News: Pershendetje Peja1.com kthehet prap online pas nje pauze te shkurter , se shpejti me risi
October 17, 2018, 07:21:46 PM

* User

Welcome, Guest. Please login or register.

Login with username, password and session length

Reklamat

Forum



* Statistic


  • *Total Posts: 7721
  • *Total Topics: 6565
  • *Online Today: 24
  • *Most Online: 108
(January 03, 2012, 08:06:39 AM)
  • *Users: 0
  • *Guests: 7
  • *Total: 7

Author Topic: Rrustem Rugova: Kujtime nga fëmijëria e rinia e hershme e Dr. Ibrahim Rugovës  (Read 10146 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline Beni

  • Administrator
  • Hero Member
  • *****
  • Posts: 1522
  • Karma: +0/-0
    • http://www.peja1.com


Fejton EKSKLUZIV:

Kujtime nga fëmijëria e rinia e hershme e Dr. Ibrahim Rugovës

 

Ndër të tjera, në këtë fejton mund të lexoni për herë të parë:

 

Si ishte fëmijëria e Rugovës në kohët e rënda, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, kur familja e tij doli me katër burra të vrarë e të zhdukur në luftë, me babanë e gjyshin e tij të zhdukur?

Cilët ishin paraardhësit e familjes Rugova me origjinë nga Malajt e trevës së Rugovës?

Cilët ishin dajat e Ibrës, nga familja Muriqi e Koshutanit?

Pse Ibra u vonua dy vjet për të nisur klasën e parë të fillores, kur i shkroi poezitë e para?

Si i mori shpërblimet e para nga “Rilindja” për ato poezi?

Si doli ai menjëherë ndër nxënësit më të dalluar të SHF “17 Nëntori” në Istog, pastaj më i miri në Shkollën Normale të Istogut dhe Pejës?

Çka thonë për të disa nga arsimtarët dhe bashkëvendësit?

Cilën literaturë e lexonte më shumë në atë kohë?

Pse akademikët Rexhep Ismajli dhe Sabri Hamiti mund të konsiderohen shokët e tij jetësorë?

Kush e pengoi Ibrahim Rugovën të kyçet në procesin mësimor të Universitetit të Prishtinës?

 

Shkruan: Rrustem Rugova

 

Tmerret e brigadave partizane në Istog
 

Pas Luftës së Dytë Botërore familja jonë e madhe doli me katër burra të vrarë e të zhdukur: Ibish Sadri Elezi, i vrarë më 1941 në Dobrushë, Xhemë Sadria i vrarë në luftërat e rugovasve me malazezë te Livadhet e Gjakut, në kufi me Malin e Zi, e Rrustë Sadria me të birin Ukën ( babai i presidentit Rugova) ishin arrestuar në janar të vitit 1945 dhe ishin zhdukur pa gjurmë. Atmosfera në familje në ato kohë të rënda, si na e kanë kujtuar shpeshherë nënat tona, ishte tejet e zymtë kur kishin depërtuar këndej brigadat partizane dhe komunistët serbë, malazezë e shqiptar e kishin vendosur pushtetin edhe në Komunën e Istogut, që atëherë administrativisht ishte në rangun e një rrethi. Të themi se Kosova atëherë ishte e organizuar në shtatë rrethe me më shumë komuna brenda tyre. Ishte Rrethi i Prishtinës, Drenicës, Llapit, Anamoravës, Gjakovës, Prizrenit dhe ai i Istogut. Qendra e Rrethit të Istogut atëherë ishte vendosur në Gurrakoc, ndërkaq, burgjet e OZN-ës ishin në Istog, Dubravë dhe në Gurrakoc.




Flijimi i Rrustë Rugovës në mbrojtje të familjes

Ka qenë një burrë i gjatë me një veshje tradicionale rugovase. Të thuash se është vetë dorëzuar, si ka thënë, për ta shpëtuar familjen e vet të madhe. Është vetë dorëzuar për faktin se burrat e tjerë të fshatit, si ishte Halil Hasani, e ndonjë tjetër, ia kishin bërë me dije se do të arrestohet, se qenka bërë në atë kohë një regjistër prej nja 70 emrash shqiptarësh që do të eliminoheshin, në mesin e tyre ishin bajraktari i Gashit, nga Uça, Col Bajraktari, ish prefekti i Pejës, Bajram Gashi, poashtu me prejardhje nga Uça, trimi Ramë Alia, Uçë, Ramë Ali Bajramaj, etj. Po atë ditë kur është arrestuar gjyshi jonë, Rrusta, djali i tij i vogël, Uka, 27 vjeçar, nuk paska qëlluar aty, por në ndërkohë është kthyer në shtëpi dhe kur paska marrë vesh arrestimin e babait, paska shkuar pas tij në Istog, me qëllim për ta ndihmuar. Nuk dihet se çka ka pas ndërmjet tij dhe krerëve të OZN-ës atje. Por, më nuk dihet asgjë për fatin e tyre. Babë e birë janë zhdukur pa gjurmë deri më sot. Një dëshmitar që tashmë as ai nuk është ndër të gjallët, që po ashtu ka qenë i burgosur në Kullën e Popit në Istog, një improvizim i burgut, më ka deklaruar në vitin 1996 se Rrustën e Ukën i kanë nxjerrë nga kjo shtëpi, bashkë me shumë burra të tjerë, një natë janari, aty rreth datës 10 janar ( këtë datë në deklarimet e veta e ka fiksuar edhe i ndjeri Ibrahim Rugova). Rrustës i është gjetur një gjurmë, një shenjë e veshjes së tij është gjetur ditë më vonë në grykën e përroit të Bollovanit, afërsisht te Zabeli i Sadik Rexhës. Dëshmitarët kanë treguar se aty, ushtria italiane paska pas hapur do istikame dhe në to pastaj OZN-a dhe grupet e pushkatimeve, kanë pushkatuar aty shqiptarët nga Rrethi i Istogut dhe disa sish edhe nga Rrethi i Drenicës. Por për Ukën sot e kësaj dite nuk është gjetur asnjë gjurmë. Malet ishin mbushur me grupe të armatosura shqiptarësh kryengritës Ekzistojnë disa variante për vendin e vrasjes dhe zhdukjes së tij. Të gjitha këto variante përmblidhen në faktin se atë e kanë dërguar andej kah Burgu i tashëm i Dubravës, në drejtim të Mitrovicës dhe ose e kanë zhdukur në pyjet e atëhershme të Dubravës, ose dikund kah Përroi i Keq, në vend i izoluar në rrugën magjistrale Pejë-Mitrovicë tash në Komunën e Skenderajt.



Arrestimet e para të shqiptarëve më të njohur të Komunës së Istogut

Si në gjithë Kosovën, edhe në Istog në fund të vjeshtës së vitit 1944 kishin filluar të depërtonin brigadat partizane, së pari këndej kanë depërtuar partizanët e Shqipërisë. Axha Ali më ka treguar se ato ditë dhjetori në odën tone qenka vendosur shtabi I një brigade të tillë partizanësh nga Shqipëria, në krye të të cilitpaska qenë një far Skënder Kosova. Aliu atëherë ka qenë 16-17 vjeçar, por si i kujtohet, mbrëmjeve ai paska biseduar gjerë e gjatë më Rrustë Rugovën, që ka qenë njeri i lëvizjeve të shqiptarëve të armatosur, një nën udhëheqës i vullnetarëve shqiptar që kanë mbrojtur kufijtë veriperëndimor të Kosovës me malin e Zi e Serbinë. Aliu thotë se Skënderi vazhdimisht kishte bërë përpjekje për ta bindur Rrustën dhe gjithë popullatën shqiptare për t’ ju bashkuar brigadave partizane, sepse partizanët, sipas tij, kishin bërë luftë të drejtë kundër fashizmit, se kishin lidhur besë për bashkim – vëllazërim me serbët dhe malazeztë, se po vinte kohë e re, se partizanët me ndihmën e anglo-amerikanëve e kanë fituar luftën, etj. Rrusta vazhdimisht i paska thënë Skënderit, se herë do kurdo, serbët do t’ ju tradhtojnë dhe shqiptarët e Kosovës nuk ua kanë besën atyre.Më në fund Rrusta me Skënderin kishin bërë një marrëveshje, që t’ ia japë një mashkull në brigadën e tij. Skënderi qenka ngritur dhe i ka shikuar radhazi meshkujt e familjes Rugova dhe syri iu paska ndalë te Aliu i ri. Rrusta e paska lutur që t’ia ruaj djalin. Axha Ali më ka thënë se Skënderi vazhdimisht e kishte mbajtur pranë vetes, në shtab të brigadës, gjithnjë nga ka marshuar kjo brigade shqiptare, prej Istogut e deri në Vishegrad të lumi drina që ndaj tash Serbinë nga Bosnja e Hercegovina. Edhe djali i madh i Rrustës, Shabani ( babai im) që e ka shoqëruar dhe përcjellë babin e vet gjatë luftërave mbrojtëse në Rugovë e në kufi me malin e Zi, si thuhet, për të shpëtuar, me sugjerimet e atij komandanti partizanësh shqiptarë, si edhe shumë djem të tjerë shqiptar , ishte angazhuar në Brigadën e njohur partizane të Malë Sadikut. Në familje tani kishin mbetur tre vëllezër, Rrusta, Beka e Azemi. Kur janë tërhequr brigadat partizane të Shqipërisë, dhe këndej kanë depërtuar brigadat partizane të Malit të Zi ( Brigada e Bokës) dhe ato të Serbisë, të cilat në fshatin Cerrcë, në Istog dhe në vende tjera kishin vu një pushtet të ri, rrethi i zi ndaj familjeve të mëdha shqiptare, me traditë e tradicionalisht luftarake kundër pushtuesve, sa vinte e ngushtohej. Arrestimet e para, si kudo tjetër në Kosovë, edhe Rrethin e Istogut komunistët i filluan në janar të vitit 1945. Diku rreth datës 6 janar të atij viti, në shtëpinë tone në Cerrcë një Brigadë partizane-malazeze, me një komandant hipur në kalë, si kujtojnë familjarët, e ka arrestuar kreun e familjes, Rrustë Rugovën. Rrusta atëherë ka qenë 67 vjeçar.


