* User

Welcome, Guest. Please login or register.
Did you miss your activation email?


Login with username, password and session length

Select language:

Forum



* Statistic

  • *Total Members: 1386
  • *Latest: remi

  • *Total Posts: 7877
  • *Total Topics: 6533
  • *Online Today: 22
  • *Most Online: 108
(January 03, 2012, 09:06:39 AM)
  • *Users: 0
  • *Guests: 11
  • *Total: 11

Author Topic: Riza Saliu paska vrarė Jusuf Gėrvallėn, per here te dyte haptas!  (Read 472 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline Beni

  • Administrator
  • Hero Member
  • *****
  • Posts: 1438
  • Karma: +0/-0
    • http://www.peja1.com



Express: Pse ky dekonspirim pas 25 vitesh edhe pse ju jeni njeri nga ata qė i keni ditur kėto gjėra, i keni njohur situatat, e keni njohur diasporėn dhe njerėzit atje…?
Ibrahim Kelmendi: Mosdekonspirimi i deritanishėm i atyre qė kanė ndodhur ėshtė varur edhe nga ndikimi i amanetit apo porosisė se Jusuf Gervallės, i cili ka thėnė: “Nėse dorasi ėshtė shqiptar, mos u zbuloftė kurrė!” Ne secili kemi njė konstrukt social, i cili na bėn tė respektojmė amanetin, gjegjėsisht porosinė e fundit. Pastaj, po tė thuheshin nė kohė kėto tė vėrteta, do kishim pėrplasje tė mėdha, do na shkonte koha duke u marrė me qėrim hesapesh nė mes nesh.
Express: E pėrmendet mitin. Heshtja pėr njė kohė kaq tė gjatė ka krijuar mite tė diasporės. Njėri nga ato mite keni qenė edhe ju. Ju keni qenė i gjithėfuqishėm, por realisht jeni njeri i rėndomtė. Ėshtė krijuar miti pėr Jusuf Gėrvallėn. Po e lexove librin tuaj, do shihet se tė gjithė ata njerėz kanė bėrė jetė normale dhe kanė bėrė njė veprimtari patriotike prej distancės. Si e shikon ju kėtė ēėshtje tash?
Ibrahim Kelmendi :   Se vėrtetė kemi qenė njerėz tė rėndomtė. Mua mė pengon kur njerėzit mitizohen dhe u zmadhohen angazhimet e tyre. Nė botė tė qytetėruar angazhimi patriotik e ēlirimtar do tė shihej si punė normale. Pse, ta zėmė, ka nevoje tė lavdėrohet njė bujk qė ka punuar nė arėn e tij, pasi ka bėrė njė punė normale. Njėsoj e vlerėsoj edhe angazhimin patriotik. Prandaj zmadhimet, kėto krekosje tė njerėzve, nuk janė tė shėndetshme. Njė angazhim pėr tė fituar sa mė shumė liri nuk ka pėrse tė zmadhohet e lavdėrohet deri nė mitizim. Unė e gjykojė angazhimin tonė si angazhim tepėr tė pėrgjegjshėm e qytetar. Dhe prandaj dėshira ime ka qenė dhe ėshtė, qė tė demitizohen kėto veprimtari ēlirimtare, tė shihen realisht se i kanė bėrė njerėz vullnetmirė, tė cilat, tė them, rastėsisht kanė qėlluar aty, por ka mundur tė jenė edhe tė tjerė, prandaj nuk ka nevojė tė madhėrohen figurat, por duhet tė vlerėsohet njerėzisht, nė hapėsirė, kohė e rrethana pėrkatėse.
Express:  Para se tė hyjmė nė emra konkret. Zakonisht nė Ballkan ndodh qė elementi i tradhtisė dhe patriotizmit ėshtė prezent. Tė dyja kėto elemente i keni brenda librit. Realisht, si korrespodonin kėto elemente ballkanike ose kush ėshtė mė shumė tradhtar e kush patriot, apo kush ka qenė i infiltruar nė lėvizjen e madhe pėr Pavarėsi? Pse i keni prekur kėto elemente kaq tė ndjeshme kur e dini mentalitetin?
Ibrahim Kelmendi: Janė kategorizime qė behėn nė kėtė hapėsirė, d.m.th. qė shkojnė nė ekstreme: tradhtar apo patriot. Unė e peshoj veprimtarinė e tė ashtuquajturit tradhtar dhe gjithashtu edhe tė patriotit. Patriot ėshtė secili njeri pėr nga natyra, sepse e donė vendin ku ka lind. Ata qė e quajnė patriotizmin virtyt tė jashtėzakonshėm, pėr mua janė budallenj. Tjetra, edhe angazhimet e tradhtarėve jam i predispozuar t`i shoh nė mėnyrė tė diferencuar, sidomos nė rrethana tė rėnda tė pushtimit. Pėr aq sa kanė lejuar mundėsitė dhe rrethanat e kohės, ėshtė formėsuar gjeturia e vet qytetarėve. Nė Kosovėn e pushtuar, nė hapėsira tė ndryshme kohore, ka pasur njė farė autonomie pėrkatėse administrative e vetėqeverisėse. Nė atė kuadėr tė autonomisė ėshtė dashur tė angazhohen e tė punojnė njerėzit edhe nė struktura policore, duke pėrfshirė edhe UDB-nė. Pėr shembull, sipas vlerėsimit tim, pėr mua ka qenė pothuajse i barabartė tė qenit mėsues me tė qenit udbash, gjegjėsisht nėpunės sigurimi, sepse kanė qenė struktura e hallka tė tė njėjtit zinxhir, gjegjėsisht tė tė njėjtit sistem, kanė vepruar sipas ligjeve tė miratuara nga i njėjti Kuvend i Kosovės ose nga kuvendi federativ. Mėsuesi e ka pasur pėr detyrė tė indoktrinojė, UBD-shi tė kontrollojė nėse ka zėnė vend indoktrinomi i mėsimdhėnėsit. Pėrjashto rastet, kur UDB-ashi dhe tė ngjashmit kanė kapėrcyer kompetencat ligjore, qė nuk kanė lejuar ndjekje kolektive, tortura e zhdukje fizike, nuk kanė lejuar as atentatet, si nė rastin e 17 janarit tė viti 1982. Dhe kėto raste duhet ndėshkuar, siē ka ndodhur e po ndodhin nė ish shtetet tjera moniste.
Express: Derisa nė njė moment ju e depolitizoni personalitetin pėr patriotizmin qė ka pasur obligim, nė njėfarė mėnyrė mitizoni rolin UDB-sė si tė gjithėfuqishme, si gjithkund infiltruese. Pse i keni dhėnė rolin aq tė madh, qė sipas librit tuaj, nuk ka qenė aq me peshe sa e mitizoni ju, apo ėshtė ēėshtje e frikės?
Ibrahim Kelmendi: Ka mundėsi tė jetė edhe rrjedhojė e frikės, pasi frika ėshtė ndjesi e pakontrollueshme. Ka mundėsi qė unė nuk e kam pėrshkruar tamam, sa ajo ka qenė e pranishme. Dihet se UDB-ja ka qenė njėra ndėr sigurimet mė tė fuqishme, tė cilės nė ndonjė rast ia kanė pasur zili edhe CIA, KGB, etj. E di qė kėtė strukturė, qysh nga viti 1948, e kanė ndihmuar edhe ekspertė tė CIA dhe Perėndimi i ka dhėnė edhe ndihma tė mėdha financiare dhe kadrovike dhe ėshtė ndihmuar qė tė jetė njėra ndėr sigurimet mė tė forta nė Evropė. Si e tillė ajo ėshtė pėrpjekur tė kontrollonte gjithēka, jo vetėm nė Kosovė, por tė na kontrollojė e tė na pengojė edhe nė Perėndim. Prandaj disa prej personazheve qė i kam pėrshkruar, tė cilėt kanė luajtur rol tė madh, mendoj se veprimet e sjelljet nuk duhet t’i kenė pasur si rrjedhojė vetėm tė budallėkut tė tyre, ose vetėm pėr tė kėnaqur egomaninė e tyre, por ashtu duhet tė jenė instruktuar e instrumentalizuar pėr tė vepruar nga ky shėrbim. Ta zėmė, kemi pas gazetarė dhe letrar tė shkėlqyer, pėr tė cilin sa i pėrket aftėsisė profesionale, kam pas dhe kam njė respekt tė madh. Ai duhet tė ketė qenė i kamufluar si korrespodent i “Rilindjes”, por ka qenė i angazhuar pėr t’i shėrbyer atij sigurimi…
Express: Prej nga ju kėto informata se kėta njerėz duhet tė kenė qenė tė tillė?
Ibrahim Kelmendi: E para e punės, ai, si korrespodent i “Rilindjes”, nuk kishte nevojė tė involvohen nė pėrplasjet tona me konsullatėn jugosllave nė Dyseldorf dhe nė atė pėrplasje ai ndonjėherė tė ishte mė brutal se vet konsulli. Do mjaftonte qė ai, me njė korrespodencė pėr gazetė tė tij, tė pėrshkruante ēka po ndodhte dhe ai tė mos inkuadrohej nė ato pėrplasje qė kishte Klubi shqiptar nė Dyzeldorf me konsullatėn dhe institucionet tjera tė atėhershme shtetėrore. Ato insistonin qė ta fusnin nėn tutelė Klubin e shqiptarėve aty, dhe ky, i kamufluar si gazetar, angazhohej pro konsullatės. Duke vrojtuar veprimtari tė tillė, vija nė pėrfundim se ai duhej tė ishte nė shėrbim tė UDB-sė…
Express: Ju kėta njerėz i quani me detyrė tė ngarkuar, vėrtet kanė qenė tė tillė?
Ibrahim Kelmendi: Njė kategori e tillė duhet tė ketė qenė, siē e vlerėsoja unė atėherė. I njėjti, p.sh., kur e arrestuan Vasilin nė Kosovė, e sjellin nga Gjermania pėr ta marrė nė pyetje gjatė hetimeve…
Express: Kush ėshtė Vasili, ngase lexuesit tanė nuk e dinė?

