* User

Welcome, Guest. Please login or register.
Did you miss your activation email?


Login with username, password and session length

Select language:

Forum



* Statistic

  • *Total Members: 1383
  • *Latest: remi

  • *Total Posts: 7821
  • *Total Topics: 6478
  • *Online Today: 21
  • *Most Online: 108
(January 03, 2012, 09:06:39 AM)
  • *Users: 0
  • *Guests: 7
  • *Total: 7

Author Topic: Peja qyteti i ujėvarave dhe i vajzave tė bukura  (Read 2736 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Leo

  • Guest
Peja qyteti i ujėvarave dhe i vajzave tė bukura
« on: July 04, 2010, 01:08:31 AM »


"Lumi i Bardhė", Gryka e Rugovės bukuri e qytetit tė Pejės

Peja njihet si njė ndėr qytetet mė tė vjetra nė Kosovė dhe pėrbėn njė ndėr qytetet mė tė bukura dhe mė tė pasura me potenciale kulturo-historike dhe bukuri tė rralla natyrore.

Peja shtrihet pėrgjatė dy anėve tė lumit Lumbardhė i cili buron nė Bjeshkėt e Rugovės dhe ka njė gjatėsi prej 63 km deri nė lidhje me lumin e Drinit tė Bardhė. Lumi i Drinit tė Bardhė burimin e ka nė fshatin Radavcė ku krijon ujvarėn mahnitėse dhe shumė tėrheqėse pėr vizitor e cila ka gjatėsi prej 30 m. Vetitė klimatike tė Pejės karakterizohen me klimė tė mesme kontinentale tė modifikuar me komponente tė klimės mesdhetare.

Direkt mbi qytetin e kėndshėm tė Pejės, i cili shtrihet nė njė lartėsi mbidetare prej 525m, dhe i cili pėr nga pozita e bukur qė ka pranė bjeshkeve tė larta, tė pėrkujton mė sė shumti nė qytetin e Salzburgut i cili shtrihet pranė maleve Tennegebirge, dhe aty ka hyrjen nje gryke e veqant dhe unike. "Lumi i Bardhe" i cili buron nga malet e larta gjate shekujve ka formuar gryken ne nje gjatesi prej 25 km, perderisa lugina eshte nje nder me te egrat dhe nje nder me fascinueset ne Ballkan, dhe e cila njifet me emrin “Gryka e Rugoves”, dhe ka nje karakter te nje kanjoni te madhe, me shkembinje te larte gjer ne 800metra, pothuajse krejtesisht vertikal.

Perafersishte ne mesin e kesaj gryke, aty ku lumi e prene nje shkembe te madhe gelqeror, aty fillon te ngjitet edhe rafshnalta e Lumbardhit me nje madhesi prej 70km2 dhe mu prej aty zhvillohet nje arterie signifikante dhe autoktone hidrologjike, ne nje form te burimit te ngritur ujor, i cili ne fakt eshte edhe fillimi apo hyrja ne kete sistem te veqant te shpellave, dhe i cili quhet me emrin “Gryka e Madhe”. Ky sistem shpellash deri me tani ka arrit gjatesine prej me shume se 10km, dhe per kete fakt radhitet ne nje nder me te gjatat ne Ballkan, dhe eshte shume interesant fakti se kjo shpelle qe nga hyrja e saj permbi burimin e lumit nentokesor praktikisht fillon te ngjitet ne lartesi te vazhdueshme. Nga ngjitjet e veshtira neper ngushticat e saja diferenca ne lartesi eshte 310m ( +296 m, -14 m). Dhe kjo e bene kete shpelle unike dhe poashtu me te larten ne Ballkan.



