News: Pershendetje Peja1.com kthehet prap online pas nje pauze te shkurter , se shpejti me risi
October 20, 2018, 05:56:33 PM

* User

Welcome, Guest. Please login or register.

Login with username, password and session length

Reklamat

Forum



* Statistic


  • *Total Posts: 7721
  • *Total Topics: 6565
  • *Online Today: 45
  • *Most Online: 108
(January 03, 2012, 08:06:39 AM)
  • *Users: 0
  • *Guests: 10
  • *Total: 10

Author Topic: Krishterizmi ne trevat tona  (Read 9377 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline Amore

  • Global Moderator
  • Hero Member
  • *****
  • Posts: 1255
  • Karma: +1/-0
  • Sinqeriteti .Besnikeria
    • www.peja1.com
Krishterizmi ne trevat tona
« on: December 17, 2009, 09:10:46 PM »
Besimi krishter ne trevat Shqiptare


Krishterimi është apostolik, d.m.th ai është përcjellë tek arbërit direkt nga goja e vetë apostujve të Jezus Krishtit dhe filloi të përhapej në Iliri që në shek. I-rë të e.s. si fe e ligjshme. Apostulli Pal rreth vitit 57 shkruan “Kështu prej Jeruzalemit e përqark e deri në Iliri kam kryer shërbimin e ngjalljes se Krishtit, duke u përpjekur të ungjillëzoj atje ku nuk ishte i njohur emri i Krishtit”.. Përveç Palit në trevat ilire kanë predikuar edhe shumë shenjtorë të tjerë dhe prej këtej kanë kaluar në hapësirën ballkanike nëpërmjet rrugës Egnatia duke hyrë në Durrës (Dyrrachium) për të kaluar në lindje. Dokumentet tregojnë se në Durrës, në vitin 58 ka pasur 60 familje të krishtera.Në Iliri nisin aktivitetin peshkopët më të hershëm të krishterë, duke filluar me peshkopin Qesar të Durrësit në vitin 70 e më pas, Shën Astin në vitin 98. Shën Asti u dënua me vdekje në vitin 116, nga perandori Trajan dhe sundimtari vendas, Agrikoli, pasi në këtë kohë Krishterimi ishte i paligjshëm dhe dënohej nga Roma.
Qendrat e para të krishtera të themeluara nga veprimtaria predikuese e apostujve dhe përkrahësve të tyre ilirë nga shekulli I deri në shekullin e IV (kur krishterimi u bë fe zyrtare) vërtetohen nëpër qytete si Durrësi, Butrinti, Onhezmi (Saranda), Jerikoja, Vlora, Apolonia, Amantia, Bylisi (Balshi), Antipatrea (Berati), Skampis (Elbasani), Scodra (Scutari, Shkodra), Albanopolis, Lyhnidi (Ohri) etj.
Ndër mozaikë e në ndërtime të vjetra kishash, si në Shën Kollin e Kurjanit në Fier, në bazilikën e Ballshit, etj janë ruajtur simbole paleokristiane (të krishterimit të vjetër) enigmatike siç janë ato të bimëve me gjethe në formë zemre (shiko mozaikët e Butrintit e gjetkë), figura e kryqit në mozaikët e Sarandës, figura e peshkut në gdhendjet e Ballshit apo në mozaikë të tillë si ai i Linit ne Pogradec e gjetkë.
Këto dëshmojnë se Iliria u bë që në fillim një nga trevat kryesore të përhapjes së fesë së krishterë për vetë lashtësinë dhe shtrirjen e madhe të popullsisë së saj, zhvillimin e madh qytetës me kryeqendra të tilla si Durrësi, Apolonia, Shkodra etj; dhe pozitën gjeopolitike mjaft të favorshme duke u qenë një korridor natyral ndërmjet lindjes dhe perëndimit si për të përçuar vlerat morale të krishterimit ashtu edhe për të transportuar ushtri dhe beteja pa fund.
Në shek. IV . Krishterimi u shpall fe shtetërore nga perandori Konstantini i Madh , u kodifikua në Bibël dhe u krijuan institucionet e tij : kishat dhe manastiret dhe njëkohësisht hierarkia (kryesia) e tij : peshkopët, kryepeshkopët, abatët dhe dioqezat e tyre me qendër në Romë. Kthimi i plotë i në Krishterim në trojet ku sot banojnë shqiptarët, u krye gjatë shekujve V-VI të e.s.Shën Jeronimi (Hieronymus) i Ilirisë bëri përkthimin e parë të biblës latinisht ( La Vulgata) duke i dhënë botës për herë të parë librin e shenjtë në mesin e shekullit IV. Këshilli i Parë Ekumenik i Nikesë në vitin 325, ishte i pari që formuloi parimin bazë të krishterimit: “Besoj në një Perëndi, Atin e tërëfuqishëm, krijuesin e qiellit e të dheut dhe të gjithë të dukurave e të padukurave”. Shën Niketa I Dardanisë (Remesianes) është krijuesi i kryelutjes (lutjes më të lartë) së krishterimit TE DEUM LAUDAMUS (Ty zot të lavdërojmë) që vazhdon të jetë kryelutje edhe sot pas më se 15 shekujsh. Konstantini i Madh në luftë kundër fiseve barbare urdhëroi ngritjen e disa bazilikave madhështore. Tipi i këtyre bazilikave konstantiane ishte me dysheme drejtkëndëshe dhe nuk përjashtohej shtrimi i sipërfaqes së saj me mozaikë. Në anën e jashtme, ato kishin kolonada, ku sajohej hajati i kishës. Bazilika të këtij lloji janë hasur edhe në Shqipëri, në Butrint, Bylis, Antigonë, Tepe në Elbasan e ndoshta edhe gjetkë.



 

Radio Dukagjini





Euro 2016


Image and video hosting by TinyPic

Peja1 Per Android

Facebook

Reklamat

Kalendari

Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31