Ibrahim Kelmendi: Vasili ėshtė njėri nga personazhet e romanit. Ai ka pasur njė urdhėr pėr tė bėrė atentat ndaj Jusuf Gervallės, por trimėrisht ka refuzuar ta zbatojė. Pėr kėtė ai duhej tė ndėshkohej nga UDB-ja. Prandaj kur Vasilin e arrestuan nė Kosovė, gazetarin nė fjalė e sjellin nga Gjermania pėr ta marrė nė pyetje gjatė procesit hetues, meqė duhet tė jetė vlerėsuar si njohės mė i mirė i veprimtarisė sonė nė Perėndim. Kėshtu i kisha atėherė informatat dhe prandaj i krijoja vlerėsimet, pasi na duhej tė krijonim sistem tė vetėmbrojtjes.
“Vasili” Hysen Gega (personazh real nė foto) bashkėpunėtor i “Rezilit” Riz Salihut
 Gazetari i“Rilindjes“ Jusuf Buxhovi qė ka marrė nė pyetje “Vasilin” – Hysen Gega antar i Grupit Komunist“Zėri i Kosovės” (personazhi real nė foto)
Express: Si e sheh Ibrahim Kelmendin patriot tė diasporės, si tė duket ai prej kėsaj distance historike?
Ibrahim Kelmendi: Si njė veprimtar i natyrshėm, autentik, i cili pėr shkak se ka shkuar i ri dhe ėshtė ndikuar shumė nga jeta studentore gjermane, ndonjėherė ėshtė keqkuptuar edhe nga bashkėveprimtarėt si i padisiplinuar, si jo serioz, si anarshist, si me xhins tė grisur e flokė tė gjatė…