Kultura

Nė Pejė, jeta kulturore ėshtė mjaft e bujshme. Peja ka Kinoteatrin, “Jusuf Gėrvalla” Tatrin e Qytetit, Biblotekėn Rajonale, “Azem Shkreli”, Muzeun Etnografik, Arkivin, Institutin pėr Mbrojtjėn e Monumentėve, Qendren Mutiprofesionale ne Fierz,e shume monumente me vlera tė medha kulturore e historike. Nė Pejė, veprojnė edhe shumė shoqėri kulturore e artistike siq janė Kori i Qytetit, Ansambli Autokton “Rugova”, “Sofra Pejane”, "AVI Pėrparimi" etj. tė cilat zhvillojnė veprimtari tė ēmueshme kulturore artistike. Peja ėshtė qytet nė pjesėn perėndimore tė Kosovės. Po ashtu Peja ėshtė qendėr e komunės dhe rajonit e tė njėjtit emėr. Peja njihet si qytet i lashtė qė nga koha Ilire. Pėr shkak tė luftėrave tė shumta nė kėtė rajon, qė nga pushtimi Otoman e deri te kjo e fundit me Serbinė, nuk ėshtė mundur tė ruhet e gjithė karakteristika ilire, ku pėrveē tjerash pėsoi edhe Kalaja e Pejės.

Nė kohėn Ilire ishte njė qendėr e madhe vendbanimi. Sipas hulumtimeve arkeologjike ky qytet kishte edhe njė kala, mbi gėrmadhat e lashta tė sė cilės mjerisht ėshtė ngritur fabrika e akumullatorėve. Regjimi serbosllav u mundua disa kisha katolike tė mbetura nė shumė vende tė Kosovės qė nga koha Ilire ti shėndėrrojė nė kisha ortodokse si p.sh. Patrikanėn nė Grykė tė Rugovės. Karakteristikė e saj ėshtė Ēarshi-Xhamia e ndėrtuar rreth viteve 1600 - 1700 si dhe Kulla e Haxhi Zekės. Haxhi Zeka ishte pjesėmarrės nė Kuvendin e Prizerenit nė vitin 1878 dhe organizator i Lidhjes sė Pejės nė vitin 1899, nė kohėn e tij Peja i takonte Mbretėrisė sė Malit tė Zi. Qendėr regjionale e Dukagjinit verior, identike pėr nga numri i banorėve me pandanin e vet jugor Peja me 181.130 banorė para fillimit tė luftės, ka po ashtu tė pėrfaqėsuar mirė grupin terciaro-kuartar tė popullatės, me tė cilin qėndron para Prizrenit dhe e dyta pas Prishtinės, ndėr qendrat kosovare me (32,6%).

Dendėsia e popullsisė ėshtė e madhe me rreth 300 banorė nė 1 (njė) km-2. nataliteti ėshtė 34, kurse mortaliteti 7.Peja ėshtė qendėr e njė regjioni tė gjerė me (afro 1.500 km-2), kurse Peja me fshatrat e saja ka 603 km2. Mbrenda kufive administrativ tė Komunės sė Pejės ka 97 vendbanime tė organizuara nė 28 bashkėsi territoriale. Komuna e Pejės kufizohėt me: Istogun, Klinėn, dhe Deēanin. Kurse me komunėn e Plavės, Beranės dhe Rozhajės kufizohėt me Malin e ZI. Nė anėn tjetėr, kufizohėt me Republikėn e Shqipėrisė.Territori i Komunės sė Pejės pėrbėhet nga dy terėsi gjeografike: njėra me klimė kontinentale tė shprehur klimė mesdhetare qė pėrfshin pėrafėrsisht 30% tė siperfaqės sė pėrgjithshme, dhe vargmalet e Alpeve shqiptare nė veriprendim, me njė rrjet hidrografik tė zhvilluar qė ndikon si modifikim i klimės nė kėtė pjesė.