Malet e mbushura me kryengritës shqiptarë


Ai dimër thuhet se kishte qenë me shumë borë e acar, dimër i rëndë. Brigadat partizane kishin lëvizur gjithkah. Ndërkohë kishte plasur edhe kryengritj shqiptare e Shaban Polluzhës në Drenicë. Në malet e Istogut kishin vepruar grupe shqiptarësh të armatosur, si ishte grupi i Bajram Gashit e Ramë Alisë, nga Uça, ai i Bardh Isufit nga Orroberda, Nue Përlleshit nga Lugu i Drinit Tal Kurteshit nga Isogu, Feriz Bojës nga Kërnica e Klinës, etj. Po ashtu në këto male ishin arratisur edhe disa familje të mëdha shqiptare, si ishte aje Sadik Rexhës së Istogut.Pra, gjendja ishte e rëndë. Ibrahim Rugova atëherë s’kishte më shumë sedy-tre muaj ( Rugova u lind më 2 dhjetor të vitit 1944). Lajmet për këto tmerre atëherë sigurisht se kanë ardhur tërthorazi, nga goja në gojë, nga veshi në vesh. Si më kanë thënë dëshmitarët, lajmet vinin edhe ashtu si nuk ishin, zi e më zi, me qëllim që të përhapej kjo propagandë, për ta tmerruar popullin e pambrojtur. Tmerret më të mëdha kanë ndodhur në Llugë të Xhamisë së Istogut, afër truallit të tashëm të motelit “ Trofta “ në Istog. Aty janë vrarë dhjetëra burra shqiptarë dhe janë varrosur në dy varre të përbashkëta, që nuk janë hapur kurrë deri më sot. Ibrahim Rugova atëherë kishte mbetur foshnje jetimë, vetëm me nënën, me bashkë familjarë dhe sidomos e kishte një përkujdesje të madhe nga dajat e tij, të familjes së Qerim Rugovës, nga Llukafci i Begut. Unë u linda më 3 shtator të vitit 1946, por më vonë kam mësuar se Ibra ishte rritur në gjirin e ngrohtë të nënës së tij, nënës Sofë ( ka vdekur dhe është varrosur në Prishtinë, më 1996), nën përkujdesjen e bashkë familjarëve dhe të dajave, sidomos të dajës Rrustem Qerim Rugova. Por, mbaj mend vitet e para të 50-ta, kur ishim në një bashkësi familjare, siç ishim bashkë në atë bashkësi deri në vitin 1967.

Në emër të tepricave bujqësore, sakatoheshin ekonomikisht familjet e mëdha shqiptare

Në ato vite familjes sonë i kishte ndodhur edhe diçka e keqe. Duke e trajtuar familje ballistësh e kullake, ia kishin konfiskuar drithin dhe gjedhët. Familja jonë e madhe kishte pasur shumë gjedhe, lopë e dele, shumë tokë në fshatin Cerrcë dhe në Rugovë, në fshatin Malaj, nga e kemi prejardhjen, fisi Kelmend, nën fisi Lajçi. Si më kanë treguar më vonë, në fshat atëherë ishin formuar komisionet e ashtuquajtura për grumbullimin e tepricave bujqësore. Ai komision caktonte se kush çka ka për të dorëzuar si tepricë ushqimore. Duhej të dorëzohej sasi e caktuar drithi, gjedhësh dhe bulmeti. Ai komision, thonë dëshmitarët thonë se, punonte edhe me hile, dikujt më shumë i merrte, e dikujt më pak. Familjes sonë ia kanë gërryer koshat e drithit, ia kanë marrë lopët dhe delet dhe e kanë lënë të thuash me gishta në gojë. Por, në ditët e vështira dallohet miku, thotë një fjalë e urtë popullore. Familjen tonë, për ta përballuar këtë mjerim, e kanë ndihmuar shokët tanë nga Rugova e Pejës dhe miqtë e tjerë, ndër ta edhe familja e madhe Boja e Kërnicës së Klinës. Këto familje na kanë ndihmuar me bukë dhe gjedhe dhe kështu, mund të thuhet se, nuk kemi pasur zi buke në ato vite të rënda.

Si u vonua Ibra dy vjet për të nisur klasën e parë të fillores në Istog?

Duke mos dashur të keqkuptohem para lexuesve, qëllimi i këtij shkrimi është që të them diçka më shumë, ashtu si më kujtohet fëmijëria dhe rinia e hershme e Ibrahim Rugovës, me të cilin, si thashë, ishim një gjeneratë në shkollën fillore e të mesme dhe në një bashkësi familjare deri në vitin 1967. I rritur në ato kohë të rënda, në kohën kur familjarët ende kërkonin eshtrat dhe varret e të zhdukurve, kur për bacën Ukë gjithnjë flitej se është gjallë, se do të kthehet, ashtu si ishin ligjet atëherë, Rugova nuk e nisi klasën e parë të fillores në moshën e caktuar, shtatëvjeçare, por afërsisht në moshën nëntëvjeçare. Kështu më ra hise që të jem një gjeneratë me të, edhe pse isha afro dy vjet më i ri. Mësuesja e parë e tij ishte Mynavere Gucia, një mësuese e mirë dhe e urtë, e dashur për fëmijët, motra e Ismet Gucisë, një ekonomisti të njohur, profesor i Universitetit në Prishtinë, që vdiq i ri në fillim të viteve ’80-ta.




Hasmëritë e rugovasve me malazeztë


Kur e filluam klasën e parë të shkollës fillore “ 17 Nëntori” në Istog, në vitin shkollor ‘53-‘54, ne ende nuk dinim gjë për tmerret që u kishin ndodhur burrave shqiptarë pas hyrjes së partizanëve komunistë në Istog. Si copëza dinim vetëm atë që na flitnin nënat tona, se baca Ukë mund të jetë gjallë dhe se do të kthehej, burrat nuk flisnin gjë me ne. Unë, as në moshën tjetër, kurrë me Ibrën nuk e kam hapur çështjen e zhdukjes së babait të tij. Kurrë, asnjëherë, për atë çështje nuk kemi bërë fjalë. Më vinte keq, më vinte rëndë që ta hapnim atë temë. Por, ashtu si copëza kujtimesh, me kanë mbetur fjalët që na i pëshpëritnin në vesh, sa herë që kalonim rrugës për në shkollë, afër Llugës së Xhamisë, një vend ky tash në jug të oborrit të motelit “Trofta”. Pëshpëritej, me zë të vogël, se – shumë njeriut ia ka hëngër kokën ajo llugë… Ne dëgjonim, por ishim shumë të rinj që të dinim diçka më shumë. Besa, njerëzia heshtnin dhe nuk flitnin gjë. Ishte kohë e heshtjes, heshtje varri, se ishin ato kohët e rënda të fillimviteve ’50, kur për një fjalë goje njerëzve u shkonte koka, ose merrnin dënime të rënda burgu. Dua të them se në ato vite të para shumë pak është folur për masakrat që kishin bërë partizanët komunistë në Istog dhe gjetiu anembanë Kosovës. Them edhe një herë, në familjen tonë vetëm dëgjonim fjalë se baca Ukë do të kthehet një ditë dhe me atë shpresë kemi jetuar deri vonë. Më duket sikur sot kur shumë nëna, baballarë, vëllezër e motra, ende i mban shpresa se të zhdukurit e tyre gjatë luftës së fundit, 1998-1999, do të kthehen një ditë...

Si u hasmërua familja jonë me malazeztë

Në shkollë shkonim në atë objektin e vjetër që është pikërisht afër Kullës së Popit, ku ka qenë burgu i OZN-ës. Në oborrin e shkollës ka qenë një bunar, atëherë pak i mbyllur, pak i hapur, si një gropë. Por, më vonë, kur në vitet ’90 bëja hulumtime për librin tim “ Varret e përbashkëta - mizoritë serbe dhe qëndresa shqiptare në Rrethin e Istogut”, nga dëshmitarët pata mësuar se edhe në atë bunar xhelatët kishin hedhur kufoma shqiptarësh. Saktësisht nuk dihet se sa kufoma janë hedhur aty, sepse ajo gropë, varrezë e përbashkët, nuk është hapur kurrë. Pra, ne si fëmijë që ishim, më vonë mësova, se paskemi lozur, të gëzuar e ndonjëherë edhe të hidhëruar, pikërisht afër burgut të OZN-ës dhe pikërisht afër atij bunari, gropë, varrezë e përbashkët, ku sigurisht ke mbetje mortore të shqiptarëve të vrarë e të masakruar gjatë atij dimri të rëndë e të vështirë të vitit 1945.

Pse nuk hapen varrezat e përbashkëta të shqiptarëve të vrarë më 1945?

As kjo varrezë e përbashkët, e as varreza që ndodhet te arat e Bytyçëve, në jug të motelit “ Trofta”, as varreza e përbashkët në Bollovan, te Zabeli i Sadik Rexhës, kurrë nuk janë hapur. Tash pas lufte kanë dalë disa iniciativa për hapjen e këtyre varrezave të përbashkëta që ndodhen gati në secilin qytet të Kosovës, prej Prishtine, Gjilani, Ferizaj, Peje, etj. Por deri më sot këto varreza nuk janë hapur. Po ashtu, gjatë atyre hulumtimeve të mia, e përsëris, me Ibrën kurrë dhe me asnjë rast nuk e kemi diskutuar atë temë, asnjë dëshmitar nuk ka ditur të më thotë diçka më shumë për fatin e gjyshit, Rrustë Rugovës dhe të Ukë Rugovës. Deri vonë ka jetuar një dëshmitar që e ka përjetuar dhe mbijetuar golgotën e burgjeve të OZN-ës në Istrog, Haxhi Bujupi. Ai më ka deklaruar, si i ka deklaruar edhe bashkëpunëtorit të “ Botës sot”, Mikel Gojanit, dhe gazetarit tonë, Daut Blakës, se në Kullë të Popit ka qëndruar disa net bashkë me Rrustën, Ukën, Shaban Ukën, Llesh Gjon Lleshin e shumë burra të tjerë shqiptarë. Haxhia e ka përshkruar dhomën ku kanë qenë të burgosurit, si një dhomë ferri, të ngushtë, zagushi, e në të njerëzit kanë ndenjur të thuash në këmbë, ose njëri mbi tjetrin. Kjo dhomë ka qenë në katin e dytë të kullës, nga ana lindore, e poshtë ka qenë dhoma e torturimeve. Haxhiu pati thënë se lart shpesh natën dëgjoheshin klithmat e të torturuarve. Ushtarët e armatosur, natën, grupe-grupe i kanë nxjerrë të burgosurit dhe i kanë dërguar në tri-katër drejtime, ku i kanë pushkatuar. Edhe dëshmitarë të tjerë më kanë pohuar se kur e ka thyer Shaban Uka burgun në Kullë të Popit, njerëzia e paskan lutur Rrustën që të arratiset, por edhe me këtë rast nuk qenka larguar nga burgu duke thënë se unë po bëhem kurban i familjes! Në të vërtetë Rrusta, me gjasë, e ka pasur të ditur se malazeztë nuk do ta falin, për shkak se familja jonë prej Kongresit të Berlinit e këndej ka qenë e hasmëruar me ta, zaten si kanë qenë të hasmëruara edhe shumë familje të tjera rugovase, dhe të gjithë shqiptarët që kanë marrë pjesë në luftërat për mbrojtjen e Plavës, Gucisë, Nokshiqit, Smilevicës, Pazarit të Ri, e deri në Tivar e Ulqin.