 
Express: Tė ndalemi te kjo, ngase nė libėr ju nuk e pėrshkruani personalitetin tuaj, por ata qė ju njohin, ju kanė vlerėsuar se keni pas nė dukje njė bindje ideologjike tė majtė, por tė dallueshme prej marksistėve dhe leninistėve tė kohės, tė dallueshme edhe prej Jusuf Gervallės dhe Enver Hadrit. Nga kjo distancė kush ka pasur tė drejtė ?
Ibrahim Kelmendi: Se pari do tė thoja se asnjėri nuk kishim kushedi se ēfarė bindje ideologjike, pasi na mungonte pėrgatitja teorike, po tė kemi parasysh pėrgatitjen pėrkatėse teorike filozofike. Pėr aq sa ishim tė ideologjizuar, secili kishim tė drejt, sepse ideologjitė nuk mund tė shabllonizohen dhe tė gjykohen, siē po ndodh tani. Me rėndėsi duhet tė ketė qenė, se edhe pse kishim bindje tė ndryshme, nuk armiqėsoheshim pėr shkak tė tyre, por bashkėvepronim. Kjo mbase tregon se kishim tolerancė e mirėkuptim pluralist dhe kėtė e kishim nė programet e statutet tona politike, nė shkrimet tona. Bindjet tona ido-politike kanė osciluar dhe kanė evoluuar. Ne mė shumė na ka interesuar kontributi pėr ēlirim kombėtar dhe jo drejtėsia ideologjike, d.m.th. na interesonte tė gjejmė mėnyrėn mė efikase, qė tė ndikojmė sa mė shumė te njerėzit, qė t’i afrojmė ata duke i ndėrgjegjėsuar pėr veprimtari tė angazhuar patriotike e ēlirimtare.
Express: A ka krijuar diferenca ideologjia pėr ēėshtjen kombėtare gjatė asaj kohe, meqė ju duhet tė keni qenė mė liberal se tė tjerėt, tė cilėt ishin mė konservativ, pėr tė mos thėnė se kanė qenė enveristė?
Ibrahim Kelmendi : Nė organizimet ku kam vepruar unė, pėrcaktimi programor ka qenė: pavarėsisht bindjeve ideologjike e politike, secili qė ėshtė i interesuar tė angazhohet pėr Kosovėn Republikė, gjegjėsisht ta ēliroj Kosovės, ka tė drejt tė anėtarėsohet. Pastaj, brenda pėr brenda organizimeve tona, kur kishim demokraci mė tė avancuar, kishim edhe luftė idesh, sepse ėshtė e natyrshme qė secili tė angazhohet qė tė pėrfitoj simpatizantėt e vet. Kjo ka ardhur nė shprehje tek ne nga mbarimi i vitit 1984, kur filluam tė organizojmė mbledhje me mė shumė veta, deri edhe te kuvende, nė tė cilat filluam tė kishim garė pėr vota dhe votime tė fshehta. Rėndom ka pasur goxha pėrplasje gjatė diskutimeve, ndonjėherė kanė qenė edhe brutale, por pothuajse gjithė herė kemi bėrė kompromise, sepse nė fund tė fundit ne po angazhoheshim ta ēlirojmė Kosovėn dhe jo tė ia pėrcaktojmė asaj sistemin politik.
Express: Pse ju keni pasur njė respekt tė madh pėr Jusuf Gėrvallėn, tė cilit nė njėfarė mėnyre i kushtohet libri juaj? Ke njė rezervė pėr veprimtarinė e Enver Hadrit dhe grupacioneve tė Belgjikės. Cili ėshtė dallimi i kėtyre grupacioneve?
Ibrahim Kelmendi: Respekt kam pasur pėr Jusufin nga se nė fillim jam gjetur nė njė situatė shumė tė vėshtirė. Atėherė kam qenė shumė i ri pėr tė pasur formim tė avancuar politik. Kam pas njė si kompleks qė nuk po dija tė artikuloja me shkrim ato qė kam dėshiruar t’i shpreh. Ardhja e Jusufit mė ndihmoj shumė, pasi ai ma zvogėloi atė kompleks. Pastaj kam pas njė kulturė, qė kur me rastiste tė bashkėveproja me dike qė e ēmoja mė tė aftė se vetėn, ia lėshoja vendin, kaloja nė plan tė dytė, qė do tė thotė se ua liroja vendin atyre qė ishin mė tė pėrgatitur. Pra, edhe te gėzimi i madh dhe lirimi nga kompleksi, se aty e tutje nuk do mė tallin pėr ato qė do shkruaja, pasi do m’i redaktonte Jusufi, e ka bazėn respekti e dashuria e madhe pėr Jusufin. Por kryesore ka qenė cilėsia e tij si njeri, modestia dhe kultura e tij. Ai ka ditė tė tė afroj si shok e bashkėveprimtar, nė kohėn kur njerėzit tė kategorizonin, gjegjėsisht tė largonin, nėse kishe nivel tė ulėt intelektual e profesional.
Po kaq shumė e kam respektuar dhe dashur edhe Kadri Zekėn, me tė cilin fatkeqėsisht jam njohur tek nė mars tė vitit 1981 dhe kam kaluar shumė mė pak kohė, se sa me Jusufin.
