News: Pershendetje Peja1.com kthehet prap online pas nje pauze te shkurter , se shpejti me risi
October 18, 2018, 11:59:39 AM

* User

Welcome, Guest. Please login or register.

Login with username, password and session length

Reklamat

Forum



* Statistic


  • *Total Posts: 7721
  • *Total Topics: 6565
  • *Online Today: 50
  • *Most Online: 108
(January 03, 2012, 08:06:39 AM)
  • *Users: 0
  • *Guests: 8
  • *Total: 8

Author Topic: Familja Berisha që nuk njihni: Shkëlzeni trafikonte drogë me makinën e Berishës,  (Read 4396 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline Mc-LindY

  • Administrator
  • Hero Member
  • *****
  • Posts: I am a geek!!
  • Karma: +0/-0
  • Offline Per Nje Koh
    • Offline Per Nje Koh

(E plotësuar) Në intervistën e gjatë që nis të botohet sot në DITA, marrë nga gazetarja Mira Kazhani në Turqi, ish-truproja i Berishës, Izet Haxhia thotë ndër të tjera:

“…Fëmijët kanë qenë të vegjël, vajza ka qenë pak më e rritur. Unë shkoja e merrja në shtëpi edhe gjatë kohës kur nuk ishte President. Kemi shëtitur gjithë Shqipërinë bashkë. Shkëlzeni që atëherë ka pasur ato prirjet për luksin, i kishte qejf lekët. Në vitin 1997, në muajin Janar e kujtoj edhe datën, në 28 janar, te stadiumi Qemal Stafa ka marrë nga një trafikant droge rreth 30 milionë lireta. I ka thënë që më duhen për një ndërtesën e dajës së tij, që po ndërtonte te Blloku. Atë e njihja, e kisha edhe mik edhe pse nuk e dija në atë kohë që merrej me trafik droge. Emri nuk ka shumë rëndësi sot, po të doni edhe e them. Dua të them se që në atë kohë Shkëlzeni ka pasur qejf lekun. Edhe disa herë ka transportuar nëpërmjet makinës që përdonte familja, edhe heroinë. Dhe aty ka marr shuma parash. Unë them dhe emrin se te vila e kujt e ka cuar nëse doni.. Te vila e Landit të Jasharit në Vlorë. Vlonjatet e njohin…Ai e ka pasur dëshirë lekun. Njerëzit që e kanë lekun si ideal mund të bëjnë cdo gjë që ta fitojnë atë…”

Më tej duke rrëfyer për vitet pranë familjes Berisha, Haxhia, thotë:

“…Zonja Berisha ka qenë një grua e heshtur që në dukje nuk ngatërrohej me asnjë lloj gjëje, por në prapaskenë ka qenë atkive dhe me shumë ndikim te Berisha… Në paraqitje ajo është një grua shumë dashamirëse dhe unë këtë përshtypje kam, por që si ta them nuk është se edhe asaj nuk i pëlqente luksi…”

Duke folur për një takim me Papën, Haxhia jep edhe një dëshmi kuptimplote të dyfytyrësisë që karakterizon Berishën:

“..Kur zbritëm poshtë, pasi mbaroj takimi me Papën, po bisedojshim. Berisha tregonte çfarë i kish thënë Papës. Imagjinoje çfarë hipokrizie: Berisha tregonte se çfarë i kish thënë Papës: “Na shpëtoni nga myslimanët, duam evangjelizmin”…. I kish kërkuar ndihmë Papës për ta kthyer vendin në fenë katolike, dhe e bënte këtë, e imagjinon dot, në të njëjtën kohë kur flirtonte me iranianët, me arabët me sheikët.

Z.Haxhia thotë se Berisha kishte dijeni të plotë për dhunën madje e frymëzonte dhe ka qenë edhe vetë prezent në disa raste:

“Kuptohet që unë nuk kam qenë një njeri engjëll. Kam bërë gabimet e mija. Si njeri kam qenë pak i dhunshëm, por jo me njerëzit e thjeshtë. I dhunshëm kam qenë me politikanet. Dhe ma merr mendja se pak kam bërë ndaj tyre. Flas për politikanët e dy krahëve… S’kemi përdor kurrë mendjen, por forcën. Në një vend të civilizuar duhet të vlerësohet mendja. Dhuna është arkaike, e di këtë. Për fat të keq u mësuam me urrejtje në atë kohë. U mësuam mos t’i pranonim njerëzit me bindje të kundërtëa, pavarësisht se kishim dal nga një regjim komunist që kishim vuajtur të gjithë. Ne ramë po në atë gabimin që kishin bërë të tjerët. Filluam të dhunonim ata që ishin në opozitë..

Pyetjes se Mira Kazhanit: Zoti Haxhia pas gjithë kësaj kohe, a jeni penduar që jeni sjellë keq me politikanët e PD? – ai i pergjigjet:

“..Po jam pendue! Për çfarë jam pendue do thoni ju? Jam pendue për një gjë që sikur në 97–tën. Kur të gjithë ishin në dorën time në atë anijën e Otrantos që u mbyt duke marrë jetën e njerëzve të pafajshëm të cilët po iknin për të gjet shpresën nga dhuna, nga terrori i majtë e i djathtë që u kryente në atë kohë; ti kisha mbledh të gjithë bashkë, politikanë të PD e PS ti hypsha në atë anije dhe t’i lija në det të hapur që Shqipëria të shpëtonte një herë e mirë. Kjo është pendesa ime. Ndonjë pendesë tjetër nuk kam!..”