Vrasja e Halil Sadrisë në Smilevicë

Gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare, më 1994, kur e ka shkruar parathënien e librit publicistik të Ibrahim Rugovës, “ Çështja e Kosovës”, në mënyrë madhështore ka analizuar edhe shkaqet e mizorive serbe e malaziase mbi shqiptarët që deri në atë kohë kanë jetuar nën sundimin e Turqisë, një pjesë e tyre kanë pranuar fenë myslimane e një pjesë tjetër edhe është asimiluar. Shumica e serbëve dhe malazezve në ata shekuj, kanë jetuar si raja, çipçi, apo vasal të turkut dhe të bejlerëve e agallarëve shqiptarë. Por, kriza e madhe lindore, që e shkaktoi paqen e Shën Stefanit më 1878, pastaj Kongresi i Berlinit i atij viti, bëri që Turqia të humbë dominimin në një pjesë të Ballkanit e sidomos në Rumeli. Nën diktatin e Rurisë cariste, në ato vite është zgjeruar autonomia e Serbisë në drejtim të Sanxhakut të Nishit dhe Malit të Zi, në drejtim të Liqenit të Shkodrës, Tivarit, Ulqinit, Plavës, Gucisë dhe Rugovës. Shqiptarët atëherë, duke e parë rrezikun e humbjes së tokave të veta, janë organizuar në Lidhjen e Prizrenit që i ka kundërshtuar edhe vetë marrëveshjet e Turqisë me fuqitë e mëdha që synonin copëtimin e tokave shqiptare. Tre vjet luftëra e gjaqe kanë bërë ushtarët e Lidhjes për të mbrojtur tokat e veta. Rugovasit më së shumti kanë qenë të angazhuar në “ Besa – besë “ të Haxhi Zekës dhe të Ali Pashë Gucisë. Në besëlidhjen e Pejës, bashkëluftetar i Haxhi Zekës, pjesëmarrës i tubimit te Verrat e Llukës, ka qenë edhe stërgjyshi, Sadri Elezi. Djemtë e Sadri Elezit kanë qenë Halili, Beka, Rrusta, Ibishi, Xhema dhe Azemi, fëmijë të dy nënave. Prej këtyre djemve të Sadri Elezit, së pari Halili është vrarë në Smilevicë duke i mbrojtur tokat e veta. Thuhet se malazeztë Halilin e kanë vrarë në prita. Smilevica është një bjeshkë e bukur në veri- perëndim të Rugovës, andej nga Kolashini, të cilin tash malazeztë e kanë shpallur park nacional. Por ajo bjeshkë tradicionalisht ka qenë e rugovasve, edhe familja jonë ka hise në atë bjeshkë, që është pronë e rugovasve, po të merret për bazë e drejta e pronës në bazë të trashëgimisë.



Offline Beni

  • Administrator
  • Hero Member
  • *****
  • Posts: 1522
  • Karma: +0/-0
    • http://www.peja1.com


Ibra i parë


Kur ne u vetëdijësuam pak më shumë, që nga klasat e para të filores, atëherë nisem të merreni më shumë edhe me ngjarjet historike. Filluaj të mendonim se kush në të vërtet ishin t parët tanë. Nga më të vjetërit filluam të mësojmë se kishte ndodhur një tragji në familje. Kush ishin të parët tanë? Mandej mësove se unë isha djali i Shabanit, Shani djali i Rrustës, Rrusta i S adrisë, Sadri i Elezit, Elezi i Demës, Dema i Nezirit dhe Neziri i Ibrës dhe Ibra Gjokës…Kur mori Ibrahim Rugova timonën e lëvizjes shqiptare në dhjetor të vitit 1989, propaganda serbe nis të bëjë zhurmë kundër tij. Pa hyrë në detaje, më kujtohet një mbledhje që e kishte organizuar LDK e fshatit Cerrcë, që I ishte kundërvënë propagandas serbe kundër Ibrahim Rugovës. Shkuam aty, Dush gashi e bëri një tekst një “ Bujkun “ e atëhershëm. Por, e vërteta është se Ibrën e mbronin të gjithë. Atëherë, unë u hidhërove, kur shkruan se pjesëtarë të famil;jess ë Rugovës, e dija propagandën, janë edhe këta, edhe këta, e unë bëra një si marri, shkrova në një gazetë, pas mbylljes së “ Rilindjes”, tash as vet nuk e di se në cilat gazeta shkruaja atëherë, në Fjala, Shkëndija, Zëri, etj. Dhe, shkrova, se cila ishte vërtet familja jonë. Shkrova deri të prejardhja e familjes sonë të Ibra, nuk përmenda Gjonin. Më vonë e pashë se kisha gabuar. Historia nuk ndryshohet. Kur lexova Erdelavoviqin, Fishtën, e kisha lexuar më parë, Koliqin poashtu më parë në “ Shenjëza”, që nga fundi i viteve ’60, fillova të mendoj se kush ishte ai Gjoka, para Ibrës, i pari i sonë të parë. E vërteta është se familja jonë rrjedh nga fisi Kelmend. Si kanë shënuar kronikët, ky fis i madh e ka mbajtur gjerë e gjatë veriun e Shqipërisë, gegët. E dija historinë e Skënderbeut, qendresën e tij në Krujë, humbjen e tij, kthimin e djalit të tij nga Italia, fitoret e turqëve, ikjen e finsnikëve shqiptarë në Itali, më vonë mësonim për poetetin e madh të Rilindjes kombëtare shqiptare, Jeronim De Radën dhe kështu, copa – copa kompletohet historia. Nuk është e pa qartësuar tashmë historia e fiseve të mëdha të gegëve.Por, gjithnjë, kur Ibra doli në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës, se ç’ mu rrotullua mendja tek Ibra i parë.

Ndërhyrja e Ker Sadrisë në favor të familjes së Sadri Elezit

Kemi pasë ndjenjen edhe si fëmijë se diçka e madhe kishte ndodh me familjen tonë. Kjo familje në fillim të kryengritjeve të mëdha shqiptare 1908-1912 nisiluftërat me kryengritësit shqiptar kundër turqëve.Më parë përmendet Halil Dema, e Demë Neziri, por ne e kujtojmë mirë ndërhyrjen e Haxhë Kerit, trimit rugovas, në dobi të familjes, kur Sadri Elezin e kishin sulmuar disa rrebel vendës, kur familja jonë ka ardhë në fshatin Cerrcë në fillim të shekullit të kaluar.Familja një here ishte vendosur nga fshati Malaj i Rugovës në Gllaviqicë. Sipas axhës Ali, familja e Sadri Elezit këtu kishte vendosur lidhje me gjyshin e akademik Mark Krasniqit. Më vonë familja jonë është vendosur në Banjicë, afër, banjës së Pejës, dhe me ndihmën e Haxhi Zekës, është vendosur ku edhe është sot, në Cerrcë të Istogut.Por, disa inate vendëse paskan nxitur disa të rrebeluar që ta gërgasin familjen tonë të madhe që ka qenë e vendosur në një kullë, aty mbi trollin e tashëm të shkollës së fshatit. Në bjeshkët Istogut, atëherë paskan qendruar disa të rrebeluar, që e paskan sulmuar familjen tonë. Kjo është e vërteta: është dashë që Keri i Sadri Bardhit të Rugovës, një trim i njohur rugovas, që i kishte dalë zani deri në Shkodër, të vijë me trimat e Rugovës, që t’ i qetësojë rrebelët vendës.Ngjarja ka ndodhur në Bjeshkët e Bajshës së Istogut.

Rugovasit rrethojnë vendësit në Bajshe

Dy- tri familje në fillim të shekullit të kaluarkanë qenë më të moçme se familja Rugova në Cerrcë të Istogut. Cerrca, një fshat që shtrihet nja 1,5 km, nga Istogu, në rrugën në drejtim të Vrellës e Pejës, gati e tëra ishte tokë bejlerësh të Pejës. Më duket se vetëm familja Kaliqanaj ka qenë me tapi të moçme, së pakut si thonë vendësit, familjet e tjera këtu janë vendosur si çipçi, në tokë të bejlerëve të Pejës.Para familjes sonë këtu ka qenë e vendosur familja Rexhaj, Haskaj, Maxharraj, Hasanaj, etj. Këto familje, me atë Kaliqanaj, edhe sot janë këtu dominuese.Por, copëzat e historisë që na i tregonin baballarët ishin të rënda. Pse kulla Sadri Elezit në grykë të fshatit Cerrcës sulmohej? Më thonin se ajo kullë, që I ka pasë themelet dei vonë, ishte e rrethuar me një avli të madhe, e sulmohej, nga kush, e shtroja më vonë pyejtjen?Sadri Elezi, me vëllezërit e vet kishte ardhur këtu me lidhjen që kishte pasur me Haxhi Zekën dhe me pjesëtarët e tjerë të Lidhjes “ Besa- besë” të Pejës.Atëherë erdhi Ker Sadria në Bajshe dhe ua mbledhi betë rrebelëve vendës!

 

Krenaria e rugovasve dhe ndërhyrja e dëmshme e vojvodës serb, Miliq Kërstiqit


Thash edhe më parë, familjet e mëdha rugovase, edhe kur kemi rënë në rrafsh, tradicionalisht e kanë mbrojtur familjen tonë. Një herë trimi Ker Sadria, më vonë bajraktarët e Rugovës, Sak Fazlia e Zhuk Haxhia, e pas LDB, kur familja doli me katër burra të vrarë e të zhdukur, rugovasit na kanë ndihmuar edhe me bukë. Por, me një rast, krenaria e rugovasve i ka kushtuar familjes së Rrustës, së Sadri Elezit (një rrugë në Pejë e mban tash këtë emër). Nga mesi i viteve ’20 Rrusta e paska martuar vëllanë e vogël dhe qenka bërë një dasmë e madhe. Si është zakon ndër malësorë, në atë dasmë qenkan ftuar shokë e miq.

Kush ishte Miliq Kërstiqi?

Në atë kohë Kosovën e dominonin ushtritë serbe e malazeze, ishte një pushtet tipik ushtarak. Në Istog ka vepruar edhe çeta e Vojvodës Miliq Kërstiqi. Në stenogramet e punës së atëhershme të Kuvendit të Jugosllavisë ka mbetur i shënuar reagimi i deputetit nga Kosova, Ferat Draga, i cili për Miliqin paska kërkuar sqarime nga ministria e brendshme dhe ajo ushtarake. Kush është ky njeri që vret e pret dhe nuk përgjigjet për asgjë, ka kërkuar sqarime atje Ferati. Çeta e Kërstiqit ka qenë diçka ngjashëm si çetat paramilitare të Arkanit e të Sheshelit, gjatë luftës së fundit në Kosovë e Bosnjë. Ajo çetë, si kanë shënuar kronikët e kohës, nuk ka pasur më shumë se 100 njerëz. Sigurisht se ka qenë e kontrolluar nga pushteti qendror në Beograd, por ka bërë shumë zullume mbi popullin shqiptar, sidomos të rrethit të Istogut, Pejës, Gjakovës dhe të Drenicës. Kërstiqi ka vrarë e ka kthjellë, si thuhet, në atë kohë në këto rajone. Kërstiqi njihet si njëri ndër kriminelët më të mëdhenj serbë të kohës ndërmjet dy luftërave botërore në Kosovë. Kërstiqin, me vendim të lidhjes shqiptare, e ka vrarë në prill të vitit 1938 Selman Kadria, nga fshati Cerrcë. Për këtë trimëri të Selman Kadrisë këngëtarët popullorë kanë hartuar dy-tri variante këngësh popullore, ndër të cilat më e njohura është ajo:” Hej, hej, me gojë të hapur ka mbet Serbia”…

Si ia mori tokën Kërstiqi Rrustë Rugovës?