Pyetet edhe pėr Enver Hadrin dhe grupimet nė Belgjikė. Unė te ai njeri nuk kisha gjetur pothuajse asgjė. Duhet ta kem takuar qysh gjatė vitit 1978 dhe tė mos kem bashkėpunuar. Ai nė dukje nuk kishte koncept politik, ka qenė shumė konfuz, kemi pas shumė debate, ndonjėherė edhe pėrplasje e armiqėsime. Nė paraqitje ishte antikomunist, kurse kisha informata se po bashkėpunonte me Partinė Komuniste tė Belgjikės. Kisha pėrshtypjen qė ai po informonte dike, qė do tė thotė se, kisha dyshime qė ai po informon njėherazi Sigurimin shqiptar por edhe UDB-nė. Nė vitet e fundit patėm bashkėpunim. Kurse gjatė varrimit Lėvizja u angazhua pėr varrim dinjitoz, pasi ai nuk kishte miq e bashkėveprimtarė rreth vetės, qė do mund ta bėnin kėtė. Nė mbledhjen komomorative i pata kėrkuar falje publike pėr padrejtėsitė qė mund t’i kishte bėrė Lėvizja dhe unė.
 Enver Hadri
 Grupimet e organizuara nė Belgjikė, nė fillim tė viteve tė 80-ta, nuk kanė qenė tė fuqishme. Grupimet e djathta nacionaliste pothuajse kishin pushuar se qenuri, kurse grupimet e reja, tė djathta dhe tė majta, pėrbėheshin vetėm nga dy-tre individė, me dallim prej grupimit pro Lėvizjes, i cili dominonte. Vetėm kur ndodhi pluralizmi i simuluar e i shpifur nė Kosovė nė fillim tė viteve tė 90-ta, kishte njė rritje organizative LDK-ja, me tė cilėn herė bashkėpunonim e herė jo.
Express: Ju e keni margjinalizuar rolin e emigracionit nė Bruksel, por i jepni vend rolit tė emigracionit nė Zvicėr. Boshti i veprimtarisė ka qenė i vendosur nė Zvicėr dhe Gjermani. Ju i jepni peshėn Jusufit derisa vritet, por mė vonė, edhe pas vrasjes, nxitet ose ngritėt mitin pėr Jusufin dhe ajo ka njė inercion. Na trego kėto dy boshte edhe lėvizjet tua Zvicėr – Gjermani, shihet qė keni njė njohuri tė dukshme duke eliminuar Belgjikėn si emigracion?
Ibrahim Kelmendi: Fillimi i kėsaj lėvizjeje, pėr tė cilėn po flasim, ka ndodhur nė Gjermani, ndėrsa mė vonė epiqendra ėshtė zhvendosur nė Zvicėr, pėr faktin se nė Gjermani kishin ardhur shumė emigrantė gjysmė-analfabetė, do me thėnė ishin vėshtirė tė “pėrpunueshėm”, ndėrsa nė Zvicėr shumica kishin njė shkollė tė mesme. Nė kėto dy shtete emigracioni ka qenė mė i madh nė atė kohė. Nė Belgjikė nuk kishte emigracion aq tė madh. Atje ishin dy grupime tė mėdha, emigrantė politikė nga Shqipėria dhe emigrantė ekonomik shqiptarė nga Turqia. Tė dy grupimet ishin kryesisht tė paarsimuara.
Express: Pse ishte Jusuf Gėrvalla cak i UDB-sė, dhe pse ai ishte i rrezikshėm pėr te?
Ibrahim Kelmendi: Unė them qė UDB-ja duhet tė ketė gjykuar se u arratis njė kuadėr mė intelektual se kėta tė tjerėt qė ishin deri atėherė dhe prandaj do ketė influencė mė tė madhe. Emigrantėt e paarsimuar nė atė kohė kanė pasur njė kult ndaj intelektualit, sepse ka pas njė deficit tė madh nė Kosovė. Kėta emigrantė qė kishin shkuar atje pėr tė punuar, kanė marrė atė gjendje sociale me veti, d.m.th. edhe kultin pėr intelektualin dhe atė gjendje e kanė konservuar. Menjėherė u pėrhap lajmi se ėshtė arratis njė intelektual i zoti. Prandaj UDB-ja priste se ai do tė ketė njė ndikim tė madh. Pėr kėtė arsye ajo qysh nė fillim u mundua t’i presė hovin. Kėshtu, qė nė start Rezili, personazhi qė unė e argumentoj si doras, akoma pa arritur Jusufi, filloi tė pėrhapė propagandė se Jusufin e ka dėrguar UDB-ja pėr tė na pėrēarė dhe se jemi tė rrezikuar nga ai. Kjo po ndodhte akoma pa hy nė tokė gjermane Jusufi. Kjo ishte metoda mė e efektive pėr t`i frikėsuar njerėzit. Rezili nė mėnyrė aktive u mor me kėtė propagandė. Pothuajse 24 orė rrinte nė stacione treni nė Shtutgard, ju drejtohej shqiptarėve kur i njihte e nuk i njihte, mjaftonte kur i shihte se po blenin gazetėn “Rilindja”. I gostiste me kafe dhe mandej u thoshte se UDB- ja ka ēuar njė UDB-ash. Unė gjykoj nga ky kėnd, se UDB-ja ka marrė masa tė menjėhershme qė Jusufin ta pengonte qė tė mos kishte ndikim qysh nė startim tė veprimtarisė se tij nė ekzil. UDB-ja mori ofensivė qė ta diskreditojė Jusufin.
Express: A ka pasur sukses Rezili, personazhi juaj, qė ta diskreditojė Jusufin sidomos te njė masė qė ka qenė krejtėsisht analfabete?
Ibrahim Kelmendi: Te njerėzit qė i kemi pas afėr vetės, si tė anėtarėsuar, si simpatizantė, nuk ka pasur fare influencė. Ai pat krijuar influencė tė kufizuar te njė grupim i vet, sepse sapo u hetua qė nė Gjermaninė Qendrore filluam njė angazhim konkret patriotik, si kundėrpeshė ai nė Shtutgart formoi njė grup qė fillimisht e quajti Grupi komunist “Zėri i Kosovės”.

