News: Pershendetje Peja1.com kthehet prap online pas nje pauze te shkurter , se shpejti me risi
October 18, 2018, 11:59:50 AM

* User

Welcome, Guest. Please login or register.

Login with username, password and session length

Reklamat

Forum



* Statistic


  • *Total Posts: 7721
  • *Total Topics: 6565
  • *Online Today: 50
  • *Most Online: 108
(January 03, 2012, 08:06:39 AM)
  • *Users: 0
  • *Guests: 8
  • *Total: 8

Author Topic: Maska shtëpiake natyrale për freskim dimëror të lëkurës së fytyrës  (Read 7574 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline Amore

  • Global Moderator
  • Hero Member
  • *****
  • Posts: 1255
  • Karma: +1/-0
  • Sinqeriteti .Besnikeria
    • www.peja1.com

Temperaturat e ulëta, era e ftohtë dhe mungesa e diellit gjatë ditëve të dimrit shkaktojnë që lëkura e fytyrës të bëhet më e zbehtë dhe ta humbë shkëlqimin e freskët rinor.

Përveç asaj, lëkura e humbë lagështinë dhe për shkak të  kalimit konstant nga vendet e ftohta në ato të ngrohta, fillon të thahet, e në disa raste fillon edhe të qërohet.

Kujdesi ndaj lëkurës në dimër është i detyrueshëm dhe në asnjë moment nuk duhe të anashkalohet. Përveç përdorimit të rregullt të kremit hidratues, rekomandohet që të paktën një herë në javë të bëni maska natyrale për fytyrë. Ja disa reçeta për kujdes të lëkurës së fytyrës duke mos përdorur preparate kimike:

Lëkurë e thatë: maskë me avokado, karrotë dhe vaj ulliri
Lëkura e thatë është më tepër e prekur nga të ftohtit e dimrit. Për ta freskuar dhe zbutur atë, bëni maskë nga përbërës më i rekomanduar për kujdes të lëkurës së thatë – avokado.

Përbërësit e maskës:
-1/2 avokado
-1 karrotë të madhe
-1 lugë të vogël vaj ulliri

Zieni karrotën dhe më pas prejeni në copëza të imta. Qëroni avokadon, përzieni me karrotën, shtoni një lugë vaj ulliri dhe gjithë masën e fituar tundeni mirë deri sa të bëhet qullë.
Maskën e fituar vendoseni në fytyrë të pastër dhe lëreni të qëndrojë 15 minuta. Më pas pastroni fytyrën me ujë të vakët.

Lëkurë e yndyrshme: masë me kungull, limon, mjaltë dhe vezë
Lëkura e yndyrshme është sfidë e çdo sezoni, jo vetëm në dimër. Njëri nga tretmanet më të mira shtëpiake për lëkurë të yndyrshme është maska me kungull.
Kungulli është i pasur me zink, i cili e kontrollon yndyrën e lëkurës dhe ndihmon në pamjen e shenjave të mbetura nga aknet. Kungulli mundëson edhe eksfolim të butë të lëkurës.

Përbërësit e maskës:
-2 lugë supe nga kungulli i prerë hollë
-1 lugë të vogël lëng limoni
-1 të bardhë të vezës
-1 lugë supe mjaltë

Në një enë përzieni mirë të gjitha përmbajtjet. Në lëkurë të pastër vendosni një shtresë të hollë të masës së fituar, duke shmangur zonën rreth syve. Lëreni maskën të veprojë për 15-20 minuta.

Lëkurë normale: maskë me limon dhe jogurt
Pastroni poret e fytyrës në mënyrë natyrale me ndihmën e lëngut të limonit dhe jogurtit. Kjo masë homogjene do të ju ndihmojë të keni lëkurë më të pastër dhe më të freskët të fytyrës.

Përbërësit e maskës:
-1 lugë lëng limoni
-2 lugë jogurt

Pasi të keni përzier jogurtin dhe lëngun e limonit, vendoseni maskën me lëvizje rrethore. Masazha e butë do të ju ndihmoje në përmirësimin e qarkullimit dhe të fitoni një shkëlqim në fytyrën tuaj. Lëreni maskën të veprojë për 10 minuta.

Lëkurë e kombinuar: maskë me mjaltë dhe lëng portokalli
Lëkura e kombinuar është problematike sepse për pjesë të ndryshme të fytyrës duhet të kujdesemi ndryshe. Nëse përdorni preparate që e thajnë lëkurën, ato pjesë të fytyrës ku lëkura është më e thatë gjatë periudhës së dimrit mund të skuqen dhe të qërohen.
Maska me portokall dhe mjaltë do të ju ndihmojë që ta zbusni dhe ta forconi lëkurën e fytyrës, duke mos i irituar pjesët e thata.

Përbërësit e maskës:
-1 lugë mjaltë
-1 lugë lëng portokalli

Fillimisht duhet të ngrohni pak mjaltën që të mund ta përzieni me lëngun e portokallit, e pastaj vendosni një shtresë të hollë në fytyrë. Lëreni maskën të veprojë 10 minuta. Më pas pastroni fytyrën me ujë të vakët.

Për të gjitha llojet e lëkurës: maskë me mollë, karrotë dhe vaj ulliri
Nëse dëshironi një tretman për lëkurën tuaj, bëni një përzierje të pasur nga molla, karrota dhe vaji i ullirit.

Përbërësit e maskës:
-2 lugë mollë të prerë imët
-2 lugë karrota të prerë imët
-1 lugë të vogël vaj ulliri

Fillimisht duhet ngrohur vaji i ullirit, por keni kujdesë të mos jetë shumë i ngrohtë. Shtoni karrotën dhe mollën dhe përzieni. Maskën e fituar vendoseni në fytyrë të pastër dhe lëreni të veprojë 20 minuta. Më pas pastroni me ujë të ngohtë..



 

Radio Dukagjini





Euro 2016


Image and video hosting by TinyPic

Peja1 Per Android

Facebook

Reklamat

Kalendari

Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31