Historia e Pejės

Zhvillimi urban i Pejės, ka kaluar nėpėr periudha tė ndryshme historike, duke filluar nga kohėt mė tė hershme gjė qė dėshmohet nga trajtat e thirrjeve. Nė literaturėn e deritanishme, nė lidhje me emėrtimin e Pejės ekzistonin disa periudha tė emėrtimeve; ajo antike dhe ajo e mėvonshme. Emėrtimin “Siparantum” e gjejmė tė Ptolemeu (87-150), nė veprėn e tij “Gheographia”, qė mbėshtesin edhe shumė historian, arkeolog, gjeograf,publicist etj. Siparantum, sipas burimeve arkeologjike-antike ishte nė rang tė “Muniupiumit” (qytetit), pėr ndryshe lokaliteti i dytė me rendėsi nė territorin e Kosovės, pas Ulpianės. Procopi historian bizantin me (565), jep pėshkrimin pėrlokalitetin e shėnuar si “Pentza” qė zėvendėson emėrtimin si Siparantum e qė mė vonė merr trajtėn “Pek-Pekia-Peja”. Territori i Pejės ka qenė gjatė historisė sė vet, se pari pjesė e Dardanisė Ilire, pastaj nė kuadėr tė Romės, Bizantit, Mesjetė e Serbisė, e mė vonė e perandorisė Turke.

Pėr historin antike tė Pejės, rėndėsi tė madhe ka pasur vendbanimi antik nė lokalitetin “Gradina”, qė padyshim paraqet vazhdimsinė e vendbanimit tė mėparshėm Dardan. Ėshtė zbuluar edhe njė numėr objektesh arkeologjike qė na shtynė tė konstatojmė se kėtu duhet tė ketė qenė njė qendėr administrative municipiale e tėrė Rrafshit tė Dukagjinit. Peja si qytet pėrmendet qė nga viti 1202, gjatė periudhės sė feudalizmit tė zhvilluar, kurse nė kartėn e Stevan Prvovenēanit rreth vitit 1215, pėrmendet si fshat nė rrefshin e Hvosnos. Kah fundi i shek. XIII, pėrmendet si “Pek” dhe “Pek arhiepiskupova”. Nė shek. XIV Peja pėrmendet nga Raguzanet dhe Kotorasit qė shkonin pėr tė tregėtuar nė pejė “in Pecho”, kurse nė vitin 1378 pėrmendet karvani “in novam montem Pech et Prisren”. Tė dhėnat historike rreshtojnė se Peja me rrethinė pas betejės sė Kosovės 1389 e deri me 1462 administrohet njėherė nga Balshajt e pastaj nga Dukagjinėt.

Pas betejės sė Kosovės (1389), filloi depėrtimi turk nė Ballkan. Peja deri mė 1462, qeverisej nga Leka III Dukagjini i cili ishte lesak i sulltanit dhe kishte marrė pjesė edhe nė betejėn e Kosovės tė pushtuar nė kohėn e Sulltan Mehmetit II, me 26.IX.1462 me ē’rast u formua “Sanxhaku i Dukagjinit”. Nė gjysmėn e dytė tė shek. XVI, Peja numėron 142 shtepi tė kontensionit islam dhe vetėm 15 shtepi tė pėrkatėsisė fetare tė krishterėve. Islamizimi u pėrqafua prej njė pjese tė aristrokracisė shqiptare pėr tė ruajtur privilegjet e veta klasore. Mahmut Pash Dukagjini, me tu berė musliman ishte emėrua pėr Sanxhakbe tė Sanxhakut tė Dukagjinit, prej tė cilit edhe u krijua dega e re e Dukagjinasve musliman me emėrin Mahmut Begollajt e Pejės. Gjatė shekullit XVII, Peja vazhdimisht zhvillohej dhe duke i krahasuar me gjendjen e njė shekulli mė parė, qyteti i pejės u rrit nme 600 shtepi dhe 130 fshatra dhe pėrjetoi njė zhvillim tė hovshėm tė zejtarisė dhe tregtisė.