 
Riza Salihu – “Rezili“ – antar i Grupit Komunist “Zėri i Kosovės“ (perosnazhi real nė foto) vendas i Hysen Gegės
 Riza Salihu – “Rezili“ – antar i Grupit Komunist “Zėri i Kosovės“ (perosnazhi real nė foto) vendas i Hysen Gegės
Express: Pse personazhi juaj do tė jetė vrasės dhe pse shqiptari duhet tė jetė vrasės i Jusuf Gervallės e jo pėr shembull njerėz tė specializuar tė UDB-sė? Nė libėr duket e mjegulluar kjo.
Ibrahim Kelmendi: Sepse edhe unė po tė kisha qenė oficer i UDB-sė njėsoj do tė kisha vepruar, do kisha zgjedh njė shqiptar si doras. Kjo pėr faktin se nėse do e zbulonin gjermanėt, atėherė do pėrhapej dezinformatė: “Shqiptarėt vriten nė mes veti pėr probleme tė tyre tė brendshme”. Ky duhet tė ketė qenė motivi apo qėllimi kryesor i UDB-sė, pse ka urdhėruar shqiptarė pėr tė bėrė atentatin.
Express: Ju e njihni Rezilin, ai ėshtė gjallė, jeton nė Kosovė. Jeni frikėsuar ndonjėherė se nuk e thoni tė vėrtetėn, se dorasi nuk ėshtė ai, edhe pse nė libėr detajisht e pėrshkruani personazhin si vrasės dhe jepni arsyen pse ėshtė doras?
Ibrahim Kelmendi: Unė nė kėtė drejtim e kam ndėrgjegjen e qetė. Thėnė tė drejtėn, dėshiroja qė Rezili tė ketė njė alibi, tė mos ketė qenė atentatori, vrasėsi, por krye-hetuesi, tė cilin fillimisht e kam orientuar drejt Rezilit si atentator i mundshėm, katėrēipėrisht mė ka bind se Rezili nuk ka alibi. Ai dy herė ka qenė i arrestuar pėr kėtė qėllim. Atėherė unė kisha informata tė bollshme qė tė dyshoj nė Rezilin, meqė kishte dhėnė njė urdhėr pėr t’u bėrė atentati ndaj Jusufit. Ngase i kishte dėshtuar, do e ketė vendosur ta bėnte vetė, sepse pėr dėshtim tė parė UDB-ja mund t’i ketė kėrkuar llogari. Prandaj, kur krye-hetuesi mė ka bind se ai nuk ka alibi, atėherė u bėra kategorik, se dorasi duhet tė jetė Rezili.
Arrestimi i Rezilit(Riza Salihut) – shkruan gazeta “Heilbronner Stimme” – 30.01.1982
Express: Dorasi ka dhėnė njė alibi se ka qenė te motra…, por ju e demaskoni kėtė?
Ibrahim Kelmendi: Unė e kam bėrė kėtė duke u thirr nė bashkėbisedimet qė kam pasur me krye-hetuesin, sepse ai thotė qė motra ka qenė shumė mirė e pėrgatitur, e ka mbuluar shumė mirė Rezilin, por nipat e tij, me tė cilėt ka biseduar krye-hetuesi, kanė treguar se daja i tyre s`ka qenė natėn e krimit tė motra, bile ata i kanė treguar se nuk kishte qenė gati pėr dy vjet aty. Fatkeqėsia e tij (krye hetuesit), siē ėshtė shpreh vetė krye-hetuesi, ėshtė se ligji nė Gjermani e ndalon qė tė miturit tė jenė dėshmitarė nė gjyq.
Express: Ju e dini se kush ėshtė vrasėsi. Ai ėshtė Rezili. Meqė ju e keni pasur mik Jusufin, pse nuk e denonconi rastin, kur tė miturit e motrės sė tij tash janė rritur, ata mund tė flasin nė gjyq? Rezili jeton nė Kosovė nė njė rajon tė caktuar. Cili ėshtė obligimi moral i mikut tė Jusufit, i cili ėshtė gjallė?
Ibrahim Kelmendi: Obligimi im moral ėshtė qė tė testoj opinionin, kam drejtė unė apo nuk kam tė drejtė tė shkeli mbi amanetin e Jusufit pėr tė bėrė pastaj denoncim konkret ndaj Rezilit. Pastaj obligim moral tashmė duhet ta kenė edhe lexuesit, qė e kanė lexuar romanin “Atentatet”…
Express: Kemi tė bėjmė me vrasje, porosia ėshtė ēėshtje morale.
Ibrahim Kelmendi: Unė kam dilema, prandaj po marrė mendime nga njerėzit, se ēfarė pėrshtypjeje u ka bėrė romani. Edhe tė tjetėr kanė mundėsi tė bėjnė denoncimin. Janė me qindra qė e dinė emrin e vėrtetė tė Rezilit, pasi e dinė se ai ka qenė kryetar i grupit komunist “Zėri i Kosovės”. Ata nuk janė tė lidhur emocionalisht me Jusufin, siē jam unė qė ndjehem i obliguar tė respektojė njė porosi tė tillė. Pra, ata i kanė mundėsitė mė tė hapura. Nėse ata s’e bėjnė, unė do i pres diskutimet dhe nėse mė thuhet, se ėshtė mė me rėndėsi denoncim i dorasit, sesa porosia e Jusufit, atėherė do ta bėj kėtė.
Express: Me qenė se po i lėmė lexuesit qė ta lexojnė librin, nuk po ndalemi te rasti Gėrvalla, se si ėshtė vrarė. Ti e prek njė element jashtėzakonisht interesant nė libėr ose mė mirė tė themi ke prek edhe njė personazh tjetėr, Emil Kastriotin. Njė personazh tejet konfuz, por njė personazh i qartėsuar nga ti dhe i paqartė nė veprimtarinė e tij. Pse duket Emil Kastrioti i tillė?
 Emil Kas
Kelmendi: Unė e kam njohur atė edhe personalisht. Kam biseduar shpesh me tė, sepse me secilin veprimtar nė migracion unė s’kam pas kurrė njė lloj paragjykimi tė rri e tė bisedoj me tė, qė tė shikoj a kemi diēka tė pėrbashkėt qė na lidh. Edhe nė saje tė atyre takimeve, mė ėshtė imponuar tė krijoj njė lloj intuite qė tė mundem t’i vlerėsojė dhe t’i kategorizoj njerėzit, janė apo nuk janė pėr bashkėpunim. Kėshtu unė, qysh herėt, Emilin e kam kategorizuar nė atė skedarin tim, se nuk ėshtė pėr bashkėpunim, se ėshtė destruktiv, bile se ėshtė i dyshimtė. Por me Emilin dhe tė tillėt, nuk kam dėshiruar tė hyj nė konflikt, sepse gjykoja se do harxhoja kot energji time dhe tė organizatės ku bėja pjesė.