Si thuhet, Kërstiqi ka hyrë e ka dalë ku ka dashur nëpër Kosovë, ka shkuar me shokët e vet edhe nëpër raste të vdekjeve e dasma të shqiptarëve, ftuar e paftuar. Kështu paska shkuar edhe në dasmë të vëllait të Rrustës. Rugovasit që paskan qenë aty të ftuar krushq, nuk ia paskan marrë patin Kërstiqit, madje nuk paskan lëvizur vendi! Miliqi me shokë atë natë e paska lëshuar dasmën, paska bërë konak te një familje tjetër e fshatit dhe qenka betuar: “ Për këtë Rrusta ka për të ma pa sherrin”. Disa ditë më vonë shokët e Miliqit e kanë ndjekur me pushkë një burrë të familjes Rugova nga toka më e mirë që e kemi pasur në Koreniqe, buzë lumit të Istogut. Ajo tokë ka mbetur e serbëve deri pas luftës së fundit, kur familjarët tanë përsëri janë kthyer për ta punuar. Është e vërtetë se familjarët tanë kanë marrë pjesë në kryengritjet shqiptare kundër pushtuesve, por asnjëherë, kurrë, nuk kanë qenë plaçkitës, në asnjë rast dhe kurrë nuk kanë qenë të gjakësuar me shqiptarët. Deri vonë nga fundi i viteve ’50 në oborrin e moçëm, tash pronë e xhaxhait, aty e ka truallin edhe Ibrahim Rugova dhe pasardhësit e tij, ka ekzistuar oda e burrave.




Burgosja e Sahit Zatriqit në odën e Rrustë Rugovës

Ajo odë ka qenë e madhe, odë tradicionale, e punuar prej druri. Në atë odë një kohë ka qenë i vendosur një shtab i ushtrisë së atëhershme italiane gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kur kanë shkuar italianët pas shtatorit të vitit 1943, në fshat paskan ardhur gjermanët, por nuk qenkan vendosur këtu. Një ditë në këtë odë paska ardhur Sahit Zatriqi, një nëpunës shteti atëherë, por që ka vepruar në këto anë si komunist. Gjermanët paskan marrë në dijeni ardhjen e Zatriqit këtu dhe e paskan rrethuar odën. Si kanë treguar më vonë familjarët dëshmitarë, Sahiti paska arritur që t’i hedhë në zjarr disa dokumente që i paska pasur me vete. Paska ndërhyrë me pushkë në dorë edhe një burrë i familjes, për ta mbrojtur Sahitin, si është zakon ndër malësorë, në bazë të Kanunit të Lekë Dukagjinit, që të mbrohet mysafiri, pa marrë parasysh së kush është ai. Por, gjendja qenka qetësuar, pa krisma. Zatriqi, si është shënuar më vonë në “ Monografinë e LNÇ të Istogut”, qenka mbajtur disa muaj në burg dhe qenka liruar. Sahit Zatriqi pas LDB ka qenë njëri ndër njerëzit kryesorë të pushtetit komunist në Istog. Pos tij, në atë pushtet kanë qenë edhe Ruzha Rajiqiqi, Vaso Pavlloviqi, e ndonjë tjetër. Pavlloviqi ka qenë malazez, kolonist i ardhur nga mërgata malazeze në Amerikë. Në vitin 1973, kur unë fillova të punoj si gazetar, korrespondent i “ Rilindjes” nga Istogu, zyrën e kam pas marrë pikërisht në shtëpinë e pavlloviqëve që ishte në qendër të qytetit. Ka qenë një shtëpi e vogël, njëkatëshe, me një podrum të thellë. Më kishin folur se në atë podrum OZN-na kishte torturuar shumë shqiptarë. Më flitnin se në atë podrum kishte edhe hallka hekuri me të cilat ishin mbajtur të lidhur shqiptarët. Me plakën e Pavlloviqëve të cilës ia bëja ndonjë shërbim, si ishte telefoni i “ Rilindjes” të cilin ajo e shfrytëzonte për të biseduar me djemtë e saj në Beograd, etj. tentoja të bije në ujdi për të hyrë një here në atë podrum, por ajo kurrë nuk më ka lejuar dhe kurrë në asnjë rast nuk fliste për masakrat serbe e malazeze mbi shqiptarët. Stoikisht mbahej e heshtur. E dija se po e luan lojën mirë, si e luaja edhe unë, por edhe pse burri i saj ka qenë kryetar komune në Istog menjëherë pas luftës, ajo nuk fliste asgjë. Përkundrazi, Stana fliste me pietet për ata burra shqiptarë, por detaje më shumë nuk tregonte. Unë e kuptoja…

Dhunë e vazhdueshme serbe mbi shqiptarët

Në fillim të fillores, pra kur kalonim nëpër Istog për në shkollë, menjëherë filluam të dëgjojmë copëza-copëza ato histori të tmerrshme. Erdhi edhe ajo koha e rëndë e aksionit të armëve që e kishte ndërmarrë atëherë pushteti serb-komunist për të “ disiplinuar” shqiptarët. Një burrë i familjes sonë, Imeri, ishte burgosur e torturuar shumë. Më vonë ka qenë burgosur edhe Azemi. Imeri e ka mbijetuar atë torturë, por serbët bashkë me bashkëshorten e tij, Mihanën dhe gjashtë bashkëfamiljarë të tjerë, i kanë vrarë e masakruar serbët në Kaliqan të Istogut, më 13 prill të vitit 1999.

 

Xhemë Sadria si Oso Kuka


Të copëzuara kështu ato histori të të parëve tanë ne i dëgjonim nga nënat dhe më të moshuarit tanë. Vëllai më i vogël i Rrustës, Azem Sadria, që pas Luftës së Dytë Botërore një kohë kishte mbetur kryefamiljar, e ka pasur zakon të këndonte në lahutë. Ai i këndonte me ëndje të madhe e me një përkushtim të jashtëzakonshëm sidomos këngët kreshnike për Mujën e Halilin. Më vonë, dikund në fillim të viteve ’70 kur unë isha arsimtar i gjuhës shqipe në SHF “17 Nëntori” në Istog e Ibra ishte në mbarim të studimeve në Universitetin e Prishtinës ( unë studioja gjuhën e letërsinë shqipe pak me vonesë, me korrespondencë) me ra hise që përmes tij të njihesha edhe me profesorin e nderuar, Rexhep Ismajlin e Sabri Hamitin, që të tre këta shokë të pandashëm që nga atëherë. Më duket se atëherë sapo kishin depërtuar në Kosovë edhe veprat e të madhit Gjergj Fishta. Unë kisha një simpati të jashtëzakonshme për epopenë e Fishtës të kënduar në “Lahutën e Malcisë”. Profesor Rexha më dha një botim të ri të “ Lahutës” , që ishte botuar në Romë dhe një libër tjetër të poezive satirike të Fishtës. Për herë të parë aty e pashë foton e Fishtës fetar dhe për herë të parë aq më zell i lexoja këngët e tij për kreshnikët malësorë në mbrojtje të tokave shqiptare kundër cubave të Malit të Zi, por edhe për hilet e fuqive të mëdha. Zaten, edhe më herët, në formë këngësh të kënduara nga rapsodët shqiptarë, kisha dëgjuar për këngën e Fishtës, kur motra e Avdisë e vajton të vëllanë e vrarë nga malazeztë, etj.



Offline Beni

  • Administrator
  • Hero Member
  • *****
  • Posts: 1522
  • Karma: +0/-0
    • http://www.peja1.com


Rënia heroike e Xhemë Sadrisë te Livadhet e Gjakut

Kam shkruar edhe një herë më parë në “ Bota sot” se rajoni i Dukagjinit Verior, që nga Malësia e Mbishkodrës, Plava, Gucia, Rugova, Peja e Istogu, deri në veri të Mitrovicës e Llapi, është një rajon strategjik, kufitar me Malin e Zi në perëndim dhe me Serbinë në veri. Në këto zona, prej Kongresit të Berlinit e këndej, vazhdimisht janë bërë luftëra e gjaqe. Serbët dhe malazeztë të trimëruar me përkrahjen e Rusisë kanë tentuar vazhdimisht të grabisin tokat shqiptare, e shqiptarët vazhdimisht janë vënë në mbrojtje të tyre. Sidomos në zonat e brezit kufitar, siç është edhe treva e Rugovës, janë bërë luftëra e gjaqe. Në këto kohë më të njohurat janë luftërat për Nokshiqin, ato në mbrojtje të Plavës e Gucisë, lufta e Kacuberrit, Pazarit të Ri, lufta e shqiptarëve për të mbrojtur Rozhajën, etj. Në një betejë të tillë te Nokshiqi tash në Mal të Zi, kishin ndërhyrë edhe rugovasit dhe ajo luftë ishte fituar nga shqiptarët për të kënduar këngëtari popullor në stilin: “ Ç’janë këto gjëmë që po i bjen era, po luftojnë Rugova e Peja”, dhe “ Ç’ka Limi që po vjen gjak, ra Rugova po marrin hak”, etj. Në ato luftëra rugovasit kanë marrë pjesë përherë. Ndër ata luftëtarë ka qenë edhe Xhemë Sadria i Sadri Elezit. Për Xhemën janë përfolur disa ngjarje që duken si legjendë. Si legjendë duket edhe vrasja dhe hakmarrja e tij ndaj malazezve. Xhema kishte qenë i çalë në një këmbë. Nuk ka lënë pasardhës. Në ditën kur është vrarë më 1 korrik të vitit 1943, si ka shënuar kronisti Fazli Muriqi, rugovasit paskan qenë në tërheqje e sipër te Livadhet e Gjakut, andej Çakorrit. Xhema i plagosur rëndë nuk paska mundur të tërhiqet dhe qenka vendosur në një kaçubë mali dhe e paska luajtur lojën sikur është i vdekur. Pararoja malazeze paska menduar vërtet se ishte i vdekur dhe i paska ftuar shokët që të vijnë aty. Flitet se kur rreth tij kanë ardhur më shumë malazez, Xhema e paska aktivizuar një bombë dore dhe e ka copëtuar veten, bashkë me disa malazez. Kjo legjendë i ngjan legjendës së vetëflijimit të Oso Kukës në kullën e barutit te Liqeni i Shkodrës, në Vraninë. Unë kisha dëgjuar edhe si fëmijë për trimëritë e Xhemë Sadrisë dhe e bëra një gabim kur shkrova për të në librin tim ”Varret e përbashkëta”, më 1996. Pata shkruar se trimërive të Xhemë Sadrisë u ka kënduar edhe Fishta kur në një këngë të “ Lahutës” ka shkruar për ata tre trimat rugovas që qenkan ngutur pushkë me shti, në ata cubat e Mali të Zi, Xhemë Sadria si arushë malit, etj. Por një mik imi më vonë kur e lexoi dorëshkrimin e atij libri ma kujtoi se Fishta këngët e “ Lahutës” i ka përmbyllur me ngjarjet historike të mbledhjes së Londrës që ka ndodhur më 1913 dhe për ngjarjet më vonë nuk ka shkruar dhe aty u binda se Xhema i Fishtës ishte ndonjë trim tjetër malësor.

