News: Pershendetje Peja1.com kthehet prap online pas nje pauze te shkurter , se shpejti me risi
October 18, 2018, 12:15:24 PM

* User

Welcome, Guest. Please login or register.

Login with username, password and session length

Reklamat

Forum



* Statistic


  • *Total Posts: 7721
  • *Total Topics: 6565
  • *Online Today: 50
  • *Most Online: 108
(January 03, 2012, 08:06:39 AM)
  • *Users: 0
  • *Guests: 12
  • *Total: 12

Author Topic: AKB tremb Serbinë  (Read 7716 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline Beni

  • Administrator
  • Hero Member
  • *****
  • Posts: 1522
  • Karma: +0/-0
    • http://www.peja1.com
AKB tremb Serbinë
« on: September 10, 2011, 10:01:01 PM »


Pjesëmarrja e Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB) në konferencën ndërkombëtare për ndërmarrjet publike me temën “Shteti si pronar – politika e pronësisë, ekzekutimi i interesave të shtetit dhe nxitja e dialogut publiko privat”, në Lubjanë të Sllovenisë, ka shtyrë që shteti serb të refuzojë pjesëmarrjen në këtë takim.

“Prania e delegacionit nga Kosova, që ishim ne AKB-ja kishte hidhëruar Predrag Filipovin, ambasadorin e Serbisë në Slloveni. Dhe me të kuptuar se AKB-ja do të jetë në këtë takim, ata kishin refuzuar të jenë pjesëmarrës në këtë konferencë ndërkombëtare”, ka thënë Agim Shahini, kryetar i AKB-së.

Këto komente i bëri i pari i AKB-së gjatë një konference të mbajtur me gazetarë gjatë ditës së premte. Po ashtu ky delegacion i AKB-së është takuar edhe me mbi 15 delegacione nga shtete të ndryshme gjatë këtij takimi që është mbajtur më 5 dhe 6 shtator.

Ai ka shtuar se ka pasur takime edhe me delegatë të shteteve të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Shahini tha se zyrtarët e AKB-së kanë kërkuar që të kenë bashkëpunim ekonomik, politik dhe bilateral ato shtete me institucionet e Kosovës.

“Në Lubjanë ishin përfaqësuesit e mbi 40 vendeve të botës, ku u mblodhën për të shkëmbyer përvojat e tyre dhe gjithashtu për të vendosur se si të punojnë së bashku në të ardhmen”, ka thënë Shahini.

Ai ka thënë se aty janë zhvilluar takime të ndryshme jo vetëm me kontinente, por edhe me kulturë, gjuhë, racë dhe histori, por sipas tij, me një qëllim që mund të ndajnë së bashku diçka me një vlerë shumë të madhe si përvojë dhe sfida.

“Menaxhimi i keq i kompanive të sektorit publik nuk e dëmton vetëm qeverinë, e cila keqmenaxhon me to, por ai keqmenaxhim është faktor edhe i raporteve dhe marrëdhënieve sociale, që ndikojnë në rritjen e nivelit të varfërisë”, ka thënë ai.

Sipas Shahinit, ajo që është vendimtare janë objektivat e qarta dhe vizionet racionale të ndërmarrjeve publike të themeluara nga institucionet politike si parlamenti dhe qeveria, ku interesat private e politike nuk duhet të mbizotërojnë mbi interesat kombëtare.

“Zhvillimi ekonomik i vendit dhe stabilitetin financiar janë disa sfida të përbashkëta që janë sot në sipërfaqe të disa vendeve më të zhvilluara të botës. Botën sot e zhvillojnë NVM-të, ku stabiliteti i korporatave të mëdha është me e vogël në krahasim me disa vitet me hershme”, tha Agim Shahini.

Shahini ka thënë se kompanitë më të fuqishme në botë sot janë me shumë aksionarë dheato nuk do të thotë se duhen të jenë me doemos private apo publike, që sipas tij, si shembull u mor modaliteti i Sllovenisë në EU, por edhe i Kinës, ku këtu ende ruhen aksionet e shumta publike, por edhe private, por zhvillimi i tyre është i hovshëm.

Ai shtoi se shteti duhet të jetë në funksion të qytetarit të vet dhe si i tillë nuk duhet të përdorë standarde të dyfishta për qytetarin.


   



 

Radio Dukagjini





Euro 2016


Image and video hosting by TinyPic

Peja1 Per Android

Facebook

Reklamat

Kalendari

Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31