Express: Nė libėr i sheh ata si njerėz tė rrezikshėm, megjithatė?
Ibrahim Kelmendi: Po, sigurisht, bile si shumė tė rrezikshėm dhe unė kam menduar qė duhet t`i lėmė rehat, nuk duhet tė merremi me ta. Nėse merrem me ta, atėherė procesi shkon duke eskaluar dhe ndoshta do shkonim deri te vrasja.
Unė kam pas njė pėrcaktim: vrasje nė Perėndim nuk guxon tė ndodhė, njė pėr shkak tė kultit qė kam prej malėsorit, se mysafiri nuk guxon tė shpėrdorė mirėpritjen e nikoqirit, do me thanė, nė shtėpi tė huaj nuk bėhet sherr. Kėshtu qė, meqė nė Perėndim na kanė strehuar, na e kanė lejuar veprimtarinė patriotike dhe na kanė ofruar shans pėr njė jetė mė tė mirė, atėherė unė kam qenė i pėrcaktuar qė tė kanalizojmė mėrgatėn tonė kundėr vrasjeve, qoftė mes ne shqiptarėve, qoftė me tė tjerėt. Prandaj unė u kam ikur kėtyre sherrxhinjve, qė kanė qenė shumė tė rrezikshėm, dhe kurrė nuk jam marr me ta. Kur ata janė marrė me mua, unė i kam duruar, kam heshtė dhe i kam injoruar. Vetėm njė pėrplasje skandaloze e kam pas me Emilin, mė pat bėrė njė sherr tė madh, por e kam duruar, nuk jam hakmarrė.
Express: Nė librin tėnd, realisht njė personazh krejt minor, ėshtė hero i njė pjese tė Kosovės. Ai   ėshtė  rivarrosur me nderime, i ėshtė ngritur kulti i personalitetit. Unė i kam  lexuar  reagimet e Ibrahim Kelmendit pėr njė personazh tė tillė, i cili gjatė jetės nė diasporė ka qenė kontrovers dhe i dyshimtė. Ju e dini pėr cilin e kam fjalėn, besoj?
 Vebih Ibrahimi
Ibrahim Kelmendi: Bėhet fjalė ndoshta pėr Vebih Ibrahimin. Ate, nga njohja ime e drejtpėrdrejtė dhe nga njohja pėrmes bashkėveprimtarėve nė Bruksel, tė cilėt e kanė njohur mė mirė se unė, e kam kategorizuar nė atė skedarin tim si element kriminel, qė merret me kontrabandė, me prostitucion me gjithēka, por veē patriotizėm e moral nuk i ka. Nė fakt shtirej se ishte veprimtar e trim patriot, po i kishte vetėm si mjet pėr punė. Kėshtu gjykoja unė atėherė dhe kėshtu vazhdoj tė mendoj, deri sa tė mė ofrohen prova kokėforta pėr tė kundėrtėn.
Express: Po pse kėto dallime kaq tė mėdha. Realisht krijohet miti pėr njė njeri i cili nė diasporė ka pas krejt tjetėr punė?
Ibrahim Kelmendi: Sepse kėtu ėshtė lehtė tė spekulosh. Unė di kopukė, qė janė marrė me droga, kontrabandė, imoraltet, hajni, spiunim, qė vinė nė Kosovė, paguajnė gazetar fukara, financiarisht dhe profesionalisht, qė punojnė nė televizion ose nė gazeta dhe ua bėjnė me porosi reportazhet pėr t’i bėrė hero. Pastaj ato shkrime i manipulojnė njerėzit, meqė nuk janė tė informuar. Akoma kemi njerėz tė shkretė, qė kanė njėfarė kulti tė vjetėr, se ato qė pasqyron televizioni ose gazeta, duhet me qenė e vėrtetė. Pastaj tė tillėt fillojnė tė madhėrojnė edhe keqbėrės, fillojnė t’u thurin kėngė…
Express: Por, edhe miku i juaj, Haqif Mulliqi e ka madhėruar Enver Hadrin.
Ibrahim Kelmendi: Nuk e di. Ai e paska bėrė njė punė nė mungesė tė informatave, ose mund ta ketė ndjerė si obligim moral, sepse, ndoshta, nė kohėn e fundit Enver Hadri ka fituar njė lloj ndėrgjegjėsimi patriotik dhe njė siguri, se mund t’ia kthen shpinėn padronit. Dhe ky lloj guximi atij i kushtoi me jetė. Ne e kemi diskutuar njė rast, kur ai doli tė propagandonte dhe tė mbledhė lekė nė emėr tė asaj qė ka merita pėr rezolutėn e parė pėr Kosovėn, qė pat aprovuar Parlamenti Evropian. Meqė unė isha nė dijeni pėr procesin e rezolutės qė nė nismė, atėherė e kėshillova: “Enver je duke e rrezikuar vetėn. Ti ke dėgjuar si krejt bota nė lajme pėr rezolutėn. Tjetėr meritė pėr te nuk ke. Mos i dil zot, sepse jo tė gjithė nacionalistėt serbė nė Evropė i ka UDB-ja e Beogradit nėn kontroll dhe dikush prej tyre mendon qė ti vėrtet e ke atė meritė qė po mundohesh ta pėrvetėsosh. Ndonjėri prej tyre mund tė hakmerret ndaj teje, prandaj rri rehat dhe mos ia sjellė vetės ujkun nė torishtė, nė mėnyrė kaq naive. Edhe kėtė punėn e mbledhjes se tė hollave te bashkatdhetarėt, gjoja nė emėr tė shpenzimeve qė ke bėrė pėr tė korruptuar parlamentarė pėr tė miratuar rezolutėn, do tė lutesha ta ndėrpresėsh, mos i bezdis se nuk i meriton”. Kanė qenė tė paktėn edhe 10 veta prezent, nė klubin shqiptar “Idriz Seferi” nė Bruksel, kur e kemi debatuar kėtė ēėshtje. Tash edhe Haqifi ka ndjerė obligim moral tė shkruaj, por edhe unė kam ndjerė obligim moral qė t`ia organizojmė varrimin, sepse nuk ka pas kush t’ia organizojė. Njerėzit e Lėvizjes i kam kėshilluar qė tė merren me organizim sa mė dinjitoz tė varrimit tė tij, sepse, megjithatė, m’ėshtė duk njė gjest shumė i mirė e i guximshėm, qė Enveri ka provuar tė dalė nga shėrbimi, sepse ka menduar qė ishte dobėsuar UDB-ja. Unė nuk druhem t`i them gjėrat e pėrparme tė tij, po kuptohet, siē i kam vlerėsuar nė Kohė dhe do gėzohesha, sikur tė kisha prova qė tė bindesha se ai ka qenė gjithė jetėn patriot.