Rugova e qartësoi toponimin “Istog”, se është nga shqipja e vjetër

Ibra ka qenë ndër të parët që ka pasur në dorë dorëshkrimin e librit tim “Varret e përbashkëta”. Ka qenë vjeshtë e 96-ës. Unë kisha bërë një dorëshkrim të atij libri që bënte fjalë edhe për mizoritë serbe në rrethin e Istogut që nga viti 1912 e këndej. Aty flitej edhe për vrasjen e gjyshit tonë dhe të babait të Ibrës, Ukës. Më kujtohet kur hyra në zyrën e tij të vogël, në selinë e LDK-së atëherë aty afër stadiumit të futbollit të Prishtinës. Ashtu si ishte gjithmonë i qetë, unë i thashë se kisha një dëshirë të flaktë që ta hap temën e mizorive të pushtetit serb mbi shqiptarët e pambrojtur pas luftërave ballkanike e këndej. Ai e mori dorëshkrimin, filloi qetazi ta shfletojë, nisi të bëj ndonjë ndërhyrje të vogël, p.sh. si ishte ndërhyrja e tij për ta rregulluar gjuhësisht toponimin “Podgurë”. Dukagjini verior, në anën e Istogut dhe andej kah burimi i Drinit të Bardhë, tradicionalisht quhet “Podgurë”. Unë kisha shkruar gabim: “ Podgorë” , emërtim ky i sllavizuar. Zumë ashtu bashkë të shfletonim atë dorëshkrim, por në ato vite Rugova ishte shumë i zënë me aktivitete politike dhe e ndërpremë shfletimin. Më nuk ia kam afruar atë dorëshkrim, edhe pse isha shumë kureshtar që ai ta lexonte dhe të bënte ndërhyrjet e tij. Edhe vetëm një njeri e ka parë atë dorëshkrim, para se të botohej: Sabri Hamiti ( para recensentit tim, Xhevat Syla). Sabriu, gjithnjë me atë mendimin e tij të prehtë pasi e shikoi përciptazi, ia vuri dorën përmbi e më tha: “Ruaje këtë dorëshkrim, se e ke vepër historike!” Shaka pra!


Sulmi i shqiptarëve në Dobrushë
 

Unë, vërtet kisha gabuar. Toponimi Istog, nuk ishte me prejardhje sllave. Më vonë, në një tubim promovues të LDK-së në Istog pas lufte, ndëgjova Rugovën duke e qartësuar prejardhjen e toponimit Istog nga shqipja e vjetër, para ardhjes së sllavëve në Ballkan. Në dorëshkrimin tim unë i ndikuar prej propagandas dhe librave serbe e ideologjike shqiptare atëherë, kisha shënuar se toponimi Istog-Istok, rrjedhë nga sllavishtja e vjetër, “ istoçnik”- burim, se në burimi i lumit të Istogut është këtu, e mendjoa se vërtet ëshët ashtu. Ibra që ishte gjithnjë një studjues i thellë, në atë tubim ku kishin ardhur mijëra- e mijëra njerëz, argumentoi të kundërtën, se toponimi Istog, është fjalë e vjetër shqipe.

Sulmi i shqiptarëve në Dobrushë dhe vrasja e Ibish Sadrisë

Pra, kemi të bëjmë me një rajon që gjendet në trekëndëshin e kufijve të tashëm administrativ: Shqipëri - Mali i Zi - Serbi. Në ato kohëra Pejën me Rrafshin e Kosovës e ka lidhur vetëm një rrugë magjistrale, ajo Pejë - Mitrovicë, që ka kaluar nëpër Istog e Skënderaj. Nuk ka ekzistuar rruga e tashme Pejë - Prishtinë nëpër Kijevë. Rruga e trenit është ndërtuar shumë më vonë, nga mesi i viteve ‘30. Prandaj, nuk është çudi se nëpër këtë rrugë kanë depërtuar të gjitha ushtritë e huaja, prej atyre serbe e malazeze, e deri te ato gjermane e italiane. Një rrugë lokale ka qenë edhe ajo nëpër Grykë të Rugovës. Buzë këtyre rrugëve ushtritë e huaja, mendojmë në ato serbe dhe malazeze, i kanë bërë krimet më të mëdha dhe së paru buzë tyre kanë vendosur kolonët. Një fshat të tillë kolonësh malazezë pushteti atëherë ndërmjet dy luftrave botërore e kishte vendosur edhe në Dobrushë të Istogut, ndërmjet Gurrakocit e Banjës. Ushtria jugosllave ishte tërhequr nga Kosova në prill të vitit 1941, por malazeztë e Dobrushës e Vitomiricës, tash Arbreshi, me gjithë lutjet e parisë së Pejës dhe të Istogut nuk qenkan tërhequr nga kishin ardhur më pare në tokat e shqiptarëve dhe në tokat djerrina. Udhëheqja e atëhershme shqiptare paska vendosur të bëhet një sulm i improvizuar mbi Dobrushën, për të detyruar kolonët që të shkojnë nëpër Grykë të Rugovës për në Mal të Zi. Sulmi i organizuar shqiptarë ishte bërë një natë të vjeshtës së vitit 1941. Malazeztë paskan pasur një çetë militarësh të organizuar e të armatosur me një pushkomitroloz. Pararoja shqiptare paska rënë në pritë të atij pushkomitrolozi që e paska poseduar njëfar Toma Zhariqi dhe aty është vrarë Ibish Sadri Rugova dhe një fqinji i tij, po nga Cerrca, Nazif Fejza. Shqiptarët pastaj qenkan organizuar dhe e kanë thyer rrezistencën malazeze. Është interesant se pikërisht ai Zhariqi, më 1945 është kthyer në Istog, por tash me brigadat partizane.



Offline Beni

  • Administrator
  • Hero Member
  • *****
  • Posts: 1522
  • Karma: +0/-0
    • http://www.peja1.com


Hyrja e çetnikëve në brigadat partizane

Kur gjeneratat tona dikund pas vitit kthesë 1966 filluam të shfletonim më shumë librat historik dhe shkrimet historike që në atë kohë i bënin historianët tanë, më së shumti Ali Hadri, Zekeria Cana e ndonjë tjetër, në revistat “Përparimi”, “Gjurmime Albanoligjike”, “Jeta e Re” dhe në gazetën “Rilindja”, arritëm të mësojmë diçka më shumë për tmerret që kishin përjetuar shqiptarët në periudhat e kaluara historike. Aty mësova se kur ka qenë çështja e shqiptarëve, janë bërë bashkë partizanët e çetnikët. Sepse, kur më 1941 nga Kosova kanë ikur shumica e kolonëve serbë dhe malazezë (ndërmjet dy luftrave botërore në Kosovë ishin vendosur mbi 11 mijë familje kolonësh me rreth 60 mijë atëtarë) ata në territorin e Serbisë e të Malit të Zi kishin formuar aradha çetnike. Një aradhë e tillë, që është quajtur, sipas Ali Hadrit “Aradha e Dukagjinit për intervenime të shpejta” nga serbët dhe malazezët e Istogut dhe të Pejës ishte formuar në Kolashinin e Ibrit, që ishte në kufi me Mitrovicën dhe Istogun. Kjo aradhë kishte hyrë në formacionet e çetnikëve të Drazha Mihajloviqit. Disa formacione të ngjashme me malazezë i ka udhëhequr Pavle Gjurishiqi. Këto formacione vazhimisht e kanë sulmuar territorin e Kosovës në ato vite dhe shqiptarët me ndihmën e pushtetit e të regjencës në Tiranë e kanë organizuar mbrojtjen e kufijve verior të Kosovës. Rugovasit me ndihmën e vullnetarëve të tjerë e kanë mbrojtur kufirin me Malin e Zi, shqiptarët e tjerë nga të gjitha viset e Kosovës, edhe nga Gjilani, Ferizaj e Drenica, i kanë mbrojtur kufijtë verior me Serbinë. Çetnikët nuk kanë shkelur në atë kohë në Kosovë. Rrustë Rugova ka qenë njëri ndër udhëheqësit e mbrojtjes shqiptare në ato vise. Me të ka qendruar edhe djali i madh i tij, Shabani. Bajraktar ka qenë Sak Fazlija (Muriqi). Të themi me këtë rast se dajallarët e Ibrahim Rugovës, si e thash edhe më parë, familja e Qerim Rugovës, me vëllezërit e nënës Sofë, Rrustemin e Dinën, nga Llukafci i Begut të Komunës së Istogut, janë farefisni me familjen Muriqi të Koshutanit të trevës së Rugovës. Pos kësaj familje, edhe një familje në Vrellë dhe një tjetër në Banjë të Pejës e mban mbiemrin Rugova, por nuk janë në farefisni me familjen tonë Lajçi, si ka tentuar shumë herë të propagandojë shtypi serb i asaj kohe që tentonte gjithnjë të gjente diçka që në një mënyrë do të mund ta zbehte imazhin dhe popullaritetin e pakontestueshëm të Ibrahim Rugovës ndër shqiptarët e etshëm për liri e pavarësi.

Depërtimi në Istog i brigadës çetnike të Ral Vuliqit

Ata çetnik pasaj janë përzier me brigadat parizane që kanë ardhur në Kosovë nga Serbia e Mali i Zi. Janë disa dokumente të shkruara që dëshmojnë se edhe vet komandanti i partizanëve jugosllav, Tito, i ka rehabilituar çetnikët pasi e ka vrarë komandantin e tyre, Drazha Mihajlloviqin dhe ia ka marrë pushtetin. Por, e vërteta është, si e thash në fillim të këtij fejtoni, se në Kosovë së pari kanë depërtuar brigadat e partizanëve të Shqipërisë, sipas një marrëveshjeje që e kishin bërë atëherë Tito dhe Enver Hoxha, me ndihmën e Moladin Popoviqit e Dushan Mugoshës.Thash se shtabi i një brigade të tillë në fund të vitit 1944 ka qenë vendosur edhe në odën tonë. Më të moshuarit poashtu na kanë treguar se në radhët e asaj brigade më shumë ka pasur partizanë nga jugu i Shqipërisë që aty ku është oborri i sotëm i shkollës së fshatit Cerrcë madje paskan kënduar edhe këngë përçmuese për gegët! Sipas axhës Ali, që ka qenë partizan i kësaj brigade që ka luftuar deri në kufijtë e Bosnjës, komandant i saj ka qenë Skënder Kosova. Aliu thotë se ai mbase mund të ketë pasur edhe ndonjë emër tjetër, por ne si ushtarë të tij e kemi njohur me atë emër e mbiemër! Vazhdimisht kam tentuar të gjejë diçka më shumë në literaturën historiografike shqiptare për veprimtarinë e këtyre brigadave shqiptare në Kosovë, por nuk kam gjetur më shumë se kujtime të ndonjë komandanti, apo ushtari… Arkivat shtetërore nuk janë hapur deri më sot, sa di unë. Por, poashtu e vërteta është se menjëhrë pas largimit të brigadave shqiptare për në drejtim të Sanxhakut boshnjak dhe në drejtim të Bosnjës, që në janar të vitit 1945 kanë filluar tmeret e partizanëve, të përzier me çetnik, si në Istog, e paoshtu edhe në gjithë Kosovën. Janë të njohura masakrat në Tauk Bashqe dhe në burgun e Prishtinës, masakrimi i shqiptarëve në Gjilan, Ferizaj, në Pejë te Jarina dhe në përrojet e Drenicës… Istogasit e mbajn mend mirë kur kanë shkuar partizanët e Shqipërisë dhe ua kanë hapur rrugën për të depërtuar këndej parizanët jugosllav. Në bjeshkët e Isogut, te vendi i quajtur Livadhet e Istogut prej Kolashinit paska depërtuar edhe brigade çetnike e Ral Vuliqit, ish kryetar i Istogut në kohën e mbretërisë jugosllave. Me marrëveshje me partizanët, çetnikët e Vuliqit i paskan rruar mjekërrat në bjeshkë dhe janë përzier me partizanë. Duket se diçka e ngjashme po ndodh edhe sot nëpër enklavat serbe në veri të Mitrovicës e gjetiu, ku mund të fshehen edhe militarë e paramilitarë serbë e malazezë që kanë bërë krime mbi popullsinë civile shqiptare gjatë viteve 98-99 në Kosovë. Mbrojtja e organizuar shqiptare e viteve 41-45 ka mbetur kështu si pa kokë dhe në gojë të ujkut. Për këto shkaqe e arsye Rrustë Rugova, ngjashëm si bajraktari i Gashit, Col Bajraktari i Uçës, është vetëdorëzuar për të mbrojtur familjen.