Gjatė shek. XVII, ndodhėn edhe trazirat dhe luftėrat austro-osmane qė e pėrfshinė edhe territorin e Pejės (1683-1690). Kėtė kohė e karaktirizon lufta nė mes Begollajve tė Pejės, Ēaushollajve dhe Bushatlijve pėr sundimin e Shkodrės qė vazhdoi gati gjysem shekulli. Gjatė viteve 1782-1784, epidemia (kolera) perfshiu edhe Pejėn, e cila shkaktoi shumė viktima. Ndersa nė vitin 1835 mori zjarrė kryengritja e pėrgjithshme qė pėrfshiu edhe Pejėn. Mirpo, Turqia, ia doli qė ta shunė kryengritjėn shqiptare, nė kėtė situatė pushtuesi turk hyri nė periudhėn e tanzimatit dhe reformave. Nė kėtė kohė qyteti i Pejės numronte 12.977 banorė dhe 193 fshatra, kurse pazari i qytetit (ēarshia) kishte 550 dyqane tė regjistruara. Po nė kėtė kohė qyteti kishte hyrė nė rrugėn e njė zhvillimi tė dukshėm shoqroro-ekonomik. Krijimi i njė rrjeti tė gjėrė dyqanesh e punimesh, marrėdhėniet ekonomike me botėn e jashtme e kishin kthyer qytetin nė njė qendėr tė rėndėsishme. Qyteti i Pejės nė kėtė kohė ishte njė nga qytetet mė tė pasura tė Rrafshit tė Dukagjinit.

Nga pikpamja etnike qyteti i Pejės ishte i banuar me popullsi shqiptare e cila pėrbėnte pjesėn dėrmuese tė banorėve tė saj me kulturė, gjuhė, traditė dhe zakone tė veta tė lashta. Nė Pejė nė pallatin e Ismet Pashės dukej edhe bibloteka turko-franqeze prej vitit 1836. Peja mė 1881-1912 bėhet qendėr e sanxhakut tė Pejės, kurse mytesarif u emrua Ali Pashė Gucia. Nė kėtė kohė dokumentat e shumėta tregonin shkallėn e organizimit tė lėvizjes kombtare shqiptare nė periudhėn e Lidhjes Shqipetare tė Prizrenit nė qytetin e Pejės.

Historia e Pejės nė fund tė shek.XIX ,ėshtė e lidhur ngushtė me mbajtjen e Kuvendit tė Pejės. Duke qenė sė rreziku i copėtimit tė tokave shqiptare po rritej, rrethet patriotike shqiptare shtruan si detyrė krijimin e njė organizate tė re, qė tė vihej nė krye tė Lėvizjes Kombėtare. Nė krye tė lėvizjes u vu Haxhi Zeka, njė nga udhėheqėsit mė tė shquar tė Lėvizjes Kombėtare nė Vilajetin e Kosovės dhe nė mbarė Shqipėrinė.

Pėr kėtė qėllim nė vitin 1899 nė Pejė u mblodh njė Kuvend, ku moren pjesė delegat nga gjithė Kosova. Kuvendi formoj njė Besėlidhje, qė u quajt “Besa-Besė” ose Lidhja e Pejės. Besėlidhja e re udhėheqej nga atdhetari Haxhi Zeka. Lidhja e Pejės i kėrkoj Sulltanit qė tokat shqiptare tė drejtoheshin nga shqiptarėt, dhe nė shkolla e nė zyra tė flitej gjuha shqipe. Perandorija Osmane, e frikėsuar, dėrgoj ushtri tė mėdha dhe e shpėrndau Lidhjen e Pejės, me ē’rast, vrau edhe shumė patriotė shqiptar, midis tyre edhe udhėheqsin Haxhi Zeka me 1902. Pėrpjekjet e popullit shqiptarė pėr ēlirim vazhduan edhe mė vonė.

Nė kėto rrethana qyteti i Pejės pas lufterave Ballkanike u pushtua nga Serbia dhe Mali i Zi, me ē’rast, populli shqiptarė i’u nėnshtrua gjenocidit, shkombėtarizmit dhe asimilimit. Me 1913 nė rrethinat e Pejės dhe tė Gjakoves, u pushkatuan 400 banorė qė refuzuan tė ndėrrojnė fenė e tyre Myslimane, ose Katolike dhe kombėsinė e tyre shqiptare. Shumė prej kėtyre nuk pranuan tė ndėrronin fenė, kėshtu qė, nė mėnyrė mė tragjike e humbnin jetėn mbi stufen e skuqur.