 

Radio Projekti



Kalendari

Su Mo Tu We Th Fr Sa
1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30

Postimet e Fundit

xx‘Pashallarėt’ e komunave, milionerė
Posted by: Beni, June 12, 2013, 07:46:44 PM
Replies: 0

Board: Lajmet nga Kosova
Views: 24



Pali, multimilioneri qė nuk e keni njohur, Preteni kėrcėnon me hetime

Pushtettarėt qė u pasuruan sa ēel e mshel sytė, shumė shpejt nuk do tė mund tė bėjnė gjumė rehat. Agjencia Antikorrupsion ka deklaruar se ka dyshime se zyrtarė tė lartė shtetėror kanė fshehur pasurinė. Pėr tė gjithė ata qė do tė vėrtetohet fshehja e pasurisė, do tė ndiqen penalisht.
Tė jesh kryetar komune ėshtė njė privilegj i madh. Pėrveē qė tė ofron njė pozitė tė mirė nė shoqėri, tė ofron edhe miliona. Tė tilla janė deklaruar vlerat e pasurisė sė kryetarėve nė komunat e Kosovės. Nga ajo qė ėshtė deklaruar nė Agjencinė Kundėr Korrupsionit, pasuria e tyre arrin shifra marramendėse, sa qė “prek” edhe milionat.
Disa prej krerėve komunal nuk kanė deklaruar fare pasurinė, siē janė kryetari i komunės sė Skenderajt, ai i Klinės, Kamenicės, Obiliqit, Podujevės, Ranillukut dhe Shtėrpcės.
Lidhur me kėtė ēėshtje, AKK-ja ka deklaruar se do tė nisė hetimet pėr zyrtarėt e lartė publikė tė cilėt kanė deklaruar miliona ose pėr ata pėr tė cilėt ka dyshime tė bazuara pėr fshehje tė pasurisė.
xxPetku i urrejtjes nėn petkun fetar
Posted by: Beni, June 12, 2013, 07:43:13 PM
Replies: 0

Board: Lajmet nga Kosova
Views: 20



Ligjėrata e njė imami nė njė xhami tė Prizrenit, mbi parimet morale tė gruas, ėshtė bėrė shkaktare e debateve dhe polemikave tė ashpra nė mediat dhe rrjetet sociale nė Kosovė, pėr mėnyrėn se si predikohet islami nga disa klerikė tė kėtij religjioni nė vend.

Mėnyra e tillė e predikimit ėshtė vėnė edhe nė shėnjestrėn e kritikės sė disa deputeteve tė Kuvendit tė Kosovės, publicistėve si dhe pėrfaqėsuesve tė shoqėrisė civile, tė cilėt pretendojnė se imami nė fjalė ka fyer gjininė femėrore.

Hapėsira mediale, e cila u ėshtė dhėnė kėtyre debateve, nga njohėsit e mediave konsiderohet si kryerje e detyrės qė kanė mediat, por, sipas tyre, shumė herė mediat marrin rol protagonizmi nė kėto debate.

Profesor Milazim Krasniqi, shef i degės sė Gazetarisė nė Fakultetin e Filologjisė nė Prishtinė, vlerėson se jo rrallė mediat ngrenė probleme dhe ngjarje tė caktuara nė pėrmasa mė tė mėdha se sa ėshtė vlera reale e tyres, por megjithatė, siē thotė ai, ato e kryejnė punėn e tyre.

Krasniqi thotė pėr Radion Evropa e Lirė se njė pjesė e debateve tė ashpra, tė cilat kanė ndodhur ditėve tė fundit, mė shumė janė tė motivuara politikisht.

“Tragjike nė krejt kėtė ėshtė se e pėrdorin fenė, e pėrdorin islamin paqėsor, ndjenjat fetare, pėr instrumentalizim nė qėllimet politike. Kėshtu qė nė kėtė aspekt, mendoj se ky ėshtė njė dėm i madh qė i bėhet vetė natyrės sė vėrtetė tė islamit paqėsor”.

“Nė anėn tjetėr, i bėhet njė dėm i madh edhe vetė politikės, sepse duke futur njė fjalor tė ashpėr dhe primitiv nė diskursin politik, nė tė vėrtetė, rritet edhe ashpėrsia e komunikimit politik dhe zhvlerėsohet edhe ajo qė ka mbetur nga vlera reale e politikės si aksion dhe si veprim”, vlerėson Krasniqi.

Nė anėn tjetėr, njohėsit e rrethanave tė zhvillimeve sociologjike dhe tė religjionit, vlerėsojnė se asnjė komunitet etnik apo fetar nuk mund tė jetė imun ndaj qasjeve tė tilla ekstreme, si dhe ndaj predikimeve me tone fyese dhe denigruese pėr njerėzit, qoftė prej faltores kur imami thirret nė emėr tė predikimeve fetare, qoftė edhe prej pozicionit tė deputetit, gjė qė ka qenė rast.

Profesor Ismajl Hasani, ekspert i sociologjisė sė religjionit, thotė se problemi tashmė qėndron tek ajo se sa ėshtė nė gjendje shoqėria kosovare tė mobilizohet pėr amortizimin e kėtyre dukurive dhe izolimin e rasteve tė veēanta, qė shkaktojnė dėme, pėr tė cilat dukuri, sipas tij, ka pasur paralajmėrime.