Cilët ishin arsimtarët tanë të parë, më të mirët e gjuhës dhe letërsisë shqipe?

Është interesant se dy arsimtarët tanë më të mirë të gjuhës dhe letërsisë shqipe rrjedhnin nga familja Gashi- Hoxha, e Uçës. Ata ishin Abdurrahim Gashi dhe Elez Selmanaj.


Arsimtarët tanë më të mire të gjuhës shqipe ishin Abdurrahim Gashi e Elez Selmanaj

Por, poashtu e vërteta është se menjëhrë pas largimit të brigadave shqiptare për në drejtim të Sanxhakut boshnjak dhe në drejtim të Bosnjës, që në janar të vitit 1945 kanë filluar tmeret e partizanëve, të përzier me çetnik, si në Istog, e paoshtu edhe në gjithë Kosovën. Janë të njohura masakrat në Tauk Bashqe dhe në burgun e Prishtinës, masakrimi i shqiptarëve në Gjilan, Ferizaj, në Pejë te Jarina, dhe në përrojet e Drenicës.Istogasit e mbajnë mend mirë kur kanë shkuar partizanët e Shqipërisë dhe ua kanë hapur rrugën për të depërtuar këndej parizanët jugosllav. Në bjeshkët e Isogut, te vendi i quajtur Livadhet e Istogut prej Kolashinit paska depërtuar edhe brigade çetnike e ral Vuliqit, ish kryetar i Istogut në kohën e mbretërisë jugosllave. Me marrëveshje me partizanët, çetnikët e Vuliqit i paskan rruar mjekërrat në bjeshkë dhe janë përzier me partizanë. Duket se diçka e ngjashme po ndodh edhe sot nëpër enklavat serbe në veri të Mitrovicës e gjetiu, ku mund të fshehen edhe militarë e paramilitarë serbë e malazezë që kanë bërë krime mbi popullsinë civile shqiptare gjatë viteve 98-99 në Kosovë. Mbrojtja e organizuar shqiptare e viteve 41-45 ka mbetur kështu si pa kokë dhe në gojë të ujkut. Për këto shkaqe e arsye Rrustë Rugova, ngjashëm si bajraktari i Gashit, Col Bajraktari i Uçës, është vetëdorëzuar për të mbrojtur familjen.

Cilët ishin arsimtarët tanë të parë, më të mirët e gjuhës dhe letërsisë shqipe?

Është interesant se dy arsimtarët tanë më të mire të gjuhës dhe letërsisë shqipe rrjedhnin nga familja Gashi- Hoxha, e Uçës. Ata ishin Abdurrahim Gashi dhe Elez Selmanaj. Elezin, tashmë të ndjer, e pati dekoruar presidenti i atëherëshëm i Shqipërisë, Sali Berisha, për meritat e tij për arsimin shqip. Nga kjo familje rrjedhë edhe Vjollca Vokshi, një gazetare në Tiranë që pati bërë emër gjatë kohës së rrëzimit të diktaturës komuniste në Shqipëri. Abdurrahim Gashi që nga klasët e para të fillores është kujdesur shumë që të në mësoj të shkruajmë e të flasim shqip. Ai, si më ka shpjeguar vet, mbiemrin Gashi e ka marrë kur kusheriri i tij, prefekti i Pejës, Bajram Gashi, e paska regjistruar në Gjimnazin “ Sami Frashëri” në Prishtinë dhe vet paska thënë: “ këtë djalë të squar regjistrojeni me mbiemrin tim, Gashi. Pa modesti po e them se Abdurrahimi na i ka dhënë themelet e para të arsimit shqip. Por, ka pasur një simptati të jashtëzakonshme ndaj nxënësit që, qysh atëherë dallohej në gjeneratën tonë, ndaj Ibrahim Rugovës. Sidomos Gashi na i vuri themelet e gjuhës shqipe, morfologjisë dhe sintaksës, ndërkaq Elez Selmanaj ato të letërsisë shqipe, sidomos gjatë dy klasëve të para të Normales në Istog. Thash tashmë se Rugova menjëherë dallohej që nga klasa e pare e fillors me pedantërinë e tij në kryerjen e detyrave, në lëndën e bukurshkrimit, në leximin dhe mësimin e vjershave, në lexim… Gjithnjë ka pasur sukses me të gjitha pesëshe, në fillore. Mësuesit dhe arsimtarët tanë e zgjidhnin kryetar klase, e zgjidhnin udhëheqës të grupit letrar të shkollës, posa aty nga fillimi i klasës së pesët të fillores ai nisi të shkruaj poezitë e para. Arsimtarët ato poezi na i dërgonin me postë atëherë në “ Rilindja” dhe “ Pionieri”. Botoheshin grup autorësh, apo edhe të veçanta. Selman Bujupi thoshte se lexuesi më i rregullt ibibliotekës së qytetit ishte Ibra Ne vërtet atëherë ishim të etshëm për shkollë, për libra. Ashtu si e ka thënë Ibrahim Rugova në librin publicistik, “ Çështja e Kosovës” dhe një një intërvistë me të huajt, ndshjen e pare me libra Ibra e ka pasur në dhomën e fjetjes së babait të tij, Ukës, nga cili kishin mbetur ca libra, ndonjë edhe në gjuhën italiane, të cilën ai e kishte njohur, siç e kishte njohur pjesërisht dhe gjuhën gjermane dhe sekro kroate. Ato libra kanë ekzistuar deri vonë, por nuk e di se ku kanë mbetur tash.




Ibra i mbante në kujtim librat e babait


Në atë dhomë të vogël, në mes të shtëpisë sonë të madhe atëherë, tashmë është rrënuar, u lind Ibrahim Rugova. Madje, në atë shtëpi i kemi pasur shumë afër edhe dhomat e fjetjes. Dhe, më kujtohet se ndeshjen e parë me libra Ibra e ka pasur me librat e babait të vet dhe këtë e ka thënë edhe në një intervistë. Ndeshjen e dytë me libra e patëm që nga klasa e parë, apo e dytë e fillores. Në qytet, ku ishte shtëpia e vjetër e kulturës, në ato vite ka funksionuar një bibliotekë. Punonte aty një dashamir i madh i librit, Selman Bujupi. Ai mbante evidence të saktë të librave që i lexonte dikush. Shpesh ai thoshte atëherë dhe gjithnjë më vonë se gjithmonë lexuesin më të rregullt të librit e ka pasur Ibrahim Rugovën. Këtë pasion të Ibrës ndaj librit e kam përjetuar edhe vetë. Vërtet unë gati se kisha marrë një rrugë tjetër jetësore, sikur të mos e kisha Ibrën pranë vetes. Më shumë nga kureshtja, në fillim nisa të lexoj librat që i lexonte ai. Ai mbante që atëherë shënime për librat e lexuar, edhe unë fillova ashtu. Ai filloi të shkruajë poezitë e para, edhe unë ua bëja adetin ashtu. Por, si e kam ruajtur edhe një foto nga rinia e hershme e Ibrës, ai edhe kur shkonim në piknik, apo për të zënë peshq e për t’u freskuar në Lumin e Istogut, merrte ndonjë libër me vete.

Në ato vite atraksionin më të madh të piknikëve e kemi pasur Lumin e Istogut. Ky lumë, që edhe tash kalon nëpër oborrin e motelit “Trofta” e që buron mbi qytetin e Istogut, nja dy kilometra më poshtë, kalon edhe nëpër pronat e familjes sonë. Atëherë ka pasur ujë të pastër, uji nuk ka qenë i ndotur si tash, me gjithë këto ujëra të zeza, plastikë, e kemikale të tjera. Aty verave të thuash, për çdo ditë, shkonim për t’u freskuar dhe për të zënë peshq. Lumi ka qenë shumë i pasur me peshq të llojeve vendës: më së shumti me krap, troftë, mlysh dhe ngjala. E punonim ndonjë koshere peshku, me grykën pak më të gjerë, mesin më të ngushtë dhe fundin pak më të gjerë. Zinim shumë peshq atëherë, edhe ndonjë ngjalë. Mandej patëm filluar të punonim dhe grepa për të zënë peshq nga bregu i lumit.

Duhej të kujdeseshim edhe për tufat e bagëtive. Ibra shkonte gjithnjë me libër në dorë.

Si iku Ibra prej bjeshkëve të Rugovës

Duhej t’ i ndihmonim edhe babait tim, Shabanit, atëherë në punët e mëdha të fushës. Por, babai im, tashmë i ndjerë që ishte lindur dhe ishte rritur në trevën e Rugovës, ku ende kemi prona me tapi, sikur i kishte mbetur meraku i moçëm që të na dërgonte për verime në Gjolla të Leqinatit dhe andej te Guri i Kuq, që pas Gjeravicës është maja e dytë më e lartë në Kosovë, mbi 2.500 metra të lartësisë mbidetare (bjeshkë kjo e Malajve, ku ka hise dhe familja jonë).