 

Radio





peja1.com ne Fcebook

Kalendari

Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31

Postimet e Fundit

xxKrasniqi: Kanė hyrė pa merita nė PDK dhe tash po dalin
Posted by: ღ ஐ ScRe4M ஐ ღ, May 25, 2013, 11:46:30 AM
Replies: 0

Board: Lajmet nga Kosova
Views: 2



Prishtinė, 25 maj - Partia Demokratike e Kosovės dita-ditės po “zbrazet”. Shumė anėtarė tė rinj, qė para pak vitesh patėn hyrė me shumė entuziazėm nė partinė qeveritare, kanė nisur ta braktisin atė. Vetėm pak kohė pas largimit tė Ilir Mirenės nga PDK-ja, ėshtė larguar edhe Dukagjin Gorani, kėshilltar i kryeministrit Thaēi.

Nė njoftimin e Goranit, i cili ka mbajtur kėtė pozitė qė nga vitit 2007, drejtuar shefit tė Qeverisė Hashim Thaēi thuhet se jep dorėheqje nga funksioni i kėshilltarit politik pėr arsye “private dhe personale”.

Arsyetimin e njėjtė e kishte dhėnė edhe ish-zėvendėsministri Mirena, i cili i ishte bashkangjitur partisė, nė fushatėn e fundit zgjedhore, bashkė me mikun e tij Berat Buzhala, po ashtu tė dy me njė tė kaluar tė pėrbashkėt nė gazetari, njėsoj siē ishte edhe Dukagjin Gorani, ndonėse i futur nė PDK mė herėt.

Pos tyre, dorėheqje nga kjo parti para pak kohe dha edhe sekretari i Ministrisė sė Transporteve, Shasivar Haxhijaj, ndėrkohė qė dorėheqjet e radhės janė tė pritshme, ndėr tė cilat ėshtė folur se mund tė jetė edhe ajo e Berat Buzhalės, i cili ka kohė qė ka nisur njė ofensivė akuzash ndaj bashkėpartiakėve, duke i akuzuar pėr punė jo tė mirė.

PDK-ja nuk ka probleme vetėm me tė rinjtė. Partia mė e madhe nė vend probleme tė mėdha ka edhe me krahun e Fatmir Limajt e Jakup Krasniqit. Madje, Jakup Krasniqi ka kohė qė nė mėnyrė demonstrative ka braktisur tė gjitha aktivitetet e PDK-sė.

Ai dje ka thėnė se qėndron prapa atyre mendimeve qė i kishte dhėnė para mbajtjes sė Kuvendit zgjedhor tė partisė, kur kishte deklaruar se PDK-ja ėshtė nė duar tė njė grupi, qė, sipas tij, fatkeqėsisht po e ngufat demokracinė nė parti dhe nė vend.

Krasniqi nuk la pa komentuar edhe largimet e fundit, duke thėnė se Mirena e Gorani, ashtu siē kanė hyrė me lehtėsi nė parti, ashtu edhe po dalin. “Janė kėta njerėz qė realisht kanė hyrė nė parti dhe kanė marrė pozita si nė parti ashtu edhe nė institucione tė vendit pa asnjė angazhim dhe mund paraprak nė kuadėr tė organizimeve politike dhe kjo do tė thotė se ata siē kanė hyrė lehtėsisht ashtu edhe po dalin lehtėsisht”, tha Krasniqi, pėr “Zėrin”.

Analistėt politikė, nė anėn tjetėr, thonė se mėnyra se si janė larguar Mirena e Gorani, nė heshtje, janė veprime frikacake, derisa e kanė vlerėsuar lart guximin e kryekuvendarit Krasniqi.

“Janė trima, prandaj nuk flasin”, shprehet me ironi analisti politik Avni Zogiani, duke komentuar dorėheqjet e fundit tė Ilir Mirenės dhe Dukagjin Goranit. Sipas tij, kėtu s’kemi tė bėjmė me arsye personale, por me pengesa grupore qė atyre u kanė dalė pasi kanė hyrė nė PDK.

“Janė njė grup si Mirena, Buzhala, Gorani, tė cilėt kanė shfrytėzuar gazetarinė pėr t’u futur nė politikė, me pretendimet se do tė fitojnė pėrballė strukturave tė vjetra tė PDK-sė, e qė nė fund janė zhgėnjyer”, tha Zogiani.

