News: Pershendetje Peja1.com kthehet prap online pas nje pauze te shkurter , se shpejti me risi
October 17, 2018, 08:31:45 PM

* User

Welcome, Guest. Please login or register.

Login with username, password and session length

Reklamat

Forum



* Statistic


  • *Total Posts: 7721
  • *Total Topics: 6565
  • *Online Today: 24
  • *Most Online: 108
(January 03, 2012, 08:06:39 AM)
  • *Users: 0
  • *Guests: 7
  • *Total: 7

Author Topic: Letër nga dëshmori i UÇK-së, kur po numëronte të rrahurat e fundit të zemrës  (Read 861 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline Beni

  • Administrator
  • Hero Member
  • *****
  • Posts: 1522
  • Karma: +0/-0
    • http://www.peja1.com


Publikohet letra e shkruar nga dëshmori i kombit Gëzim Hamza-Piktori, derisa ishte i plagosur dhe po numëronte të rrahurat e fundit të zemrës së tij. Ai ra në fushëbetejën e Rahovecit në korrik 1998.

Më poshtë lexoni letrën e plotë dhe në formën origjinale se si është shkruar nga dëshmori Hamza:

Nuk di cila është data, s’ka lidhje edhe ashtu jam i habitur dhe i shqetësuar nga të gjitha këto ngjarjet e luftës pesëditore në Rahovec prej nga kam lindur.

A thua ne shqiptarët jemi popull i nemur nga dikush që pa kurrfarë fati jemi duke jetuar nën okupimin e të tjerëve.

Dy ditë lufte të rreptë kundër shkive (derrave) humbur i kamë disa shokë dhe koleg të mi që në këtë moment zemrën e kamë te kolegu im Agim Qela – Coli, krah për krah luftuam me zemër me vullnet dhe me këngë kundër tankseve blindave kambësorisë, por me sy aspak nuk u trembëm.

O shoku jem i dashur më le pa asnjë zë as që bëre OF.

Shok im i dashur e kamë nxjerr hakun e juaj dhjetë herë por ende nuk e kamë kryer, ju japë besën deri në dakikën e fundit të jetës sime do të luftoj për pamvarsinë e Kosovës sonë të humbur deri në këtë moment nuk di kush është i vdekur e kush është i gjallë. Oh jetë çka ka prej nesh trima mbi trima kur nuk dorëzohemi.

PIKTORI

O Zotë të lutem ndihmona ti, i cili je më i madhi, dhe secili shqiptar të beson shumë. I lutem pronarit të shtëpisë në qoftë se vdes, që kjo letër të shkoj tek fëmijët e mi.

O familja ime, ju kamë dashur pa masë, por nuk pata kohë që t’ju tregoj aq sa e keni merituar, ju jap besën se mbas çlirimit të Kosovës do t’ju dua haptas.

Dy fëmijët e mi Lenhardi dhe Benjamini më falni se në kohën kur ju jam më i dobishëm ju lash të gjindeni vetë, ju kisha lutur që të vazhdoni rrugën e Babushit tuaj të luftoni edhe ju për Kosovën-Lirinë e popullit.

Babushi

(P.S: kjo letër është shkruar nga vetë dëshmori dhe është me njollat e gjakut të tij. Kjo dëshmon autenticitetin e letrës).



 

Radio Dukagjini





Euro 2016


Image and video hosting by TinyPic

Peja1 Per Android

Facebook

Reklamat

Kalendari

Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31