Verën e parë ishim në klasën e shtatë. Ibra i bëri ballë verës së parë. Ai kujdesej për tufën e lopëve, unë për atë të deleve. Verën e dytë, kur kishim mbaruar klasën e tetë dhe duhej të regjistroheshim në shkollën e mesme, një ditë nëna ime, që po ashtu quhej Sofë, e familjes Bojaj nga Kërnica e Klinës, më tha se Ibra ka ikur në shtëpi. Mbeta unë ashtu një herë për t’u kujdesur për të dy tufat e gjedheve. Më vonë u binda se Ibra kishte vepruar drejt. Atëherë në Istog nuk ka pasur shkollë të mesme. Shkolla të tilla kishte vetëm nëpër qytetet e mëdha. Ibra kishte shkuar në Prishtinë dhe atje ishte regjistruar në Shkollën e mesme, Normale. Por, në shtatorin e atij viti, mbase një apo dy ditë me vonesë Ibra u kthye në Istog, sepse në vitin shkollor 1962/63 pushteti atëherë kishte vendosur të hapte dy paralele të Normales së Pejës në Istog. Njëra paralele ishte vetëm me nxënës shqiptarë, e tjetra e përzier, serbë e shqiptar bashkë. Nxënësit që vinin nga fshatrat më të largëta e që i konsideronin se njihnin më pak gjuhën serbokroate, i vunë në atë klasën shqipe, ne nxënësve që kishim mbaruar klasën e tetë fillore në Istog na vunë në klasën e përzier. Mësonim aty, për hir të serbëve, gati të gjitha lëndët serbokroatisht, pos lëndës së gjuhës dhe letërsisë shqipe!




Si më përjashtuan nga shkolla?

Ka qenë problem atëherë të siguroheshin tekstet shkollore. Unë e bëra një gabim të madh. Drejtoria e shkollës kishte vendosur që klasa jonë e përzier, të përziheshim edhe nëpër banka të shkollës, të uleshim bashkë, një serb e një shqiptar. Mua më ra hise një djalë i urtë serb, i përmbajtur, njëfarë Pera. Unë që gjithnjë isha pak më i rrëmbyer, u ngrita dhe nga kujdestari i klasës kërkova, nëse ka mundësi, thashë, për shkak të mungesës së teksteve mësimore, të ulesha me Ibrën në një bankë! Ai reagoi edhe më keq se unë. Më kapi menjëherë për krahu, më hodhi te dera e klasës, ma hodhi çantën prapa dhe më tha se nuk ka shkollë në Jugosllavi që do të pranojë më!

Dy javë unë mbeta jashtë shkollës. E pata një mik që punonte atëherë në pushtet dhe me ndihmën e drejtorit të shkollës, arsimtarit tonë të mirë të gjuhës shqipe, Abdurrahim Gashit, u ktheva prapë në klasë. Gashi, pasi që më ktheu në klasë, më thirri në drejtori të shkollës dhe më udhëzojë që kujdestarin e klasës që ishte hidhëruar keqas me mua, ta lusja që të më kthente në shkollë dhe t’ i kërkoja falje. Ashtu veprova. Më lejoi të hyja në klasë, në bankë me Perën.

Por, ai kujdestari i klasës që na ligjëronte dy lëndë mësimore m’u hakmor menjëherë: më pyeti ndër të parët dhe më vuri menjëherë dy nota të dobëta në ditar. Pas tij më vunë edhe dy nota të dobëta, dy kolegë të tij. Mu bënë katër nota të dobëta, asnjë kaluese. Kaluan muajt, isha nxënësi më me së shumti nota të dobëta në klasë, edhe pse klasën e tetë e kisha mbaruar shkëlqyeshëm.

Mësoja dhe heshta. Në fund megjithatë dola me sukses të shkëlqyeshëm. Por, edhe në atë klasë të përzier me serbë e malazez, Ibra ishte nxënësi më i mirë. Madje, më i miri ishte se edhe nxënësit serbë që të thuash mësonin në gjuhën e tyre amtare.

Më kujtohet një herë reagimi i profesorit të gjuhës serbokroate, Ratkoviqit, i cili sikur u tha dy-tre nxënësve serbë, që dukej se ishin pak më të mirë se të tjerët, se duhet t’ju vinte marre që disa nxënës shqiptarë ishin më të mirë se ata, edhe në gjuhën e tyre amtare. Në mesin e atyre nxënësve më të mirë isha edhe unë.

Na bënte më të mirët fakti se lexonim shumë në atë kohë. Sidomos e lexonim letërsinë ruse, se mungonte letërsia shqipe. Lexonim shumë Tolstojin, Dostojevskin, poetët e mëdhenj rusë Pushkinin e Jesenin, por diç më vonë pati filluar të depërtojë edhe letërsia e perëndimorëve, të cilës pastaj Ibra nuk iu nda kurrë.

Në Pejë na quanin klasa e fshatarëve, por ishim më të mirët!

Pasi mbaruam dy klasat e para të Normales në Istog, tri të tjerat i vazhduam në Normalen e Pejës. Ashtu si ishim, nuk na copëtuan, na lejuan të jemi të gjithë istogasit në një klasë, pos që na i bashkëngjitën edhe disa nxënës të komunës së Deçanit.

Edhe në Pejë, si e kanë thënë tashmë edhe disa nga arsimtarët tanë, ishim më të mirët. Me vetëdije, apo pa të, ne ishim gjeneratë që nuk kishim nga t’ia mbajmë tjetër, pos të mësojmë. Por, në Pejë kishim pak më shumë mundësi të shërbeheshim me më shumë libra. Në ato vite, më kujtohet, ne ishim të dashuruar në tekstet letrare dhe shkencore që botoheshin në revistat “Jeta e re” dhe “Përparmi”. Më parë me këto revista, si edhe me “Rilindjen” ne jemi ndeshur edhe në familje. E kemi pasur axhën Ali, një dashamir të gazetave dhe revistave shqipe, që na i sillte në familje këto botime, që nga shkolla fillore.

Por, në Pejë tani edhe mosha e bënte të veten, kuptonim diçka më shumë. Edhe atje Ibra ishte dukshëm më i miri në gjuhë e letërsi shqipe. Mikel Gjoka ishte më i miri në art (flas për më të mirët jo vetëm në gjeneratë, por në përgjithësi në atë shkollë të mesme, kështu kanë thënë edhe arsimtarët tanë). Tush Gega ka qenë më i miri në shkencat ekzakte, unë më i miri në lëndën e historisë, etj. Një shok yni, Ibish Hasani, ishte më i miri në edukatën fizike, ishte hendbollist shumë i dalluar. Pra, dalloheshim për të mirë, por na quanin “ klasa e katundarëve”!

Offline Beni

  • Administrator
  • Hero Member
  • *****
  • Posts: 1522
  • Karma: +0/-0
    • http://www.peja1.com
Shpërthimi i Ibrës në letrat shqipe


Në atë kohë, pra sa ishim nxënës të Normales së Pejës (gjenerata jonë ka mbaruar shkollimin atje gjatë vitit shkollor 1966-67) ndodhi edhe një ngjarje e madhe që për politikën e atëhershme jugosllave thuhej se ishte një vit kthesë, mbase për të mirë edhe të shqiptarëve. Në verën e vitit 1966, pati ndodhur ajo ngatërresa e madhe ndërmjet komunistëve jugosllavë, që u zhbë me konfliktin e madh ndërmjet dy ish-udhëheqësve më të mëdhenj të asaj kohe në RSFJ, ndërmjet Titos kroat dhe Rankoviqit, serb. Periudha rankoviqiste, si quhet ajo periudhë prej vitit 1945 e deri në atë Plenumin komunist të Brioneve të vitit 1966, mbase ka qenë periudha më e tmerrshme për shqiptarët këndej kufirit, me përjashtim të periudhës së Milosheviqit. Gjatë asaj periudhe Kosova është sunduar nga policia dhe UDB-a. Ishte ajo periudha e tmerrit kur në fillim të vitit 1945 shqiptarët janë vrarë edhe pa gjyq, ose në bazë të vendimeve të gjyqeve të improvizuara, kur janë përndjekur, rrahur e mbytur edhe me mjete të topitura, jo vetëm gjatë aksionit famëkeq të grumbullimit të armëve më 1956, por ehe gjatë aksionit për dëbimin e shqiptarëve për në Turqi.

Ishte ajo periudha e përndjekjes dhe dhunës së madhe, sidomos kur ishte krijuar konflikti ndërmjet komunistëve rusë, jugosllavë me ata të Enver Hoxhës. Në rrethana të reja ne mbaruam shkollën e mesme, Ibra pastaj filloi studimet në Prishtinë, unë u punësova në SHF “17 Nëntori” në Istog, po më vonë, më 1973 në “Rilindje”. Por, vazhdimisht kemi pasur kontakte, ndeja e ahengje.

Përplasjet e para intelektuale në Prishtinë

Pas atij vitit kthesë ’66, në Kosovë pati shpërthyer atëherë koha e një iluminizmi shqiptar. Shqiptarët e etshëm për dije, për shkolla e libra shqip, sikur e gëlltitën atë periudhë, kur u hap edhe ndonjë fakultet shqip, më vonë edhe Universiteti i Prishtinës. Libri shqip atëherë ishte bërë bukë e kripë e familjeve shqiptare. Në fillim të viteve ’70 pati shpërthyer edhe Ibra me një seri shkrimesh që janë të përmbledhura në veprën e tij “ Prehje lirike”. Ato shkrime, diç si prozë poetike, apo ese poetik, për poetët dhe shkrimtarët tanë të mëdhenj, Naimin, Migjenin, për poetët dhe shkrimtarët e mëdhenj botëror, Shilerin, Tagoren, Jeseninin e përvuajtur nga vetëvetja, etj. patën bërë jehonë të madhe. Ne, mësuesit e provincës nuk është se nuk i përcollëm me vëmendje ndodhitë e kohës. Edhe ashtu të copëzuara, ato ndodhi nguliteshin në kokat tona. Lexonim shumë atëherë edhe polemikat e kohës. Rugova ka pasur disa polemika të tilla. Në të vërtetë, si është formësuar tash, që në fillim të atyre viteve, në Prishtinë kishte shpërthyer gjenerata e re, në mesin e të cilëve ishin: Ibrahim Rugova, Rexhep Ismajli, Sabri Hamiti, Anton Pashku, Ali Podrimja, Hivzi Islami, Ymer Shkreli, e ndonjë tjetër që e përbënin, si po quhet tash, atë qarkun e parë të madh intelektual të Prishtinës, i cili në të vërtetë, sa kuptoj unë, u ka paraprirë edhe disa proceseve e lëvizjeve politike atëherë dhe më vonë. Botohej atëherë edhe një revistë, diç si e pavarur, “Dituria” dhe po në atë kohë u botua edhe programi i këtyre intelektualëve “Le të rrjedhë lumi”. Botohej edhe revista e studentëve” Bota e re”, të cilës një kohë i ka prirë Ibra, por disa tekste të saj pushteti atëherë nuk i shikonte me sy të mirë, e madje në disa raste edhe kishte reaguar, një numër madje edhe e kishin ndaluar. Për shkak se qëllimi i këtij shkrimi nuk është që të hapë polemika, më qëllim nuk po i përmend emrat e atyre intelektualëve të Prishtinës që këtë grup intelektualësh të rinj, që në fillim i anatemuan si intelektualë dekadencë!

Edhe diçka. Ka qenë atëherë ajo koha kur Ibra vinte për pushime në vendlindje. Qëndronte te nëna e tij në Cerrcë, pak më gjatë. E ka pasur adet që vazhdimisht të vishej me shije, ndonjëherë mbante edhe flokë të gjata, dimrit mbante një pallto të gjatë e të zezë. Nuk qëndronte atëherë i tërhequr, dilnim me shokë edhe në ndonjë shëtitje. Më shumë kishte dëshirë të fliste për mendimtarët dhe shkrimtarët e mëdhenj botërorë.