“Kam thėnė edhe mė herėt se nuk mund tė hysh nė odėn e tjetėr kujt dhe tė flasėsh kopalla pėr tė vjetrit, e tė mundohesh t’ua zėsh vendin. Kėshtu kanė bėrė kėta dhe si pėrfundim e kanė kuptuar se nuk shkon ashtu. Kanė hyrė jonatyrshėm dhe jonatyrshėm po dalin”, shtoi ai.

Ndėrkohė shumė anėtarė tjerė tė PDK-sė tė kontaktuar nga gazeta, pėrfshirė edhe tė dorėhequrit, nuk kanė pranuar tė flasin pėr gazetėn.
xxMe ty jam lidhur
Posted by: Amore, May 25, 2013, 12:03:41 AM
Replies: 0

Board: Poezi
Views: 5

Me ty jam lidhur me fije, si zinxhirė,
Dhe nuk di nė do ta braktis kėtė burgim.
E ngre dorėn shpesh, tė tė them lamtumirė,
Por krahu merė formėn pėr pėrqafim.

Kur dua nga inati tė shfaqem nevrike,
A kur nga malli pėr ty, mė qesh zemra,
Sytė e mi, vesuar mbi qerpikė,
Dikush u jep tjetėr komandė nga brenda.


xxZemra jote edhe zemra ime
Posted by: Amore, May 25, 2013, 12:01:16 AM
Replies: 0

Board: Poezi
Views: 3

Zemra jote edhe zemra ime
na kane zhytur ne mendime
si di t’ja bejme nuk e di
sepse une pa ty nuk mund te rri.
Pse valle keshtu te na ndodh ne te dy
perse duhet te mendoj un per ty
si ndjehesh kur une largohem?
Fajin e kane”zemrat qe dashurohen”
as vete nuk e di,fajin se kam as un as ti.
Kudo qe vemi,kudo qe shkojme
zemrat tona gjithmone do te na bashkojne.
S’ka rendesi sa larg jemi,fati jot eshte i imi
dhe fati im eshte i yti
as vetmia kurre s’do te na mbyti
xx”TE DUA”
Posted by: Amore, May 24, 2013, 11:56:02 PM
Replies: 0

Board: Poezi
Views: 3

Keto fjale u degjuan nga buza e saj
ato fjale te dashurise
qe ajo i kujton me mall
Ne buzen qe digjet nga malli per te
ndjen dhimbjen qe fshihet ne te
ajo me ze te ulet nje poezi po e thote
ne qetesine qe mbreteronte rreth saj
fjalet qe dilnin nga buza plot mall
thyenin ate qetesi qe ate e mundonte
e shpirtin e gjakosur fort ja lendonte
Poezia qe ajo recitoi
dikush ja kish dedikuar
nga buza qe digjej nga malli per te
dolen keto fjale pt dhimbje:
” Nese nje dite ti zemer do te qash
dil ne dritare e henen veshtro
nese hena ne qiell do te jete e plote
dije se nga larg o zemer po te perqafoj
nese hena ne qiell gjysem do te jete
dije o shpirt se me ata lotet e tu
kete zemer qe te do
me lotet e tu po e vret
nese hena ne qiell nuk do te jete
dije se shpirti im
per ty perseri do te vdes
te dua qe nga larg
tashme po te them
me henen prane dritares tende do te ri
qe sa here mall per mua do te kesh
ne endrrat e tua une do te vi
te ta shuaj mallin te pakten ne endrra
e te te them te dua jeta ime
edhe pse prane teje nuk jam
dije se shpirti im qe endet neteve
qan pa pushim per dashurin
e shpreson me mall
te te perqafoj perseri
te te shohi ne sy
e te te thote perseri si dikur
ti je shpirti im
”TE DUA”
Kjo qe poezia qe ai i kish derguar
por kur ajo shkoi e kerkoi
sa keq per te
por qe shume vone
ai tashme nuk ishte me
shkoi prane henes sic thosh edhe poezia
e qe nga larg ate e veshtronte
i fshinte lotet
e ne heshtje per te vajtonte.
Pages: [1] 2 3