē, nė deklaratėn e tij e ka ofenduar Shqipėrinė, duke thėnė se Shqipėria nuk do tė bėhet kurrė shtet normal. “Pas vendosjes sė marrėdhėnieve miqėsore ndėrmjet Serbisė dhe Shqipėrisė, sigurisht qė Shqipėrisė do t'i duhen dekada ndoshta shekuj qė tė bėhet shtet normal, pa urrejtje ndaj serbėve” ka thėnė Nikoliē. Ai ka kėrkuar qė krerėt e shtetit shqiptar ta dėnojnė incidentin, duke thėnė se flamuri shqiptar nė stadium ka pasur pėr qėllim ta destabilizojė rajonin. Presidenti serb dėnoi incidentin e ndeshjes dhe kėrkoi nga shėrbimet e sigurimit, MPB e Serbisė dhe doganat serbe qė kėtė rast ta shohin se mėsim, sepse sipas tij, nė ndonjė rast tjetėr mund tė sjellė pasoja nė njerėz. Nė deklaratėn e tij Nikoliē tha se nė fluturaken (dronin) me flamur shqiptar ka munguar vetėm eksplozivi nė mėnyrė qė gjithēka tė ndėrlidhet me terrorizmin. “Ėshtė shqetėsuese qė ekstremistėt janė duke shkruar mesazhe tė urrejtjes nė Manastirin e Deēanit. Shqiptarėt janė ata shkojnė pėr t’iu bashkuar ISIS-it nė Irak dhe Siri”, tha Nikoliē.

Akuzat e kryeministrit

Kryeministri serb Aleksandėr Vuēiē e ka cilėsuar si njė provokim tė tmerrshėm dhe tė mirė menduar, i cili, sipas tij, synonte rrėnimin e stabilitetit nė Serbi dhe nė rajon. Ai ka shtuar se ka paralajmėruar pėrfaqėsuesit e Bashkimit Evropian tre orė para ndeshjes pėr njė provokim tė mundshėm. “Qėllimi i ekstremistėve ka qenė tė tregonin se Serbia ėshtė njė vend jotolerant ndaj diversitetit dhe pėr tė poshtėruar tė gjithė qytetarėt e saj.” ėshtė shprehur kryeministri serb gjatė njė interviste pėr ceremoninė festive qė do zhvillohet nesėr. Duke komentuar valėvitjen e flamurit gjatė ndeshjes, Vuēiē shprehet se “Ata donin tė shkelnin krenarinė tonė dhe njė bandė zyrtarėsh false shqiptarėsh, tė cilėt treguan njė distancė tė qartė mes nesh. Pėr presidentin serb, incidenti i djeshėm ishte pėrgjegjėsi e palės shqiptare dhe se nuk sheh asnjė gabim nė gjuhėn e palės serbe, paēka thirrjeve dhe fishkėllimave raciste ndaj kombėtares sonė. “Unė shpresoj se ne do tė arrijmė tė kapėrcejmė kėtė situatė qė ėshtė pėrgjegjėsi e palės shqiptare. Unė nuk shoh asnjė gabim nė gjuhėn serbe. Ky ėshtė njė rast shumė i qartė, por ne patjetėr duhet tė flasim me njėri-tjetrin dhe pėr tė pėrmirėsuar marrėdhėniet tona”, ka reaguar kryeministri serb Aleksander Vuēiē.

Notė proteste ambasadorit tė Shqipėrisė nė Beograd

Ministria e Punėve tė Jashtme e Republikės sė Serbisė i ka dorėzuar ambasadorit tė Republikės sė Shqipėrisė nė Beograd, Ilir Boēka, njė notė proteste dhe njė deklaratė tė ashpėr lidhur me "provokimet e shqiptarėve" gjatė ndeshjes. Ministria e Jashtme e Serbisė, nėpėrmjet njė komunikate, sqaron se incidentet ishin planifikuar me kujdes. "Kėto incidente, padyshim, tė planifikuara me kujdes, siē ėshtė dirigjimi i dronit me flamurin e Shqipėrisė sė Madhe mbi terrenin ku ėshtė luajtur ndeshja, dėmtojnė seriozisht pėrpjekjet pėr tė ndėrtuar marrėdhėnie besimi dhe bashkėpunimi nė rajon" - thuhet nė komunikatė. Mė tej, deklarata nėnvizon se provokime tė tilla nuk do tė tolerohen aspak nga ana e shtetit serb.
Pages: [1] 2 3