News: Pershendetje Peja1.com kthehet prap online pas nje pauze te shkurter , se shpejti me risi
October 17, 2018, 08:02:41 PM

* User

Welcome, Guest. Please login or register.

Login with username, password and session length

Reklamat

Forum



* Statistic


  • *Total Posts: 7721
  • *Total Topics: 6565
  • *Online Today: 24
  • *Most Online: 108
(January 03, 2012, 08:06:39 AM)
  • *Users: 0
  • *Guests: 7
  • *Total: 7

Author Topic: Jam Heshtja!  (Read 5699 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline Amore

  • Global Moderator
  • Hero Member
  • *****
  • Posts: 1255
  • Karma: +1/-0
  • Sinqeriteti .Besnikeria
    • www.peja1.com
Jam Heshtja!
« on: April 01, 2014, 12:12:32 PM »
Jam Heshtja!

Ju lutem!
Më lejoni njëherë të vetme të marr fjalën.
E di që është paradoksale të flasi heshtja.
Është kundër karakterit tim të trembur dhe të rezervuar.
Por e ndjej të nevojshme të flas.
Ju njerëzit nuk më njihni mjaftueshëm .
Pra, ja diçka rreth meje.

Ndërkohë rrënjët e mia të origjinës janë shumë fisnike. Përpara se bota të ishte, kudo mbretëronte Heshtja. Nuk ishte një heshtje e zbrazët, jo, por një heshtje e tejmbushur. Aq e tejmbushur sa, një fjalë e folur brenda meje bëri gjithçka. Por, më pas, mu desh të laja hesapet me një thikë të padukshme, që më preu përbrenda: Zhurmën!
E pra, më lejoni t'jua them shpejt: Nuk e imagjinoni çfarë humbisni duke më lënduar!
Zhurma nuk ju ndihmon kurrë, ndërsa unë po!

Unë jam një ofiçinë, në të cilën fabrikohen idetë më të thella, ku ndërtohen fjalë që bëjnë të lëvizi diçka...
Unë jam si veza e gardelinës: Shijuese e të kënduarit dhe e të fluturuarit. Simpatike apo jo ?Unë shënoj momentet më të bukura të jetës: atë të nëntë muajve, të përkëdheljeve, të shikimit të të dashuruarve.
Shënoj edhe momente të rënda: dhimbje, vuajtje, vdekje...

Jo, nuk po vlerësoj vetveten, thjesht po them të vërtetën. Ngjitëm në lartësitë ku shqiponjat ndërtojnë foletë. Zbres në thellësitë e oqeaneve. Unë numëroj yjet... Dhuroj momente paqje, çudira, mrekulli!

Unë jam rruga që të çon në vendin e shpirtit.

Më falni nëse ju ndërpreva zhurmat dhe bisedat! Por, përpara se t'ju lë, më lejoni të përmbledh gjithçka në katër fjalë:

Më mbroni dhe do t'ju mbroj.
Më shijoni dhe do fitoni!





 

Radio Dukagjini





Euro 2016


Image and video hosting by TinyPic

Peja1 Per Android

Facebook

Reklamat

Kalendari

Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31