Ai thotë se që në filimet e ndryshimit të sistemit i ka bërë përshtypje që Berisha mbrohej nga njerëzit e Sigurimit

“…Në datën 9, ngjarjet rrodhën sic dihen. U bë dhe përleshja te sheshi dhe aty kam parë dhe Berishën për herë të parë. Me duket se ka qenë me Kujtim Çashkun dhe Besnik Mustafajn. Ka ndodhur një skenë që s’e harroj kurrë kur një ushtar i xhenios me një lopatë xheniere donte të godiste Berishën dhe në atë kohë një civil nga të Sigurimit, e kapi dhe e tërhoqi…

Haxhia ka qenë student i Fakultetit të Mjekësisë deri në 1989, nje vit para nisjes se trazirave, kur është përjashtuar. Ai thote se tropojanet krenoheshin me Berishen por Berisha e vrau partine e endrrave te te studenteve te dhjetorit:

“…Ky sherri është bërë mes tropojanësh dhe ka qenë një skenar i organizuar nga Sabit Brokaj, atë kohë Dekan i Fakultetit të Mjekësisë sepse në këtë sherr kanë marrë pjesë edhe njerëz të ardhur nga jashtë, si pjesëtar të gardës, të repartit famëkeq 326. Ne kemi qenë dhe të dëmtuarit dhe të përjashtuarit. Ngjarja ka ndodhur në vitin 1989 dhe në atë kohë kishin filluar ndryshimet ne Europën Lindore, kishte rënë muri i Berlinit… Njerëzit e ndjenin që do kishte ndryshime. Unë vazhdimisht shkoja nga Tropoja në Tiranë dhe për fatin tim në dhjetor kam qenë në Tiranë. Lëvizja studentore ka nisur me refleksionet në Institutin e Arteve… …Berisha për mua kur kam qënë student, ka qënë idoli im (idhulli) dhe kjo është arsyeja që unë kam qëndru af ër tij. Kur ka qënë pedagog në Fakultetin e Mjekësisë kam patur atë përshtypjen si për një njeri të përkushtum, i zgjuar, i ardhur nga Tropoja që kish arritur me përpjekjet e veta të arrinte deri në një pikë të atillë… Ne krenoheshim sepse shumë pak tropojanë kishin bërë përpara dhe kishin bërë emër gjatë kohës së regjimit komunist. Thonë që pushteti dhe paraja i ndryshon njerëzit, por unë mendoj që nuk i ndryshon ata me karakter të fortë, por vetëm njerëzit me karakter të dobët. Unë e kam pas ditë për karakter të fortë. Vet faktet treguan që ai ndryshoi! Si njeri ka qënë autoritar, por me ardhjen në pushtet ai u kthye në një autokrat që nuk pranonte asnjëlloj kritike, asnjë lloj konkurence, dhe më e keqja ishte se ai e mbushi PD-në me bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit. Atjo parti e ëndrrave tona, e shpresës së studentëve të dhjetorit, të intelektualëve që erdhën dhe e mbështetën atë lëvizje shumë të pastër dhe historike, u tradhtua nga përfaqësuesi kryesor, nga Partia Demokratike..”

Rrëfehet nga arratia ish truproja i Berishës: Kam rrahur disa deputetë të PD-së

Ish-truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia rrëfehet për herë të parë në DITA pas 15 vitesh arrati.

Në një intervistë me të dërguarën e DITA-s në Turqi, Mira Kazhani, ish-njeriu i afërt i Berishës tregon vitet me liderin e PD, raportet me familjen Berisha, me politikanët e PD dhe ata që sot janë në pushtet.

Haxhia pranon se nuk ka qenë engjëll, se ka qenë njeri i dhunshëm, por ai shton se është penduar. Izet Haxhia sjell për herë të parë një dëshmi të rrallë mbi vrasjen e Hajdarit, vrasje për të cilët akuzohet edhe ai vetë si bashkëpunëtor.

Haxhia jeton sot në një qytezë turke. Ai nuk ka mundur të fitojë azilin politik nga shteti turk por edhe nuk është ekstraduar për në atdhe. Aktualisht është 49 vjeç dhe nga Shqipëria është larguar në vitin 1999 bashkë me familjen e tij e cila prej vitesh është rikthyer në Tiranë për mungesë të dokumentacionit.

Për Kazhanin, Haxhia rrëfen se ka humbur besimin tek idhulli i tij i viteve -90 Berisha por jo tek Zoti sot. Ai falet çdo të premte në xhami.

I pyetur për një kthim të mundshëm në Tiranë, Haxhia përlotet dhe nuk e vazhdon më intervistën. Intervista dy orëshe do të publikohet në variantin print por edhe video në DITA.

Nesër do të publikohet pjesa e parë e kësaj interviste e cila është e përqëndruar në vitet e para të njohjes me Berishën dhe familjen e tij. Në ditët pasuese do të vijnë detajet për dosjen Hajdari, dosjen Tropoja, bombën e vendosur tek VEFA.

Një dëshmi e rrallë ku përfshihen emra dhe detaje të cilat nuk janë artikuluar kurrë as nga politika, as nga drejtësia dhe as nga media dhe që të bëjnë të kuptosh më mirë disa nga pse-të më të rëndësishme të Shqipërisë së pas viteve ’90.

Izet Haxhia Rrefim - nga Mira Kazhani - DITA



© PeJa1.Com

 

Radio Dukagjini





Euro 2016


Image and video hosting by TinyPic

Peja1 Per Android

Facebook

Reklamat

Kalendari

Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31