Ibra i ndihmonte të gjithë…

Gjatë homazheve për Ibrahim Rugovën sivjet më kanë pyetur edhe publikisht disa gazetarë: sa ka qenë i afërt Ibra me bashkëfamiljarët e vet (mendohej në rrethin më të gjerë familjar). Unë kam thënë gjithmonë dhe gjithmonë kam për ta përsëritur se Ibrahim Rugova i lindur dhe i rritur në ato rrethanat më të zeza për popullin shqiptar, Ibra që një kohë të fëmijërisë së parë e ka kaluar edhe ndër dajallarët e tij, te familja e madhe dhe e njohur e Qerim (Muriqi) Rugova, nga Llukafci i Begut, ka qenë i afërt dhe i ka respektuar të gjithë. Kurrë ai njeri me askënd nuk është ngucur, as si fëmijë, kurrë ai njeri nuk është kapur fytas me dikë, as me moshatarët e vet që i bënim ndonjë hile të vogël! Nuk është e vërtetë se ka qenë gjithmonë i mbyllur, si e mbyllen të tjerët kur ka filluar pas vitit 1989, të merret me politikën e madhe të shqiptarëve.

Përkundrazi, më kujtohet se ka pasur shumë dëshirë që të rri e të dëgjojë hallet e më të moshuarve, të cilët e donin dhe e respektonin më së shumti ndër të gjithë të tjerët. Më kujtohet si vinte në pushime verore e dimërore, por edhe në vdekje e dasma, kur qëndronte me neve gati edhe tërë natën, duke bërë edhe ndonjë shaka. Gazetarëve u kam thënë se edhe gjatë viteve ’90 unë i kam pasur dyert e hapura te Ibra. Gjithmonë. E vërteta është se kam qëndruar pak më anash ( kam pasur shumë arsye personale…) por nuk jam ndarë i tëri. Tash më vjen keq të them, por disa njerëz rreth tij e konsideronin Ibrën tonë si diçka që u takuaka vetëm atyre, ose partisë, unë kështu kurrë nuk i kisha kuptuar gjërat. Ai është problem i tyre, si u pa edhe më vonë, kur zunë të largoheshin një nga një! Por, ishte edhe rreziku nga pushteti serb, e dija se ata e përcillnin ditë e natë…Mirëpo, unë shkoja kur ma merrte mendja vetë se duhej të isha diku aty ku mbaheshin konferencat e shtypit, kur mbahej Kuvendi i Dytë i LDK-së në Shou, i Treti te Dora, kur e detyruan Ibrën të thërrasë e të mbajë Kuvendin themelues të Kosovës dhe kur erdhi policia serbe dhe e rrethoi selinë e LDK-së, konfiskoi materialet e asaj mbledhjeje, por shkoja edhe në Velani.

Në Cerrcë ka pasur një simpati të jashtëzakonshme për nënën e madhe të familjes, nën Fatime, të cilën serbët e kanë masakruar bashkë me shtatë bashkëfamiljarë të tjerë, më 13 prill të vitit 1999 në Kaliqan të Istogut. Ka pasur një simpati të jashtëzakonshme për axhën Bekë, vëllai i fundit i Rrustë Sadrisë, që vdiq në moshë të shtyrë nga mesi i viteve ’80. Në varrimin e në të pamën për Bekë Sadrinë kishin ardhur shumë miq e dashamirë. Më kujtohet Ibra erdhi i heshtur dhe kur shkoi, si është adet, e la një grusht para, shumë para për atë kohë! Deri vonë është përmendur gjesti i tij human. Humanizmin e vet ai e ka treguar edhe më herët. Kur ishim më të rinj, ai mua gjithë më ka dalë zot, si u ka dalë zot edhe rugovasve të tjerë që në fillim të viteve ’70 filluan të bënin fakultete e shkolla të mesme profesionale në Prishtinë. Këtë gjeneratë të re Ibra jo vetëm që i ndihmonte materialisht, por edhe u bënte konak, kur duhej dhe kur i zinte puna pisk në shehër.

 

Ibra, kryetar në një manifestim të “ Rilindjes”


Pastaj me Ibrën mbanim kontakte, pa politikë, gjatë viteve ’70 e ’80. Unë pastaj erdha me punë në redaksinë e gazetës “ Rilindja” në Prishtinë në verën e vitit ’78, një vit më vonë edhe me familje. Ibrës tashmë i kishin lindur dy djem, Mendimi e Uka (Teuta ka lindur pas të ’90-tave). Ishim gëzuar shumë për djemtë e Ibrës. Ai punonte në Institutin Albanologjik, ku i kishte shokët e punës e të idealit, afër ishte edhe Universiteti i Prishtinës. Por, më kujtohet mirë se një pjesë të madhe të kohës Ibra e kalonte në “ Rilindje”, në sektorin e botimit të librit letrar. Aty punonte Sabriu, Aliu, Antoni, Nazmi Rrahmani, që ndihmonte shumë botimin e librit në “Rilindje”. Ibra, si zakonisht, vinte i qetë e i heshtur si gjithmonë, me çantën e tij të madhe. Të themi me këtë rast se atëherë shtëpia botuese e gazetare “Rilindja” vërtet ishte çerdhe e botimeve në Kosovë. Aty botoheshin librat shkollorë, librat letrarë e shkencorë, botohej gazeta e vetme e përditshme, botoheshin revistat shqipe. Ibra ka pasur një bashkëpunim të përhershëm me “ Rilindjen”. Dhe, me gjasë, nuk e kishte harruar as kur e kishte marrë rrugën e politikës së madhe shqiptare, rrugën e bërjes së Kosovës shtet të pavarur e sovran, të integruar në BE e në NATO. Ishin ato vitet e rënda e të kthesës për Kosovën e shqiptarët. Ishin vitet e ngritjes së nacionalshovinizmit serb, në krye me Milosheviqin, kur Ibra doli në krye të LDK-së, që unë vazhdimisht e kam quajtur lëvizje për lirinë e Kosovës. Ishin ato vitet kur pushteti serb hoqi me dhunë autonominë e Kosovës, kur u shtyp me dhunë protesta e shqiptarëve, kur delegatët e Kuvendit të Kosovës shpallen Deklaratën e Pavarësisë më 2 Korrik 1990 e në shtator të atij viti shpallen edhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës në Kaçanik.

Ishte edhe koha “ kur djemtë tanë shkuan në Amerikë…” dhe kur para plasjes së luftës në ish-Jugosllavi, LDK-ja kishte mobilizuar rreth vetes shumicën e shqiptarëve, e si thuhet edhe tash, kishte në radhët e veta mbi 700 mijë anëtarë.

Ibra erdhi, u tha se e kishte shkurtuar një qëndrim në Evropë, me qëllim të ardhjes në manifestimin e “ Rilindjes”

Dukej se po vinte koha e lirisë së shqiptarëve. Në manifestimin e “ Rilindjes” më 12 shkurt të vitit 1991, për shkak të ngjarjeve të bujshme që ndodhen në atë kohë, nga të cilat unë raportoja dhe komentoja për “ Rilindje” m’u nda çmimi i gazetarit më të mirë të kësaj gazete për vitin 1990. Sabri Hamitit iu nda shpërblimi i parë për veprën më të mirë të botuar në “Rilindje” gjatë vitit. Ishte pra për mua një çast gëzimit. Por, fillimi i ceremonisë ku merrnin pjesë shumica e intelektualëve eminentë të Kosovës dhe shumë njerëz të politikës, pak u vonua. Në interesimin tim më thanë se po e presin të vijë drejt e nga rruga, këtu, Ibrahim Rugovën. Ibra, si ma sqaruan, kishte shprehur dëshirën e tij që të jetë në këtë manifestim të shtëpisë ku deri më atëherë i kishte botuar shumicën e veprave të tij letrare, e shumë punime shkencore e eseistike. Ibra erdhi, bëmë edhe një foto të përbashkët me Rexhep Ismajlin, Sabri Hamitin e Kumrie Rugovën- Hamitin.




Për herë të fundit Ibrën e mbaja për krahu nëpër oborret tona

Nga ai manifestim Ibrën e nxorën nëpër do dyer të tërthorta të “Rilindjes”. Pastaj filluan ta ruanin nëpër zyra, kafene etj. E pashë se Ibrën e kishin marrë të tjerët…. Por, si e thashë edhe më herët, edhe në pyetjet e shumta të të afërmve, shokëve dhe miqve, në pyetjet e gazetarëve, unë vazhdimisht kam pohuar se Ibra kurrë nuk i ka humbur kontaktet me bashkëfamiljarët e vet këtu dhe në diasporë. Është çështje tjetër ana e protokollit, si kam thënë shumë herë se në selinë e LDK-së dhe në Velani, Ibra nuk ka hapur odë burrash për të hyrë e dalë kush të dojë! Para lufte, Adnan Merofci, më siguronte kontakte me Ibrën, sa herë kam dashur dhe sa herë që Ibra ka qenë pak më i lirë. Më siguronte edhe takime për të tjerët, kur ata më drejtoheshin mua për takime dhe për intervista. Edhe diçka për fund: për herë të fundit me Ibrën po ashtu patëm një gëzim të madh. Para dy vjetësh u përurua rruga e asfaltuar Istog-Vrellë, që kalon edhe nëpër vendlindjen tonë, Cerrcë. Ibra e bëri përurimin e saj. Në Vrellë u organizua një manifestim i madh popullor, edhe me këngë e valle. Vrellasit zemërgjerë shtruan gosti aty për Ibrën. Istogasit po ashtu shtruan gosti në motelin tashmë të njohur “Trofta”. Por kulmi i atij manifestimi ishte hyrja e Ibrës pas sa e sa vjetësh në oborrin e shtëpisë (e vjetra e rrënuar, e reja në vend të saj) ku kishte lindur më 2 dhjetor të vitit të rëndë 1944. Në atë oborr ishin mbledhur, me porosi, vetëm bashkëfamiljarët Rugova. Ibra, si gjithmonë i afërt nuk la kënd pa e përshëndetur dhe përqafuar. Bëmë edhe shumë foto të përbashkëta (dikush nga shërbimi i tij teknik kurrë nuk na i ka kthyer ato!). “ Jo, jo, tha në shaka Ibra, nuk është se vij këtu për herë të parë pas lufte, mbi këtë lagje pas lufte shpesh kam kaluar me helikopter të KFOR-it, e kam parë se si po ngrihen shtëpitë e reja”. Dolëm edhe oborreve të tjera. Unë vërtet nuk e dija gjendjen e tij shëndetësore. E pashë se ishte i rraskapitur, i lodhur, e mbaja për krahu! Edhe në oborrin e Imerajve me Sanijen bëri një shaka: i tha ku është fiku që ka qenë aty, ai fiku i moçëm. I thanë se nuk është më. Ibra tha: po rrënjët i kanë mbetur!

 

Radio Dukagjini





Euro 2016


Image and video hosting by TinyPic

Peja1 Per Android

Facebook

Reklamat

Kalendari

Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31