“Shfaqjet e fundit qė janė tė lidhura me paraqitjet e individėve nėn petkun e predikuesve ose mbrojtėsve tė qasjeve tė ndryshme radikale nė predikimet fetare, janė diēka tjetėr prej asaj qė ėshtė zhvillim normal i religjionit. Nuk po ndodh asgjė e re nė Kosovė, nė raport me atė qė Departamenti Amerikan i Shtetit para katėr vjetėsh ka hartuar njė raport ku parasheh mundėsinė e paraqitjes sė rrymave tė ndryshme ekstremiste nė Ballkan, e me fokus tė veēantė Kosovėn”, thotė Hasani pėr Radion Evropa e Lirė.

Shkaqet qė nxisin debatet dhe polemikat pėr religjionin, si dhe vetė debatet dhe polemikat, sipas profesorit Milazim Krasniqi, po bėhen me qėllim tė ndryshimit tė agjendės, nė kohėn kur Kosova ka probleme shumė mė tė mėdha ekonomike, politike dhe sociale, se sa debatet e kėsaj natyre.

“Dikush ėshtė i interesuar pėr ndėrrimin e agjendės, pėr ta imponuar kėtė ēėshtje dhe pėr ta mbajtur nė agjendė, si dhe pėrmes saj tė prodhojė tensione politike dhe fetare. Nė anėn tjetėr, ky debat ka hapur, pėr herė tė parė ndoshta, edhe njė konflikt tė brendshėm, brenda vetė komunitetit mysliman, sepse njė pjesė e participuesve kanė shkuar shumė larg nė agresivitetin e tyre nė kėtė temė, ndėrsa pjesa tjetėr ka mbetur, si tė thuash, e stepur ose edhe e zhgėnjyer me ta”, thekson Krasniqi.

Profesor Krasniqi shton se niveli i dytė, siē e quan ai, i konfliktit, shkon nė raport me pjesėt tjera, do tė thotė, me laikėt, agnostikėt si dhe me besimet tjera. Sipas tij, dėmi ėshtė shumė mė i madh se sa qė mund tė vlerėsohet tash, prej kėtij debati, tė cilin ai e vlerėson si tė pakėndshėm.

Por, profesor Hasani vlerėson se shkaqet qė nxisin debate tė tilla pėr religjionin, janė sporadike dhe se komuniteti mysliman nė Kosovė ka kapacitete qė t’i mbajė tė izoluara dhe kėtė edhe duhet ta bėjė. Nė tė kundėrtėn, siē thotė ai, alarmi ėshtė i ndezur.

“Shoqėria kosovare mobilizohet dhe i tejkalon kėto, normalisht, duke marrė masa institucionale, nė rastin konkret, brenda Bashkėsisė Islame tė Kosovės. Ėshtė i nevojshėm qė tė hapet dialogu brenda bashkėsisė dhe pėrgjegjėsit tė shkojnė para drejtėsisė. Absolutisht, njė ofendim i tillė, njė fyerje e tillė e 50 pėr qind tė popullsisė, nuk mund tė kalojė pa u penalizuar, sepse fjala publike ka peshė, kudo qė shqiptohet. Nuk ka imunitet, absolutisht, predikimi, nėse ėshtė i veshur me petkun e urrejtjes, denigrimit dhe ofendimit publik”, vlerėson Hasani.

Institucionet shtetėrore nė Kosovė kanė kėrkuar nga Bashkėsia Islame e Kosovės tė ndėrmarrė masa pėr ligjėrimet e kėtilla. Dhe, nė kohėn kur episodi i imamit nga Prizreni ende nuk ėshtė pėrmbyllur si duhet, prapa petkut fetar sėrish nis njė debat tjetėr, hero i kujt, nė aspektin fetar, ishte Gjergj Kastriot Skėnderbeu.
xxMohuesit e Skėnderbeut, poshtėrues tė shqiptarizmės
Posted by: Beni, June 12, 2013, 07:38:05 PM
Replies: 0

Board: Historia shqipetare
Views: 18



Ata qė sot mohojnė Skėnderbeun, sikur bėhen gati tė thėrrasin Turqinė pėr tu rikthyer, ndėrsa u japin zemėr projugosllavėve tė mbajnė vesh, dhe njė ditė tė thirrin hapur Serbinė, tė rikthehet nė Kosovė. Pasi e kanė shpallur Skėnderbeun, pėr njė thuaja antishqiptar, duke kėrkuar madje rishikimin e historisė pėr Skėnderbeun, drejtuar zyrtarisht Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės nga LISBA dhe tė tjerė. Tash sikur nuk u mbetet tė tjerėve, qė vetėm ta mohojnė edhe Rugovėn, kryeheroin e njė mendėsie tė re politike shqiptare, dhe ta shpallin, po ashtu si njė hero kristian, dhe qė pastaj, tė gjithė ata qė kanė ulur kokėn nė kėto mė shumė se 20 vjet, tė luten hapur pėr rikthimin e Serbisė.
Nė fakt Skėnderbeu dhe Rugova, janė binomi historik, figurat qė pėrplotėsojnė njėra tjetrėn, por qė secili e mbizotėron kohėn e vet.
Ta mohosh Skėnderbeun, pėr historianėt dhe pėr kėdo qė e ndjen veten shqiptarė ėshtė sikur tė mohosh ekzistencėn e shqiptarėve.
Historianėt dhe pėrfaqėsuesit politik nė Kosovė thonė se historinė e popullit shqiptarė dhe figurėn historike tė Gjergj Kastriotit nuk guxon ta cenoi askush.
thumbupRadio e re ne Peja1.com
Posted by: Beni, June 07, 2013, 08:20:15 PM
Replies: 0

Board: Kushtet e Perdorimit & Lajmerime
Views: 23

Pershendetje anetare te nderuar sapo ndruam radion prej sot ne faqen tone ju prezentojme Radio Projekti 21 , Degjoni Radio Projektin me shume risi dhe info nga me te rejat . Radio Projekti eshte nje Radio shum efikase dhe shume e ndegjuar ne perendim ...
Degjim te kendshem
Stafi Peja1.com
Pages: [1] 2 3